Beselidhja e ReZbulesa: Vula e shtatë dhe kemorja e artë
- 1 Kur Qengji e hapi vulën e shtatë në qiell u bë heshtje për rreth një gjysmë ore...
- 2 Atëherë i pashë shtatë engjëj që qëndrojnë para fytyrës së Hyjit; atyre u qenë dhënë shtatë trumbeta.
- 3 Dhe ja, një tjetër engjëll erdhi e qëndroi mbi lter: në dorë kishte një kemore të artë dhe iu dha shumë kem për ta kushtuar bashkë me lutjet e të gjithë shenjtërve mbi lterin e artë para fronit.
- 4 Nga dora e engjëllit tymi erëndshëm i kemit u ngrit para Hyjit bashkë me lutjet e shenjtërve.
- 5 Atëherë engjëlli e mori kemoren e mbushi me zjarr nga lteri dhe e zbrazi në tokë. Atëherë shpërthyen rrufe e zëra e vetëtima e tërmet!Trumbetat
- 6 Shtatë engjëjt që kishin shtatë trumbetat, u bënë gati të trumbetojnë.
- 7 I pari i ra trumbetës: mbi tokë ranë breshër e zjarr të përzier me gjak dhe u dogj një e treta e tokës dhe një e treta e pemëve, u dogj mbarë bari i gjelbër.
- 8 Edhe i dyti engjëll i ra trumbetës dhe diçka, si mal i ndezur zjarr, qe hedhur në det; një e treta e detit u bë gjak,
- 9 dhe një e treta e krijesave të gjalla që jetojnë në det cofi; e mbaroi edhe një e treta e anijeve.
- 10 Edhe i treti engjëll i ra trumbetës: nga qielli ra një yll i madh - që digjej si vravashka - ra në një të tretën e lumenjve dhe të burimeve të ujërave.
- 11 Ylli quhej >>Pelin<<, dhe një e treta e ujërave u shndërrua në pelin; shumë njerëz vdiqën sepse uji u bë i hidhur.
- 12 Edhe i katërti engjëll i ra trumbetës: - u plagos një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve, që të errësohej një e treta pjesë e tyre.Dita humbi një të tretën e dritës së vet, gjithashtu edhe nata.
- 13 Atëherë pashë dhe dëgjova: një shqiponjë fluturonte përmes qiellit dhe bërtiste me zë të lartë: >>Vaj, vaj, vaj për banuesit e tokës për shkak të plagëve të trumbetave të tre engjëjve që do të trumbetojnë!<<