Beselidhja e VjeterJozuehu: Lidhje mbretërish kundër Izraelit
- 1 Kur dëgjuan për këto që ndodhën, mbarë mbretërit që banonin përtej Jordanit, në malësi, në Sefelë, përgjatë mbarë bregut të Detit të Madh, si dhe ata që banonin deri në Liban: Heteu, Amorreu, Kananeu, Ferezeu, Heveu dhe Jebuzeu,
- 2 bënë marrëveshje të sulmonin të gjithë së bashku dhe njëkohësisht Jozuehun e Izraelin.Dinakëria e banorëve të Gabaonit
- 3 Kurse banorët e Gabaonit, kur morën vesh për gjithë ç`u kishte bërë Jozuehu Jerikut e Hajit,
- 4 sajuan një dredhi: morën për vete ushqime e çka lypet për udhëtim, ngarkuan në gomarë thasë të vjetër, rrëshiqa vere të vjetër, të shqyer e të auar,
- 5 sandale të vjetra, që ishin të mbështjella me aa që të dukeshin të vjetra, u veshën me petka të vjetra. Po edhe bukën që e morën për shtegtim, e morën të fortë dhe të bërë copa-copa.
- 6 Shkuan te Jozuehu që tani gjendej me zemërimië në Galgalë. I thanë atij dhe mbarë Izraelit së bashku: Po vijmë prej një dheu të largët me qëllim që të bëjmë marrëveshje me ju. Burrat e Izraelit iu përgjigjën hevenjve:
- 7 Ruajuni se mos banoni ndoshta në mesin tonë? Si do të mund të bëjmë atëherë besëlidhje me ju?
- 8 Ata i thanë Jozuehut: Jemi shërbë torët e tu! Jozuehu i pyeti: Kush jeni edhe nga vini?
- 9 Ata u përgjigjën: Shërbëtorët e tu erdhën prej një vendi shumë të largët në emër të Zotit, Hyjit tënd. Sepse e dëgjuam zërin e mirë të pushtetit të tij: gjithçka bëri në Egjipt
- 10 si dhe çfarë u bëri dy mbretërve amorrenj përtej Jordanit, Sehonit, mbretit të Hesebonit, dhe Ogut, mbretit të Basanit, që ishte në Astarot.
- 11 `Po edhe të parët tanë dhe mbarë populli i vendit tonë na thanë: `Meri me vete ushqime për rrugë, dilni përpara tyre e u thoni: Jemi shërbëtorët tuaj, bëni me ne besëlidhje`.
- 12 Ja, buka: kur dolëm nga shtëpitë tona për të ardhur tek ju, ishte e nxehtë! E tani, sepse është e moçme, është tharë e copëtuar.
- 14 Njerëzit atëherë u besuan e morën prej ushqimeve të tyre, por nuk e këshilluan Zotin.
- 15 Jozuehu bëri paqe me ta dhe, pasi lidhën besëlidhjen, u premtoi se do t`i lërë në jetë; po edhe prijësit e bashkësisë, u betuan.
- 16 Porse tri ditë pasi bënë besëlidhjen, morën vesh se jetonin afër, madje në mesin e tyre.
- 17 Atëherë Izraeli çoi nga ja dhe të tretën ditë arriti në qytetet e tyre. Ato quhen kështu: Gabaon, Kafirë, Berot dhe Kariatiarim.
- 18 Izraelitët nuk i vranë, sepse u ishin betuar krerët e bashkësisë në emër të Zotit, Hyjit të Izraelit. Porse mbarë bashkësia u ankua kundër krerëve.Statusi i banorëve të Gabaonit
- 19 Krerët iu përgjigjën bashkësisë: Ua kemi dhënë besën në emër të Zotit, Hyjit të Izraelit, e prandaj s`kemi se si t`i prekim.
- 20 Por, kështu do të bëjmë me ta: do t`i lëmë gjallë që të mos ndizet kundër nesh hidhërimi i Zotit, nëse e thyejmë përbetimin;
- 21 por kështu le të jetojnë: le të presin dru e le të mbartin ujë për mbarë bashkësinë!Pasi folën krerët kështu,
- 22 Jozuehu i thirri gabaonasit e u tha: Pse deshët të na gënjenit me dhelpëri kur na thatë: `Banojmë shumë larg prej jush`, e jetoni në mesin tonë?
- 23 Kështu, pra, mbi ju do të mbesë nëma dhe kurrë nuk do t`ju hiqet skllavëria: do të jeni druprerës dhe ujëmbartës për Shtëpinë e Hyjit tim.
- 24 Ata iu përgjigjën: Na qe lajmëruar neve, shërbëtorëve të tu, se Zoti, Hyji yt, i kishte caktuar Moisiut, shërbëtorit të vet, se do t`jua dorëzojë juve krejt vendin dhe se do t`i zhdukë të gjithë banorët e vendit. Kështu, pra, na kapi frikë e madhe për jetën tonë, u trembëm tepër prej jush, prandaj edhe bëmë kështu.
- 25 Tani, pra, jemi në dorë tënde: bëj me ne si të ta marrë mendja se është mirë dhe e drejtë.
- 26 Jozuehu bëri me ta si kishte thënë: i liroi nga duart e izraelitëve që të mos i vrasin
- 27 dhe po atë ditë urdhëroi që të vihen në shërbim të mbarë popullit e të lterit të Zotit në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur si druprerës e ujëmbartës deri në kohën e tashme.