Beselidhja e Re1 e Gjonit: Krishti, mbrojtësi ynë
- 1 Fëmijëzit e mi, po jua shkruaj këto që të mos mëkatoni. Por, edhe nëse ndokush mëkaton, e kemi Mbrojtësin te Ati Jezu Krishtin, Të Drejtin.
- 2 Ai është flia pajtuese për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për të mbarë botës.
- 3 Me këtë gjë e dimë se e njohim, në qoftë se i mbajmë urdhërimet e tij.
- 4 Kush thotë: >>Unë e njoh Atë<<, por nuk i mban urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.
- 5 Ai që e mban fjalën e tij, në të është vërtet dashuria e përsosur e Hyjit. Me këtë gjë e dimë se jemi në Të.
- 6 Kush thotë se qëndron në Të i duhet të ecë udhës nëpër të cilën eci Ai.Urdhri i ri
- 7 Të dashurit e mi, nuk po ju shkruaj për një urdhër të ri, por për urdhrin e vjetër, që e patët që në fillim. Ky urdhër i vjetër është fjala që e dëgjuat.
- 8 Prapëseprapë ky, për të cilin po ju shkruaj, është urdhër i ri vërtetohet në Të dhe në ju pse errësira po kalon e drita, ajo e vërteta, po ndriçon.
- 9 Kush thotë: >>jam në dritë<<, por e urren të vëllain, ai mbetet ende në errësirë.
- 10 Kush e do vëllain e vet, ai është vazhdimisht në dirtë, në të s`ka asgjë që ta bëjë të gabojë.
- 11 Kush e urren vëllain e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon, sepse terri ia ka verbuar sytë.
- 12 Po ju shkruaj, fëmijëzit e mi: >>Mëkatet tuaja janë falur në fuqi të Emrit të tij!<<
- 13 Po ju shkruaj, o etër: >>E njohët Atë që është prej fillimit!<< Po ju shkruaj, o të rinj: >>E mundët Djallin!<<
- 14 Ju shkrova, o fëmijëz: >>E njohët Atin<<, Ju shkrova, o etër: >>E njohët Atë që është prej fillimit<<. Ju shkrova, o të rinj: >>Jeni të fortë e fjala e Hyjit është në ju dhe e mundët Djallin<<.
- 15 Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit.
- 16 Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës nuk është prej Atit, por vjen prej botës.
- 17 Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.Antikrishti
- 18 Fëmijëzit e mi, është ora e fundit! Dhe, siç keni dëgjuar, Antikrishti po vjen! Tashmë erdhën shumë antikrishta: këndej e dimë se është ora e fundit.
- 19 Prej nesh dolën, por nuk ishin prej tanëve. Sepse, të kishin qenë prej tanëve, do të kishin qëndruar me ne, por duhej të shfaqej se jo të gjithë ishin tanët.
- 20 Ju keni Shugurimin prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen.
- 21 Nuk ju shkrova pse ju nuk e dinit të vërtetën, por pse e dinit dhe pse asnjë gënjeshtër nuk vjen prej së vërtetës.
- 22 Kush është rrenacak në qoftë se nuk është ai që pohon se Jezusi nuk është Mesia? Antikrishti është ai, që mohon Atin e Birin.
- 23 Secili që mohon Birin nuk e ka as Atin. Kush pranon Birin, ka edhe Atin.
- 24 E ju - çka dëgjuat që prej fillimit, ajo edhe le të mbetet në ju. E nëse do të mbetet në ju çka dëgjuat që prejfillimit, edhe ju do të mbeteni në Birin dhe në Atin.
- 25 Dhe ky është premtimi që Ai na e bëri: jeta e pasosur.
- 26 Kaq ju shkrova lidhur me ata që kërkojnë t`iu gënjejnë.
- 27 E ju Shugurimi që keni marrë prej tij, qëndron në ju dhe nuk keni nevojë t`iu mësojë kush, por çdo gjë ju mëson Shugurimi i tij është e vërtetë dhe nuk është gënjeshtër dhe, siç ju ka mësuar, qëndroni në Të.Fëmijëzit e Hyjit
- 28 Tani, fëmijëzit e mi, qëndroni në Të që të jemi plot shpresë kur të shfaqet dhe të mos turpërohemi para tij në Ditën e Ardhjes së tij.
- 29 Nëse e dini se Ai është i drejtë e dini edhe se çdonjëri që e zbaton drejtësinë është i lindur prej tij.