Beselidhja e Re1 e Gjonit: Hyji është dritë
- 1 Çka ishte që në fillim, çka dëgjuam, çka pamë me sytë tanë, çka soditëm dhe duart tona prekën, në lidhje me Fjalën e jetës,
- 2 po, Jeta u shfaq, ne e pamë dhe dëshmojmë dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur, që ishte te Ati dhe na u shfaq neve
- 3 çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve që edhe ju të keni bashkësi me ne. E bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
- 4 Po ju shkruajmë këto që gëzimi ynë të jetë i plotë.Hyji është dritë
- 5 Dhe kjo është shpallja që e dëgjuam prej tij dhe po jua kumtojmë juve: Hyji është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire!
- 6 Nëse themi: >>Kemi bashkësi me Të<<, por jetojmë në errësirë, ne rrejmë dhe nuk e ushtrojmë të vërtetën.
- 7 Por, nëse ne ecim në dritë, sikurse Ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezusit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
- 8 Por nëse themi: >>Ne nuk kemi mëkat<<, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.
- 9 Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.
- 10 Por, nëse themi: >>Ne nuk kemi mëkatuar<<, e bëjmë Atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.