Beselidhja e Re1 e Gjonit: Dashuria vëllazërore
- 1 Shikoni ç`dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bijtë e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë.
- 2 Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim ashut siç është.
- 3 Kush e ka këtë shpresë në Të, bëhet i pastër siç është Ai i pastër.
- 4 Kush bën mëkat, shkel Ligjin, sepse mëkati është shkelja e Ligjit.
- 5 Dhe e dini: Jezusi u shfaq për të hequr mëkatet, e mëkat në Të nuk ka.
- 6 Kushdo qëndron në Të, nuk mëkaton. Kushdo mëkaton, nuk e pa as nuk e njohu Atë.
- 7 Fëmijëzit e mi, të mos ju gënjejë askush! Kush ushtron drejtësinë, është i drejtë, sikurse edhe Ai është i drejtë.
- 8 Kush bën mëkat, është prej djallit, sepse djalli mëkaton që prejfillimit. Prandaj edhe u shfaq Biri i Hyjit që t`i zhdukë veprat e djallit.
- 9 Kushdo është i lindur prej Hyjit, nuk bën mëkat, sepse fara e Atij mbetet në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse është i lindur prej Hyjit.
- 10 Prej kësaj dallohen bijtë e Hyjit prej bijve të djallit: kush nuk ushtron drejtësinë dhe kush nuk e do vëllain, nuk është prej Hyjit.Dashuria vëllazërore
- 11 Sepse kjo është shpallja që e dëgjuat që në fillim: që ta duam njëri-tjetrin!
- 12 Jo, si Kaini që ishte prej Djallit dhe e vrau të vëllanë. E pse e vrau? Pse veprat i kishte të këqija, kurse ato të të vëllait ishin të drejta.
- 13 (Dhe) Mos u çuditni, vëllezër, nëse ju urren bota!
- 14 Ne e dimë se kemi kaluar prej vdekjes në jetë, për arsye se i duam vëllezërit. Kush nuk ka dashuri, mbetet në vdekje.
- 15 Kushdo e urren të vëllanë, është vrastar. Dhe mirë e dini se asnjë vrastar nuk e ka në vetvete jetën e pasosur.
- 16 Me këtë gjë e njohëm dashurinë: Jezusi e dhuroi jetën e vet për ne. Edhe ne e kemi për detyrë ta japim jetën tonë për vëllezër.
- 17 Kush i ka të mirat e kësaj bote dhe e sheh vëllain e vet në ngushticë dhe e mbyll zemrën e vet para tij në ç`mënyrë dashuria e Hyjit qëndron në të?
- 18 Fëmijëzit e mi, mos të duam me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë!Shpresën ta kemi në Hyjin
- 19 (Dhe) Me këtë gjë e dimë a jemi prej së vërtetës. Dhe do ta qetësojmë zemrën tonë para Tij
- 20 në qoftë se ajo na qorton për ndonjë gjë. Sepse Hyji është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka.
- 21 Fort të dashur! Nëse zemra nuk na padit, mund të shkojmë me guxim te Hyji
- 22 dhe çkado që kërkojmë, prej Tij e marrim, sepse i mbajmë urdhërimet e tij dhe bëjmë çka Atij i pëlqen.
- 23 Ky është urdhri i tij: që të besojmë në Emrin e Birit të tij në Jezu Krishtin dhe ta duam njëri-tjetrin, si Ai na urdhëroi.
- 24 Kush i mban urdhërimet e tij, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të. Me këtë e dimë se Ai mbetet në ne: me anë të Shpirtit që na e ka dhënë.