nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Dita Botërore e të Varfërve 2024

Françesku do të kryesojë kremtimin eukaristik në Bazilikën e Shën Pjetrit, të dielën, në orën 10.00. Para meshës, Papa do të bekojë 13 çelësa, që përfaqësojnë 13 vendet e botës ku Familja Vinçenciane do të ndërtojë 9 banesa për të varfërit, përmes projektit “13 shtëpi” për Jubileun. Ndër këto vende, edhe Siria. Një drekë me ...

Artikulli i Plote

Lumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli

Shkodër 05.11.2024 Në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë, Kisha Katolike në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë besimtarët katolikë dhe mbarë popullin shqiptar, se më datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë ...

Artikulli i Plote

Por na liro nga i Keqi!

Në këtë kërkesë, e keqja nuk është një abstraksion, përkundrazi, tregon një person: Satanin, të keqin, engjëllin që i kundërvihet Hyjit. «Djalli» διά-βολος – dia-bolos», ai që «hidhet ndërmjet» planit të Hyjit dhe «veprës shpëtimtare» të tij të kryer në Jezu Krishtin. Së bashku me lirimin nga të këqijat që shtypin njerëzimin, Kisha kërkon dhuratën ...

Artikulli i Plote

TË KRISHTERËT PO PERSEKUTOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NË MBARË BOTËN

Raporti Ndihmë për Kishën që Vuan tregon një përkeqësim të ndjeshëm. Afrika Perëndimore është “epiqendra e re e dhunës islamiste militante”. Rasti i Nikaraguas. Tetëmbëdhjetë vende të përzgjedhura nga tre kontinente me të dhëna të mbledhura në dy vitet e fundit: raporti i ri për Ndihmë për Kishën që Vuan “Të persekutuar më shumë se ...

Artikulli i Plote

Cfare je ti, eshte dhurata e Zotit per ty; cfare ti behesh, eshte dhurata jote per Zotin.

Hans Urs von Balthasar (Prayer)

«Mos na lër të biem në tundim»

Shpirti Shenjt na bën të dallojmë midis provës së nevojshme për rritjen e njeriut të brendshëm drejt një «virtyti të sprovuar» dhe tundimit, që shpie te mëkati dhe vdekja. Tundimi ka dhe një dobi të veten. Askush, me përjashtim të Hyjit, nuk di se çfarë ka marrë shpirti ynë prej Hyjit; madje nuk e dimë ...

Artikulli i Plote

Lutemi në dhimbje sepse Hyji na udhëheq edhe në errësirë

Disa jobesimtarë mendojnë se feja është një burim i thjeshtë përgjigjesh për ato njerëz që nuk kanë guximin të përballen me misterin – apo absurdin – e ekzistencës, por ndoshta ata nuk e imagjinojnë se sa shumë pyetje lindin pikërisht nga zgjedhja për të besuar, pavarësisht çdo gjëje. Në Bibël gjenden 150 Psalme dhe më ...

Artikulli i Plote

KUR LUTJA MERR SHIJEN E FAMILJES

Sot më shumë se kurrë, kohët e ethshme të jetës së përditshme, turnet e vështira të punës që shpesh krijojnë ndarje, në vend që të bashkojnë, kërkojnë një aftësi të madhe dhe këmbëngulje të fortë për t’iu braktisur Hyjit. Sepse është e sigurt që në mes të një furie të tillë, lutja është oksigjen, porse ...

Artikulli i Plote

«Na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë!»

Nuk është më në pushtetin tonë të mos e ndiejmë më dhe ta harrojmë fyerjen, por zemra që i dhurohet Shpirtit Shenjt e kthen plagën në shpirtdhembshuri dhe pastron kujtesën duke shndërruar fyerjen në ndërmjetësim. Falja dëshmon se, në botën tonë, dashuria është më e fortë se mëkati. 2838 Kjo kërkesë është vramendëse. Në qoftë ...

Artikulli i Plote