Beselidhja e VjeterJozuehu: Parapërgatitjet për kalim
- 1 Jozuehu u ngrit herët në mëngjes dhe e lëshoi zemërimiën. E lëshuan Setimin e arritën tek Jordani, ai e të gjithë bijtë e Izraelit. Zunë vend aty para se të kalojnë.
- 2 Si kaluan tri ditë, krerët ranë përmes zemërimiës
- 3 e i urdhëruan popullit: Kur ta shihni Arkën e Besëlidhjes së Zotit, Hyjit tuaj, dhe priftërinjtë levitë duke e mbartur, ngrihuni edhe ju dhe shkoni pas saj
- 4 -ndërmjet saj dhe jush le të jetë një largësi afërsisht rreth dy mijë kute dhe ruaj se i afroheni;që të dini cilës rrugë u duhet të shkoni, sepse asaj rruge nuk keni kaluar askurrë.
- 5 Edhe Jozuehu i tha popullit: Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti do të bëjë në mesin tuaj mrekulli.
- 6 Kurse priftërinjve u tha: Merreni Arkën e Besëlidhjes e prini popullit! Ata e morën Arkën dhe u nisën para popullit.Udhëzimet e fundit
- 7 Zoti i tha Jozuehut: Sot po filloj të të lartësoj para syve të mbarë Izraelit që ta dinë se, siç isha me Moisiun, ashtu jam edhe me ty.
- 8 Ti urdhëroju priftërinjve që mbartin Arkën e Besëlidhjes dhe thuaju: `Kur të arrini në buzë të ujit të Jordanit, zini vend në Jordan`.
- 9 Atëherë Jozuehu u tha izraelitëve: Afrohuni këtu e dëgjojini fjalët e Zotit, Hyjit tuaj.
- 10 Pastaj vazhdoi: Me këtë do ta dini se Hyji i gjallë është në mesin tuaj, se do ta shpëdajë para syve tuaj Kananeun, Heteun, Heveun, Ferezeun, Gergezeun e me të edhe Amorreun dhe Jebuzeun!
- 11 Ja, Arka e Zotëruesit të mbarë tokës, do t`ju prijë përmes Jordanit.
- 12 Bëni gati dymbëdhjetë burra prej fiseve të Izraelit, nga një prej secilit fis.
- 13 Kur t`i shtien në ujë këmbët e veta priftërinjtë që mbartin Arkën e Zotit, Hyjit të mbarë dheut, në ujin e Jordanit, ujërat që janë më poshtë do të rrjedhin, kurse ujërat që rrjedhin prej lart, do të ndalen si pritë.Kalimi i lumit
- 14 U nis, pra, populli prej çadrave të veta për të kaluar Jordanin e priftërinjtë që e mbartnin Arkën e Besëlidhjes, ecnin para tij.
- 15 Arritën deri te Jordani dhe, posa i lagën këmbët në ujin e buzës së tij;ishte koha e të korrave kur Jordani prej ujit të madh gati i vërshon brigjet e veta
- 16 u ndalën ujërat që rridhnin prej së larti e që larg u bënë si pritë, që prej qytetit të Adamit që është afër Sartanit, kurse ato të poshtmet rrodhën në Detin e Arabës, që është Deti i Vdekur, derisa shteruan krejtësisht.
- 17 Populli vazhdonte drejt Jerikut, kurse priftërinjtë që e mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit, qëndronin në këmbë mbi truallin e terur në mes të Jordanit, përderisa nuk e kaloi mbarë Izraeli Jordanin nëpër shtrat të thatë të lumit.