nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Shen Nikolla

postuar me 07 Dhjetor 2025 ne "Blog, Kultura & Shoqeria, Shenjtoret"

Mbremja e 5 dhjetorit, nata e Shen Nikolles, sjell me vete nje atmosfere te qete, pothuaj mistike. Nje cast i vogel drite ne prag te dimrit, qe i rikujton te gjithe te krishteret se gezimi i Krishtlindjes fillon me gjeste te vogla dashurie. Por kush eshte ky shenjtor dhe pse ai nderohet kaq shume?

Shen Nikolla, i njohur si Peshkopi i Mires (Myra, ne Turqine e sotme), lindi ne shekullin e 3-te ne nje familje te pasur te krishtere. Qysh i ri, ai u njoh per zemergjeresine e tij pa buje. Pasi humbi prinderit, shperndau pasurine e vet te te varfrit, vecanarisht te vejushat dhe femijet, dhe iu kushtua plotesisht sherbeses se Krishtit.

Ai nuk ishte thjesht nje "dhurues i mire", por misherimi i nje shpirti qe e kuptonte se jeta e krishtere nuk eshte vec perkushtim por eshte edhe nje stil jetese - nje menyre per te pare njerezit dhe nevojat e tyre. Historite e tij jane te shumta, por me e famshmja flet per tre vajza te varfra te cilave u hodhi fshehurazi nje qese me flori, qe te mos mbeteshin pa paje e te mos perfundonin ne skllaveri. Ketu lindi edhe simbolika e dhuratave te nates se Shen Nikolles, qe me vone do komercialohej nga rryma pagane dhe sekulariste si Santa Claus.

Shen Nikolla ishte mjeshter i dhurimit anonim. Ai besonte se e mira nuk duhet te bertase; e mira vepron ne heshtje, per hir te dashurise, jo te lavdise. Kjo e ben ate, shenjtori i bujarise. Legjendat tregojne se ai shpetoi anije nga stuhite, mori nen mbrojtje detare ne rrezik dhe u be shenjtori i shume porteve mesdhetare. Ai ishte dhe mbrojtesi i femijeve; femijet i linin kepucet jashte naten e 5 dhjetorit, qe te merrnin dhuratat e vogla ne mengjes. Tradita vazhdon ne shume vende te Europes.

Nje tjeter vecenti e tij eshte se, shen Nikolla, ka "pushtuar" dy kisha, ate katolike dhe ortodokse. Ai eshte shenjt qe para ndarjes se kishave dhe te dy keto kisha e festojne 6 dhjetorin si nata e tij, me te njejten histori. Dallimet ne keto dy tradita, jane te pakta. Psh, ne ikonografine ortodokse, ai paraqitet si peshkop plak me mjeker te bardhe, i shkurter ne trup, mban omoforionin, ungjillin ne dore te majte, dhe me dore te djathte bekon. Ka fytyre te holle dhe zakonisht e rrethojne Krishti dhe Zoja. Kurse ne artin katolik, mjekren e ka te gjate dhe pamjen me shume mesjetare perendimore. Rreth tij jane zakonisht qeset me florinj qe ka dhuruar, femijet qe ka ndihmuar, ose anijet ne det per shkak te mbrojtes se detareve. Fytyren e ka me te qeshur, me te ngrohte.

Dua te permend edhe faktin se edhe ne shqiperi, figura e tij eshte mjaft e njohur. Ka dhjetera kisha te vjetra me emrin e tij, si ne veri katolik ashtu edhe ne jug ortodoks. Ne shume fshatra malore, dita e Shen Nikolles njihet si dite e begatise se shtepise, dhe tradicionalisht - shoqerohet me nje flijim (therja e nje qengji, ose gjel, sipas mundesise).