Beselidhja e ReZbulesa: Ardhja e Krishtit
- 1 Ai ma tregoi lumin e ujit të jetës: ishte i pastër porsi kristali dhe buronte nga froni i Hyjit dhe i Qengjit.
- 2 Në mes të sheshit të qytetit dhe të dy krahëve të lumit ishte pema e jetës që jep fryt dymbëdhjetë herë në vit: çdo muaj jep frytin e vet, kurse gjethet e pemës janë baa shërimi për popuj.
- 3 Mallkim më s`do të ketë. Në të do të jetë froni i Hyjit dhe i Qengjit dhe shërbëtorët e Hyjit do ta adhurojnë Hyjin
- 4 dhe do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre.
- 5 Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet, as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.Ardhja e Krishtit
- 6 Atëherë më tha: >>Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta, sepse Zoti Hyj, frymëzuesi i profetëve, e dërgoi engjëllin e vet që t`iu tregojë shërbëtorëve të vet çka duhet të ndodhë së shpejti<<.
- 7 Dhe ja, po vij së shpejti!I lumi ai që i mban fjalët e profecisë së këtij libri!<<
- 8 Unë, Gjoni, i dëgjova dhe i pashë këto. Kur i dëgjova dhe i pashë, rashë përmbys para engjëllit që m`i tregoi, për ta adhuruar.
- 9 Ai më tha: >>Assesi mos bëj ashtu! Edhe unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu profetë edhe si ata që i mbajnë fjalët e këtij libri. Hyjin adhuro!<<
- 10 E më tha: >>Mos i mbaj në fshehtësi fjalët e profecisë së këtij libri, sepse - koha u afrua!
- 11 I padrejti, ani, le të vazhdojë le të bëjë padrejtësi!I ndyti, në dashtë, le të vazhdojë të zhytet më zi!I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi!Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!<<
- 12 Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tij!
- 13 Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
- 14 Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
- 15 Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.
- 16 Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t`jua sjellë këtë dëshmi kishave.Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!<<
- 17 Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: >>Eja!<
>Eja!< - 18 Unë i dëshmoj secilit që i dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri: >> Atij që do t`i shtojë ndonjë gjë, Hyji do t`ia shtojë plagët e përshkruara në këtë libër.
- 19 Atij që do ta heqë ndonjë fjalë nga ky libër i profecisë, Hyji do t`ia heqë pjesën në pemën e jetës dhe në qytetin e shenjtë - të përshkruar në këtë libër<<.
- 20 Ai që i dëshmon këto, thotë: >>Po, po vij së shpejti!<< Amen! Eja, o Zot, Jezus!
- 21 Hiri i Jezusit Zot qoftë me të gjithë!