
A ishte Pali konservator?
Jo konservator, jo, Pali thjesht e perforcoi mesimin e Jezusit dhe standardet e Zotit.
Njerezit thone se ai ishte konservator, sepse ato gjera qe ai mesoi bien ndesh me moralin e pranuar keto dite. Keshtu, per shembull, Pali shkruan se seksi jashte marteses eshte mekatar dhe se praktika e homoseksualitetit e skualifikon dike si te krishtere. (Romakeve kapitulli 1; 1 Korintasve 6:9–11, 18)
Njerezve nuk u pelqen t'u thuhet se menyra se si jetojne eshte e pakenaqur per Zotin, dhe ne ditet e sotme duket se tabuja me e madhe eshte t'i thuash dikujt se cdo gje qe ata po bejne eshte e gabuar dhe mekatare.
Epo, per fat te keq, shkrimet e Palit tregojne shume qarte se menyra se si shumica e te gjitheve zgjedhin per te jetuar eshte mekatare, dhe keshtu, si rezultat, Pali skualifikohet dhe perqeshet sepse ajo qe ai shkruan, bie ndesh me ca duam sot.
Te ashtuquajturit te krishtere qe pretendojne se Pali mund te eleminohet si idale mode apo si i pasakte, po e bejne kete sepse nuk u pelqen ne nivel personal dicka qe ai ka shkruar. Deri me tani, mund te them kritikuesit me te medhenj te Palit jane ata persona qe nuk e pelqejne urdhrin e tij te dhene nga Zoti per praktiken e homoseksualitetit. Sepse ndoshta edhe une, po te isha homoseksual dhe ne nje marredhenie homoseksuale, ose i perfshire ne menyre aktive ne seks homoseksual, athere as une nuk do te isha i lumtur qe dikush te me thote se une jetoj nje jete mekatare.
Nje fjale e degjuar zakonisht eshte se Jezusi nuk tha asgje per "x gje", keshtu qe duhet te jete ne rregull. Sipas kesaj logjike, tu shesesh droge femijeve eshte ne rregull sepse Jezusi nuk tha shume as per kete. Por jo, nuk eshte.
Zoti i do te gjithe njerezit dhe e dha djalin e tij te vdiste per ta, ne menyre qe ata qe ushtrojne besim te mund te shpetojne. (Gjoni 3:16; 17:3) Por Ai, Zoti, ka standarde dhe ata qe do te shpetonin duhet t'u pershtaten atyre. Pali u kujtoi lexuesve te tij kete fakt vazhdimisht. Dhe per kete, ai ishte dhe mbetet i papelqyer me ata qe do te donin qe Zoti te mbylle nje sy dhe ata te bejne cfare te dojne.