Beselidhja e Re1 e Pjetrit: Shpresa jetësore
- 1 Pjetri, apostulli i Jezu Krishtit, besimtarëve shtegtimtarë të shpëdarë nëpër Pont, Galaci, Kapadoki, Azi dhe Bitini, të zgjedhurve
- 2 në saje të Provanisë së Hyjit Atë me shenjtërimin e Shpirtit Shenjt për të dëgjuar Jezu Krishtin dhe për të pasur pjesë në shpikjen e gjakut të tij: paçi hir dhe paqe me begati! Shpresa jetësore
- 3 Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na rilindi me anë të mëshirës së vet të madhe në saje të ngjalljes prej të vdekurish të Jezu Krishtit, për shpresën jetësore,
- 4 për trashëgim të pashkatërrueshëm, të panjollë e të pavyshkshëm që e ruajti për ju në qiell;
- 5 për ju që jeni të ruajtur me fuqinë e Hyjit në saje të fesë për shëlbimin që është gati të zbulohet në kohën e fundit.
- 6 Këndej gëzoheni edhe pse, në qoftë se duhet, për pak kohë jeni të trishtuar për shkak të provave të ndryshme,
- 7 që feja juaj e sprovuar - shumë më e çmueshme se ari i shkatërrueshëm, që edhe ai sprovohet në zjarr - të fitojë lëvdatë, nder dhe lavdi në ditën e Zbulesës së Jezu Krishtit:
- 8 Atë e doni edhe pse nuk e patë, në Atë besoni edhe pse ende nuk e shihni; dhe galdoni me gëzim të patregueshëm dhe të lavdishëm,
- 9 që ia arritët qëllimit të fesë suaj: shëlbimit të shpirtit.
- 10 Për këtë shëlbim kanë vëzhguar dhe kanë shqyrtuar profetët, të cilët e paralajmëronin hirin e caktuar për ju.
- 11 Shqyrtonin cila ishte koha dhe rrethanat, që shënonte Shpirti i Krishtit që ishte në ta, kur paralajmëronte mundimet që do t`i vuante Krishti dhe lavditë që do të vinin pas mundiveve.
- 12 Atyre u qe zbuluar se, jo për ta, por për ju, u treguan ato që tani juve u ungjillëzohen prej predikatarëve tuaj me anë të Shpirtit Shenjt të dërguar prej qiellit, të cilat edhe engjëjt dëshirojnë t`i vëzhgojnë.Thirrje për një jetë të shenjtë
- 13 Prandaj, shpirtërisht të gatshëm, rrini zgjuar dhe nguleni tërë shpresën tuaj në hirin që ju sjell Zbulesa e Jezu Krishtit.
- 14 Porsi fëmijë të dëgjueshëm, mos iu përshtatni dëshirave të mëparshme, kur ishit në padije,
- 15 por, siç është Shenjt Ai që ju ka thirrur, ashtu edhe ju jini të shenjtë në tërë jetën tuaj.
- 16 Sepse shkruan: >>Të jeni të shenjtë sikurse edhe unë jam i shenjtë<<.
- 17 Në qoftë, pra, se ju e quani atë Atë që pa krahmbajtje gjykon gjithkënd sipas veprave të tij, kaloni kohën e shtegtimit mbi tokë me frikën e Zotit!
- 18 Dijeni mirë: nuk jeni shpërblyer nga mënyra e zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etërit me ndonjë gjë të shkatërrueshëm - argjend apo ar,
- 19 por me gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të panjollë.
- 20 Ai njëmend ishte i caktuar që para krijimit të rruzullit, por u dëftua në këto kohët e fundit për arsye tuaj.
- 21 Në saje të tij ju besoni në Hyjin që e ngjalli nga të vdekurit dhe i dha lavdi, kështu që feja juaj dhe shpesa të jenë në Hyjin.
- 22 Pasi i pastruat shpirtrat tuaj duke e pasë dëgjuar të vërtetën për t`u dashur sinqerisht si vëllezër: doni njëri-tjetrin me gjithë shpirt dhe me dashuri të vërtetë,
- 23 sepse u rilindët jo me farë që prishet, por që nuk merr mort kurrë: me fjalën e Hyjit të gjallë e të amshuar.
- 24 Sepse: >>Të gjithë njerëzit janë si bari, dhe tërë lavdia e tyre porsi lulja e fushës: Bari thahet e lulja vyshket,
- 25 kurse fjala e Zotit mbetet në amshim<<.Tashti kjo fjalë është Ungjilli që ju qe shpallur.