Beselidhja e ReZbulesa: Zbulesa e Gjonit
- 1 Zbulesa e Jezu Krishtit, të cilën ia dha Hyji Atij për t`i vënë në dijeni shërbëtorët e vet lidhur me ato që së shpejti do të ndodhin.Ai bëri të dihen duke ia dërguar engjëllin e vet Gjonit, shërbëtorit të vet,
- 2 i cili dëshmon gjithçka ka parë është fjalë e Hyjit dhe dëshmi e Jezu Krishtit:
- 3 I lumi ai që i lexon edhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe zbatojnë ato që janë të shkruara në të.Sepse, koha e caktuar është afër!
- 4 Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: paçi hir dhe paqeprej Atij që është, që ishte dhe që po vjendhe prej shtatë shpirtrave që janë para fronit të Tij
- 5 dhe prej Jezu Krishtit, Dëshmitarit besnik, të Parëlindurit ndër të vdekur, Sunduesit të mbretërve të tokës!Atij që na do, që na çliroi nga mëkatet tona me gjakun e vet,
- 6 që na bëri Mbretëri, priftërinj për Hyjin, Atin e vet, - Atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj [të shekujve].Amen
- 7 Ja, po vjen me re dhe do ta shohë çdo syedhe ata që e shporuandhe të gjitha fiset e tokës do të vajtojnë për shkak të Tij.Po! Amen!
- 8 Unë jam Alfa dhe Omega - thotë Zoti Hyj, - Ai që është, që ishte dhe që po vjen, i Gjithëpushtetshmi.Gjoni sheh Krishtin
- 9 Unë Gjoni, vëllai juaj dhe bashkë me ju pjesëtar në vuajtje, në mbretëri dhe në qëndresë në Jezusin: isha për shkak të fjalës së Hyjit dhe të dëshmisë së Jezusit në ishullin që quhet Patmos.
- 10 Një ditë të Diel pata vegim prej Shpirtit Shenjt dhe pas meje dëgjova një zë të madh, porsi zë trumbete,
- 11 që më thoshte: >>Çka po sheh, shkruaj në libër dhe dërgojua shtatë kishave: në Efes, në Smimë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice!<<
- 12 U solla ta shoh zërin që po fliste me mua; si u ktheva, pashë shtatë shandanë të artë
- 13 dhe në mes të shandanëve dikë si Birin e njeriut, të veshur me petk të gjatë dhe të ngjeshur me brez ari rreth parzmës,
- 14 kokën e tij dhe flokët i kishte të bardhë porsi leshi i bardhë, porsi bora e sytë e tij porsi flaka e zjarrit;
- 15 këmbët e tij ishin porsi bronzi i lëmuar, i skuqur në furrë; zëri i tij porsi ushtima e ujërave të mëdha;
- 16 në dorën e djathtë mbante shtatë yje, nga goja e tij dilte një shpatë dy tehesh, e mprehtë, fytyra e tij porsi dielli kur ndriçon me plot fuqinë e vet.
- 17 Kur e pashë, rashë para këmbëve të tij porsi i vdekur. Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: >>Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit,
- 18 i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!
- 19 Shkruaj, pra, çka pe: çka është dhe çka do të ndodhë më vonë!
- 20 Lidhur me fshehtësinë e shtatë yjeve që i pe në të djathën time dhe lidhur me shtatë shandanët e artë: shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, kurse shtatë shandanët janë shtatë kishat.