President, mos i laj duart
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do te shpetonte. Por Pilati s'ishte i pafajshem.
Ne cdo shoqeri, ligjet jane pasqyre e vlerave qe ajo shoqeri perqafon. Nese ligji eshte i drejte, ai ngrihet mbi themele morale, mbi te verteta te pakthyeshme dhe mbi nje antropologji te drejte te njeriut. Por kur ligjet ndertohen mbi ideologji fluide, te ndertuara nga ekstremi i majte globalist, ato shnderrohen ne mjetet me te rrezikshme per transformimin e heshtur te shoqerise.
Kryeministri Rama e quajti ligjin e barazise gjinore "shume fisnik", duke e ngritur ne rangun e nje vepre te qyteterimit europian. Por kur nje ligj "fisnik" duhet mbrojtur me arrogance, me etiketime, me percmim ndaj protestuesve dhe permes retorikes se stilit "qente le te lehin, karvani ecen", atehere ‘fisnikeria' false e Rames eshte maskimi i se keqes permes gjuhes arrogante te moralizimit politik.
Ligji i barazise gjinore, ne formen e tij aktuale, nuk eshte neutral, i pafajshem, e as "europjan" sipas menyres si e shet kryeministri. Ligji per Barazine Gjinore eshte thelb i paketes ideologjike te ekstremit te majte qe qarkullon prej vitesh ne qarqet nderkombetare te financuara nga fondacione transnacionale te stilit Sorros, me synimin e qarte per te shembur konceptet tradicionale te seksit biologjik, familjes dhe antropologjise teiste.
Pohimi ontologjik i zanafilles se "Perendia e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij;… i krijoi mashkull dhe femer.
(Zanafilla 1:27) zbulon se gjinia nuk mund te jete konstrukt social, por esence e gdhendur ne vete natyren e njeriut.
Ligji i ‘Barazise Gjinore' ka si qellim te relativizojne kete te vertete, duke shembur diferencen natyrore dhe duke e zevendesuar me identitete fluide, te percaktuara nga ndjesia e momentit.
Roger Scruton paralajmeronte se:
"Kur e verteta behet relative, ideologjia merr vendin e realitetit."
Kjo ndodh pikerisisht me ligje te tilla: realiteti biologjik zevendesohet me realitetin ideologjik e me pas krijohet nje paradigme e re sociale, psikologjike, nje etnokulture e re. Ndersa politika imponohet si moral i ri.
Presidenti Begaj, ne fund te afatit ligjor, mund te heshti. Kjo heshtje nuk i duhet Shqiperise! Dmth presidenti mund te dekretoje, mund te prapesoje, ose mund te heshte! Keto jane tre mundesite ligjore mbi tryezen e presidentit mbi projektligje te votuara ne Kuvendin e Shqiperise. Por heshtja mbi projektligjin pergjate njezet diteve te afatit ligjor mbi tryezen e presidentit, prodhon automatikisht dekretimin e ligjit.
Nese presidenti ‘hesht' ndaj nje akti me nje peshe te tille si asnje projektligj tjeter ne historine e Shqiperise, me sjell nder mend Ponc Pilatin, i cili ne vend qe te mbronte te drejten, zgjodhi heshtjen: "Une jam i pafajshem per gjakun e ketij te drejti," (Mateu 27:24) deklaroi Pilati pasi vendimin per kryqezimin e Krishtit ia delegoi klerit Jude' te kohes, duke refuzuar ta marre vete vendimin me te rendesishem ne histori.
Por Pilati nuk ishte i pafajshem. Ai u be pjese e se keqes permes mosveprimit. Edhe Presidenti, duke mos vepruar, i jep drite jeshile kalimit te ligjit me te debatueshem te viteve te fundit. Heshtja e tij ne kete rast nuk eshte neutralitet, por bashkepunim pasiv.
Dietrich Bonhoeffer – martiri i krishtere qe sfidoi Hitlerin, shkruante: "Heshtja perballe se keqes eshte e keqe. Vete mosveprimi eshte veprim. Zoti do te na kerkoje llogari."
Me heshtjen, Presidenti Begaj nuk i pergjigjet protestave te qindra qytetareve, mbledhjes se firmave te mbi dhjetemije qytetareve Shqiptare qe i kerkuan kthimin mbrapsht te projektligjit, familjeve, bashkesive fetare, profesoreve, prinderve, qe kerkuan te mos dekretorej. Presidenti mund dhe te hesht!
