Beselidhja e ReZbulesa: Dy dëshmitë
- 1 Atëherë m`u dha një kallam që i ngjante shkopit dhe m`u tha: >>Ngrihu dhe mate tempullin e Hyjit, lterin dhe ata që adhurojnë në të!
- 2 Avllinë që është përjashta tempullit lëre mënjanë dhe mos e mat, sepse ajo iu la paganëve që do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
- 3 Unë do të dërgoj dy dëshmitarë të mi, të veshur me petk zie e pendese dhe do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
- 4 Ata janë dy ullinj dhe dy shandanë që qëndrojnë para Zotëruesit të dheut.
- 5 Nëse ndokush do t`u bëjë keq, nga goja e tyre del zjarr dhe i përpin armiqtë e tyre.Për të vërtetë, nëse ndokush do t`i dëmtojë, do të mbarojë në këtë mënyrë!
- 6 Këta kanë pushtet ta mbyllin qiellin të mos bjerë shi në ditët kur ata profetizojnë; gjithashtu kanë pushtet ta shndërrojnë ujin në gjak dhe të sjellin mbi dhe çdo plagë, sa herë të duan.
- 7 Kur ta kryejnë dëshmimin e vet, Egërsira që del nga Humnera, do të bëjë luftë me ta, do t`i mundë dhe do t`i vrasë.
- 8 Kufomat e tyre do të rrinë mbi dhe në tregun e qytetit të madh që simbolikisht quhet Sodoma dhe Egjipti, ku edhe Zotëria i tyre qe kryqëzuar.
- 9 Njerëzit prej të gjithë popujve, prej të gjitha fiseve, prej të gjitha gjuhëve dhe prej të gjitha kombësive do t`i shikojnë kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë; nuk do të lejojnë të varrosen kufomat e tyre.
- 10 Banorët e tokës do të gëzohen dhe do të galdojnë për të keqen e tyre dhe njëri-tjetrit do t`i japin dhurata, sepse këta dy profetë i munduan banorët e tokës.
- 11 Por pas tri ditësh e gjysmë, shpirti që sjell jetën, i ardhur prej Hyjit, hyri në ta dhe ata u ngrtën në këmbë.Atëherë një frikë e madhe i kapi të gjithë ata që i shihnin. .
- 12 Dëgjuan një zë të madh që prej qiellit u thoshte profetëve: >>Ngrituni! Ejani këtu!<< Ata përmbi re u ngjitën në qiell në sy të armiqve të vet.
- 13 Në atë moment ra një tërmet i madh dhe një e dhjeta pjesë e qytetit u rrafshua për dhe e në këtë tërmet sharruan shtatë mijë vetë.Ata që shpëtuan i mbuloi tmerri dhe i dhanë lavdi Hyjit të qiellit.
- 14 >>Vaj-i<< i dytë kaloi.Dhe ja, >>Vaj-i<< i tretë po vjen pa vonesë!Trumbeta e shtatë
- 15 Edhe engjëlli i shtatë i ra trumbetës: në qiell jehuan zëra të mëdhenj që thoshin: >>U vendos mbi rruzull Mbretëria e Zotit tonë dhe e Krishtit të tij!Dhe do të mbretërojë në shekuj të shekujve!<<
- 16 Atëherë njëzet e katër udhëheqësit që rrinin në fronet e veta para Hyjit, ranë përmbys dhe e adhuruan Hyjin
- 17 e thanë: >>Po të falënderojmë, o Zotëri, Hyj i Gjithëpushtetshëm, ty që je, ty që ishe, sepse e ushtrove fuqinë tënde të madhe dhe e more mbretërimin!
- 18 Paganët u hidhëruan, por arriti zemërimi yt! Erdhi koha të gjykohen të vdekurit, koha e shpërblimit për shërbëtorët e tu profetët, për shenjtërit dhe për të gjithë ata që e druajnë Emrin tënd - për të vegjël e të mëdhenj - dhe që të shfarosen ata që e prishin dheun!<<
- 19 Atëheë u hap tempulli i Hyjit që është në qiell dhe u duk Arka e Besëlidhjes së tij në tempullin e tij, shpërthyen vetëtima, gjëmë e rrufe, tërmet dhe breshër i madh!