Beselidhja e ReZbulesa: Qielli i ri dhe toka e re
- 1 Pashë edhe qytetin e shenjtë - Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet.
- 2 Atëherë dëgjova një zë të fortë që vinte nga froni:"Ja Tenda e Hyjit me njerëz!Hyji do të banojë me njerëz!Ata do të jenë populli i tij, kurse Ati, vetë Hyji, do të jetë me ta [Hyji i tyre]".
- 3 Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekja më s'do të jetë, as vaj, as ofshamë, as dhimbje më s'do të ketë, [sepse] bota e mëparshme mori fund.
- 4 Atëherë Ai që rri mbi fron tha: "Ja, unë i bëj të reja të gjitha gjërat!".Dhe shtoi: "Shkruaj! Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta!"
- 5 Pastaj më tha: "U bënë! Unë jam Alfa dhe Omega! Fillimi dhe Mbarimi! Atij që ka etje unë do t'i jap falas nga burimi i jetës.
- 6 Ngadhënjyesi do t'i trashëgojë këto edhe unë do të jem Hyji i tij e ai biri im.
- 7 Kurse frikacakët, të pafetë dhe të ndytët, vrastarët e fëlligështarët, shortarët dhe idhujtarët dhe të gjithë rrenacakët trashëgimin e kanë në liqenin që digjet me zjarr dhe me sulfur".Kjo është vdekja e dytë.Jerusalemi i ri
- 8 Atëherë u afrua njëri nga shtatë engjëjt që mbanin shtatë gotat plot me shtatë plagët e fundit dhe më tha: "Eja, do të ta tregoj të fejuarën, Gruan e Qengjit!"
- 9 Më kaloi në shpirt në majë të një mali të lartë dhe ma tregoi qytetin e shenjtë, Jerusalemin: po zbriste nga qielli, prej Hyjit!
- 10 Shkëlqente nga Lavdia e Hyjit: i shndritshëm porsi guri i paçmueshëm, porsi guri jaspis, kristalor.
- 11 Rreth e rreth me mure të mëdha e të larta; kishte dymbëdhjetë dyer e në dyer dymbëdhjetë engjëj dhe të shkruar emrat e dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.
- 12 Në lindje tri dyer, në veri tri dyer, në jug tri dyer e në perëndim tri dyer.
- 13 Muret e qytetit kishin dymbëdhjetë themele e mbi to dymbëdhjetë emrat e dymbëdhejtë apostujve të Qengjit.
- 14 Engjëlli që fliste me mua kishte masën - një kallam ari - për të matur qytetin, dyert e tij dhe muret e tij.
- 15 Qyteti ishte katror: gjatësia e tij e barabartë me gjerësinë. Qytetin e mati me kallam: dymbëdhjetë mijë stadje: gjatësia, gjerësia dhe lartësia të barabarta.
- 16 I mati edhe muret e tij: njëqind e dyzet e katër kutë!Engjëlli përdori masën që përdorin njerëzit.
- 17 Muret e qytetit janë të ndërtuara me jaspis, kurse vetë qyteti me ar të pastër që i përngjan qelqit të pastër.
- 18 Themelet e qytetit janë të stolisura me çdo lloj margaritari: themeli i parë prej jaspisit, i dyti prej safirit, i treti prej kalcedonit, i katërti prej smaragdit,
- 19 i pesti prej sardoniksit, i gjashti prej sardit, i shtati prej krizolitit, i teti prej berilit, i nënti prej topazit, i dhjeti prej krizoprazit, i njëmbëdhjeti prej hiacintit, i dymbëdhjeti prej ametistit.
- 20 Dymbëdhjetë dyert - dymbëdhjetë margaritarë: secila derë ishte prej një margaritari të vetëm.Sheshi i qytetit - ar i kulluar, i tejdukshëm porsi kristali.
- 21 Në qytet tempull nuk pashë: sepse tempulli i tij është Zoti, Hyji, i Gjithëpushtetshmi edhe Qengji.
- 22 Qyteti s'ka nevojë për diell as për hënë për t'u ndriçuar, sepse ndriçon Lavdia e Hyjit, kurse llamba e tij është Qengji.
- 23 Popujt do të ecin në dritën e tij e mbretërit e dheut në të do ta sjellin lavdinë e vet.
- 24 Dyert e tij nuk do të mbyllen ditën - natë aty më nuk do të ketë!
- 25 Në të do të sillet nderi dhe lavdia e popujve.
- 26 Në të s'do të hyjë asgjë që nuk është e pastër, as ai që bën punë të liga ose gënjen; por vetëm ata që janë të shkruar në librin e Jetës së Qengjit.