Beselidhja e ReZbulesa: Letra e drejtuar Kishës së Sardit
- 1 Shkruaji edhe engjëllit të Kishës në Sard: >>Kështu thotë Ai që ka shtatë shpirtrat e Hyjit dhe shtatë yjet: I di veprat e tua: thuhet se jeton, por je i vdekur!
- 2 Rri zgjuar dhe forcoje tepricën që gati ka vdekur!Sepse nuk i gjeta veprat e tua të përsosur para Hyjit tim.
- 3 Të të bjerë në mend, pra, si e ke marrë fjalën dhe e ke dëgjuar, ashtu edhe ruaje - dhe kthehu! Po nuk qëndrove zgjuar, do të vij si vjedhësi dhe nuk do të dish në ç`orë do të vij kundër teje.
- 4 Megjithatë i ke në Sard disa njerëz që nuk i përlyen petkat e veta.Ata do të më përcjellin të veshur me petka të bardha, sepse janë të denjë.
- 5 Kështu edhe ngadhënjyesi do të mbajë petka të bardha; nuk do ta fshij emrin e tij prej librit të jetës dhe do ta dëshmoj emrin e tij para Atit tim dhe para engjëjve të tij.
- 6 Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave<<.Letra drejtuar Kishës në Filadelfi
- 7 Edhe engjëllit në Kishën e Filadelfisë shkruaji: >>Kështu thotë Shenjti, i Vërteti.Ai që ka çelësin e Davidit, Kur ai çel askush s`mund të mbyllë, kur ai mbyll askush s`mund të çelë:
- 8 I di veprat e tua!Ja, e hapa para teje derën që akush s`mund ta mbyllë.Njëmend pak fuqi ke dhe megjithatë e ruajte fjalën time dhe nuk i re mohit Emrit tim.
- 9 Ja, unë do t`i sjell disa nga sinagoga e Satanit - që e mbajnë veten për judenj e nuk janë, por rrejnë - ja, do t`i bie përdhuni para teje për t`u përkulur deri në dhe para teje, që ta marrin vesh se unë të dua.
- 10 Dhe pasi e mbajte me qëndrueshmëri fjalën time, dhe unë të të ruaj ty nga ora e provës që do të vijë mbi mbarë botën për t`i sprovuar banuesit e tokës.
- 11 Do të vij së shpejti!Ruaje mirë çka ke, që askush të mos e rrëmbejë kezën tënde!
- 12 Ngadhënjyesin do ta bëj shtyllë në tempullin e Hyjit tim dhe prej andej ai s`do të dalë më kurrë!Në të do ta shkruaj Emrin e Hyjit tim edhe emrin e qytetit të Hyjit tim, të Jerusalemit të ri, që zbret nga qielli, prej Hyjit tim, edhe Emrin tim të ri.
- 13 Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!<
- 14 Shkruaji edhe engjëllit të Kishës në Laodice: >>Kështu thotë Ameni, Dëshmitari, Besniku i vërtetë, Parimi i krijesës së Hyjit:
- 15 i di veprat e tua: nuk je as i ftohtë as i nxehtë!Oh, të ishe i ftohtë ose i nxehtë!
- 16 Por, pasi je i vakët - as i ftohtë as i nxehtë - do të vjell prej gojës sime!
- 17 Dhe pasi thua: >>Jam i pasur! U bëra pasanik!Asgjë nuk më mungon!>> e, pasi nuk di se je i mjerë, i ngratë, skamnor, i verbër, i zhveshur,
- 18 po të këshilloj: blej prej meje ar të pastruar në zjarr që të pasurohesh, blej petka të bardha që të vishesh dhe të mos shihet turpi i lakuriqësisë sate; blej edhe barin për të lyer sytë që të shohësh!
- 19 Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që i dua. Ji, pra, i zellshëm dhe kthehu!
- 20 Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai dhe me të do ha darkë dhe ai me mua.
- 21 Ngadhënjyesin do ta vë të rrijë me mua në fronin tim, sikurse edhe vetë ngadhënjeva dhe ndenja bashkë me Atin tim në fronin e tij.
- 22 Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!<<