Beselidhja e ReJakobi: Qortime të drejtuara pasanikëve
- 1 Ku e latë, tani ju, o pasanikë! Qani dhe vajtoni për të këqijat që do të vijnë mbi ju!
- 2 Pasuria juaj u kalb dhe petkat tuaja i brejti tenja.
- 3 Ari dhe argjendi juaj u ndryshk dhe ndryshku i tyre do të bëhet dëshmi kundër jush dhe do ta hajë trupin tuaj porsi zjarri! Keni mbledhur visare për ditët e fundit!
- 4 Ja! Paga që u hëngrët punëtorëve që u korrën arat, bërtet dhe ofshama e korrëtarëve arriti në veshët e Zotërisë së Ushtrive!
- 5 Jetuat mbi tokë plot luks dhe u këndedhët në ëndje të ulëta, i ushqyet zemrat tuaja për ditën e therjes!
- 6 E dënuat, e vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshton.Durimi dhe lutja
- 7 Jini, pra, të durueshëm, o vëllezër, deri në ditën e Ardhjes së Zotit! Ja, edhe bujku e pret frytin e çmueshëm të tokës i durueshëm me të derisa ta kapë shiu i lashtë dhe i voni.
- 8 Jini të durueshëm edhe ju, forconi zemrat tuaja, sepse Ardhja e Zotit u afrua!
- 9 Mos u ankoni, vëllezër, njëri kundër tjetrit që të mos dënoheni! Qe: Gjykatësi qëndron para derës!
- 10 Meri, o vëllezër, për shembull të vuajtjes dhe të duresës profetët që folën në Emër të Zotit.
- 11 Ja, të lumtur i quajmë ata që qëndruan në duresë. Për duresën e Jobit dëgjuat edhe qëllimin e Hyjit e patë se Zoti është shumë i mëshirshëm dhe i dhimbshëm.
- 12 Sidomos, vëllezërit e mi, mos bëni be: as për qiell as për dhe, as me ndonjë betim tjetër. Po-ja juaj le të jetë >>Po<< dhe Jo-ja juaj >>Jo<<, që të mos të dënoheni.
- 13 Vuan ndoshta ndokush ndër ju? Le të lutet! A është ndokush në gëzim? Le të këndojë himne!
- 14 Është ndokush ndër ju i sëmurë? Le t`i thërrasë udhëheqësit e Kishës! Ata le të luten mbi të duke e lyer me vaj në emër të Zotit
- 15 dhe lutja e fesë do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta ripërtërijë e, në qoftë se ka bërë mëkate, do t`i falen.
- 16 Rrëfejani mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni!Lutja e të drejtit ka shumë fuqi kur thuhet me gjithë zemër.
- 17 Elia ishte njeri tamam si ne: u lut me gjithë shpirt të mos bjerë shi dhe mbi tokë nuk ra shi për tri vjet e gjashtë muaj.
- 18 Dhe përsëri u lut dhe qielli dha shi e toka dha frytin e vet.
- 19 Vëllezërit e mi, në qoftë se ndonjë prej jush e lë Udhën e së Vërtetës, por nëse ndokush e kthen,
- 20 le ta dini se kush e kthen mëkatarin prej udhës së gabuar do të (ia) shëlbojë shpirtin nga vdekja dhe do të bëjë të zhduket një shumicë mëkatesh.