Heshtja s'eshte vetem mospergjegjesimarrje, heshtja eshte mjeti efikas i zhberjes se moralit kolektiv
Hannah Arendt, kur analizonte totalitarizmin, formuloi konceptin e saj te famshem i njohur si:
"Banaliteti i se keqes" ne te cilin spjegon se "e keqja nuk kryhet nga demone, por nga burokrate qe thone: Une vetem po bej detyren time."
Presidenti, me heshtjen e tij dhe pa asnje shpjegim publik, eshte duke u sjelle pikerisht ne kete menyre: nje figure neutrale qe lejon rrjedhen e proceseve, duke menduar se kjo e shpeton. Por pikerisht ky eshte thelbi i banalitetit te se keqes: MOSKUNDËRSHTIMI I SAJ.
Pilati nuk ishte me pak fajtor se turma qe kerkoi kryqezimin. Turma bertiti; Pilati heshti. Dhe ne fund…Zoti i kerkoi llogari te gjitheve, ne vecanti njeriut te veshur me pushtet.
Ja kater arsye themelore pse heshtja e Presidentit eshte ne thelb e keqe! Sepse, heshtja legjitimon te keqen!
Mosveprimi i Presidentit jeteson nje ligji te deformuar ideologjikisht, duke e bere ate pjese te trupit juridik te vendit. Heshtja kthehet ne vule. Sepse, heshtja tradheton rolin kushtetues! Presidenti eshte gardiani i balances dhe moralit institucional. Ai nuk eshte noter i qeverise. Kur nje ligj bie ndesh me vlerat e shumices, Presidenti eshte frena e fundit. Heshtja e delegjitimon kete rol.
Sepse, heshtja perben braktisje morale te shoqerise! Ndersa qytetaret protestonin me pankarta "Ka vetem dy gjini, mashkull dhe femer", Presidenti duhej te degjonte dhimbjen e tyre. Por ai u mbyll ne kullen sterile te presidences.
Sepse, heshtja prodhon precedent te rrezikshem! Neser cdo ligj ideologjik mund te kaloje pa kundershtim, sepse Presidenti e ka deshmuar se frika eshte me e forte se detyra. Ky eshte terri moral ku vendet rreshqasin drejt autokracive me fytyre liberale.
Mijera qytetare u mblodhen per te kundershtuar ligjin, duke mbrojtur vlerat e Familjes dhe tradites, identitetin biologjik dhe te drejten e femijeve per t'u rritur larg ideologjise gjinore. Rama reagoi me percmim, duke i quajtur protestat zera pa peshe. Madje u shpreh; "Qente le te lehin, karvani ecen."
Kjo fraze nuk eshte e nje lideri demokrat, por e nje ideologu qe e sheh popullin si numer, nje entitet pa ndonje vlere, ose zhurme ne sfond. Lideret e tille e kane per zakon ta quajne veten "fisnike", ndersa kundershtaret – "qen".
Por nje ligj qe duhet te imponoje heshtjen per te kaluar, nuk mund te jete fisnik. Nje ligj kunder vullnetit te shumices eshte antidemokratik. Ligji i barazise gjinore nuk eshte as i fisnik, as i pafajshem. Ai eshte nje gur i rendesishem ne projektin ideologjik te majte per te riformatuar njeriun dhe familjen sipas modelit antinjeri dhe kunderkulture.
Presidenti, me heshtjen e tij, nuk po qendron ne anen e popullit, as ne anen e moralit shoqeror, as ne anen e lirise. Ai eshte duke qendruar ne anen e frikes. Dhe frika e udheheqesve eshte dritarja nga ku hyn erresira. Bonhoeffer kishte te drejte:
"Mosveprimi eshte veprim." Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do te shpetonte. Por historia e gjykoi. Historia do ta gjykoje presidentin jo per ate qe beri – por per ate qe nuk guxoi te bente. Keto jane oret e fundit qe mund te ngjisin nje president ne pozicionin e admirueshem te nje burri shteti ose ta vendosin ate brenda kornizave te pragmatizmit dhe turpit.
( shkruar nga pastor Akil Pano )