Beselidhja e ReZbulesa: Engjëjt me plagët e fundit
- 1 Pastaj pashë në qiell një tjetër shenjë, të madhe dhe të mrekullueshme: shtatë engjëj me shtatë plagët e fundit, sepse me to do të marrë fund zemërimi i Hyjit.
- 2 Pashë gjithashtu diçka si det qelqi të përzier me zjarr.Në këmbë, në detin qelqor, qëndronin ata që ngadhënjyen mbi Egërsirën, mbi truporen e saj dhe mbi numrin e emrit të saj. Ngadhënjyesit mbanin në dorë harpat e Hyjit.
- 3 Këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit, dhe këngën e Qengjit: >>Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
- 4 Kush të mos të të druajë ty, o Zot, dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?!Ti i vetmi, je Shenjti! Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë para Teje, sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!<<
- 5 E atëherë pashë: U hap tempulli i Tendës së Dëshmisë në qiell!
- 6 Prej tempullit dolën shtatë engjëjt që mbanin shtatë plagët: ishin të veshur me li të pastër dhe të shndritshëm, të ngjeshur përreth parzmës me brez ari.
- 7 Njëra nga katër Gjallesat u dha shtatë engjëjve shtatë gota ari të mbushura me hidhërimin e Hyjit që jeton në shekuj të shekujve.
- 8 Tempulli u mbush me tymin e Lavdisë së Hyjit dhe të pushtetit të tij, dhe askush s`mund të hynte në tempull derisa të merin fund shtatë plagët e shtatë engjëjve.