Beselidhja e ReJuda: Gjyqi dhe predikatarët e rrejshëm
- 1 Paçi me begati mëshirë, paqe dhe dashuri!Gjyqi dhe predikatarët e rrejshëm(2 Pjt 2, 1-17)
- 2 Të dashur! Ndërsa plot kujdes mendoja t'iu shkruaj lidhur me shëlbimin e përbashkët, e ndjeva veten të detyruar t'iu jap zemër me anë të letrës të luftoni për fenë që u qe dhënë shenjtërve njëherë e përgjithmonë.
- 3 Sepse disa njerëz depërtuan me dredhi ndër ju u0096 të cilët që moti kanë qenë shënuar për dënim u0096 njerëz të patenzonë, hirin e Hyjit tonë e zëvendësojnë me ndyrësi dhe e mohojnë Jezu Krishtin, të vetmin Zotërues dhe Zotin tonë.
- 4 Tani dëshiroj t'ju përkujtoj u0096 ndonëse tanimë i dini të gjitha këto njëherë e përgjithmonë u0096 se Zoti, pasi e shpëtoi nga dheu i Egjiptit, i shfarosi ata që nuk besuan.
- 5 Po edhe engjëjt që nuk e ruajtën denjësinë e vet, por e lanë banesën e vet, i ruajti për Gjyqin e Ditës së madhe të lidhur me pranga në errësirë.
- 6 Po kështu edhe Sodoma e Gomorra dhe qytetet përreth tyre, të cilat, sikurse edhe ato, u dhanë pas fëlligështisë dhe mëkatuan kundër natyrës, mbesin si shembull duke pësuar ndëshkimet në zjarr të pasosur.
- 7 Po kështu edhe këta ëndërrues çnderojnë trupin, përbuzin Madhërinë dhe shajnë Lavditë.
- 8 Ndërsa kryeengjëlli Mikael, kur fjalosej me Djallin rreth trupit të Moisiut, nuk pati guxim të shprehë gjyq fyes kundër tij, por tha: "Zoti ta mbylltë gojën!"
- 9 Kurse këta çnderojnë çka nuk njohin; e në ato që, me anë të shqisave u0096 si bagëtitë e paarsyeshme u0096 i njohin, në to kalben.
- 10 Të mjerët ata, sepse ecin udhës së Kainit dhe, prej etjes së fitesës, u dhanë pas gabimit të Balaamit dhe sharruan në kryengritjen e Koreut.
- 11 Këta njerëz janë njolla në darkat tuaja të dashurisë, kur hanë e pinë me ju pa farë frike dhe e ngopin barkun si bagëtia. Janë re pa ujë që erërat i sjellin këndej e andej, lëndë të pafrytshme të vjeshtës në mbarim, dy herë të thata, të nxjerra me rrënjë,
- 12 valë të tërbuara të detit që bëjnë të shkumojnë turpësitë e veta, yje të shkëputura, endacake, për të cilët ruhet terri i errësirës së përjetshme.
- 13 Mu për ta parakallëzoi i shtati pas Adamit, Henoku, kur tha: "Ja, po vjen Zoti me dhjetra mijëra engjëj të vet,
- 14 për t'i gjykuar të gjithë dhe për t'i ndëshkuar të gjithë të patenzonët për të gjitha fjalët fyese që i thanë kundër Tij u0096 mëkatarët e pafe!"
- 15 Këta janë njerëz që murmurojnë dhe ankohen, jetojnë sipas prirjeve të veta të ulëta, goja u flet fjalë krenarie, kurse njerëzit i përkëdhelin për të nxjerrë dobi prej tyre.Këshilla dhe porosi
- 16 Ju, o të dashur, kujtoni fjalët që ju paralajmëruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonë.
- 17 Ata ju thoshin: "Në kohën e fundit do të ketë përqeshës që do të jetojnë sipas prirjeve të veta të ulëta".
- 18 Këta janë ata që mbjellin përçarje u0096 njerëz thjesht shtazorë u0096 që nuk e kanë Shpirtin Shenjt.
- 19 Por, ju o të dashur, ndërtojeni veten mbi themelin e fesë suaj tejet të shenjtë duke u lutur në Shpirtin Shenjt.
- 20 Qëndroni në dashurinë e Hyjit duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krishtit për jetën e pasosur.
- 21 Disa u0096 të ndërdyshmët u0096 qortojini;
- 22 disa të tjerë shpëtojini duke ia rrëmbyer zjarrit; për disa të tjerë, prapë, kini mëshirë duke u trembur dhe urreni deri edhe petkun e përdhosur prej trupit të tyre.Bekimi
- 23 Atij që mund t'iu ruajë të mos bini në mëkat dhe t'iu paraqesë të patëmetë me hare para Lavdisë së vet u0096 n Kapitujt