Beselidhja e ReZbulesa: Gruaja dhe dragoi
- 1 Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në kokë kezën me dymbëdhejtë yje!
- 2 Shtatëzënë, bërtiste në mundime, në dhimbjet e lindjes.
- 3 Pastaj në qiell u duk edhe një shenjë tjetër: Ja, Dragoi! I madh, i zjarrtë, me shtatë kokë e dhjetë brirë! Mbi kokë shtatë kurorë!
- 4 Bishti i tij tërhiqte pas vetes një të tretën e yjeve të qiellit - dhe i rrëzoi për tokë!Dragoi zuri vend para Gruas që po lindte fëmijën që, posa të lindte fëmijën, t`ia hante.
- 5 Dhe Ajo lindi fëmijën - një Djalosh - që do të sundojë të gjithë popujt me skeptër hekuri.Por Fëmija i Saj qe sjellë te Hyji dhe te froni i tij,
- 6 kurse Gruaja iku në shkretëtirë ku Hyji i përgatiti një vend që atje të ushqehej për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
- 7 Atëherë filloi lufta në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftonin kundër Dragoit.Me engjëjt e vet edhe Dragoi ra në luftë,
- 8 por nuk fitoi: për ta nuk pati më vend në qiell!
- 9 Dhe, Dragoi i madh, Gjarpër i vjetër - që quhet Djall - Satani, ngashnjyesi i mbarë botës, u hodh poshtë! U hodh poshtë në tokë ai dhe engjëjt e tij bashkë me të u plandosën!
- 10 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: >>Ja, tani koha e shëlbimit, e pushtetit dhe e Mbretërisë së Hyjit tonë dhe e sundimit të Krishtit të tij! Sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë që ditë e natë i padiste para Hyjit tonë.
- 11 Por ata e mundën me fuqi të gjakut të Qengjit dhe në saje të dëshmisë së vet: nuk e deshën jetën e vet aq sa ta donin vdekjen.
- 12 Prandaj galdo, o qiell, galdoni edhe ju, o qiellorë të gjithë! Vaj për tokën dhe për detin, sepse Djalli ra ndër ju, tepër i hidhur sepse e di se nuk i mbetet veçse pak kohë!<<
- 13 Kur dragoi pa se qe plandosur në tokë, zuri ta salvojë Gruan që lindi djalin.
- 14 Por Gruas iu dhanë dy krahë të mëdhenj si të shqiponjës së madhe që të fluturonte në shkretëtirë, në vendin e saj, ku, e fshehur nga Gjarpri, të ushqehej një kohë, dy kohë e një gjysmë kohe.
- 15 Atëherë Gjarpri volli nga goja ujë, si lumë, përmbas Gruas që ta merrte lumi.
- 16 Por toka i doli në ndihmë Gruas: toka e hapi gojën e vet dhe e përpiu lumin që Dragoi e lëshoi nga goja e tij.
- 17 Atëherë Dragoi, i hidhëruar kundër Gruas shkoi e zuri luftë kundër tepricës së pasardhësve të saj, kundër atyre që mbajnë urdhërimet e Hyjit dhe e ruajnë dëshminë e Jezusit.
- 18 Dhe u vendos në breg të detit.