nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Pema e Krishtlindjes

postuar me 08 Dhjetor 2025 ne "Kultura & Shoqeria"

Pema e Krishtlindjes eshte nje nga elementet me te dashura te festimeve te fundvitit. Ajo shfaqet ne sheshe qytetesh, ne shtepi te ngrohta, ne institucione, e madje edhe ne hapesira publike ku njerezit mbledhin energjine festive te dhjetorit. Megjithate, te kuptuarit e vleres se saj nuk kufizohet vetem te ndricimi dhe zbukurimet, sepse pema e Krishtlindjes eshte nje simbol i thelle fetar, kulturor dhe shoqeror.

Historia e pemes se Krishtlindjes nuk fillon drejtperdrejt me Krishterimin. Shume qyteterime te lashta, si gjermaniket dhe keltet, perdornin pemet e gjelberuara (pisha apo bredhi) si simbol te jetes se gjalle gjate dimrit. Ne periudhen e solsticit te dimrit, keto popullsi i zbukuronin per te sfiduar erresiren e stines dhe per te festuar rikthimin e drites.

Me perhapjen e Krishterimit ne Evrope, Kisha Katolike dhe me pas ajo Ortodokse, nisen te shnderronin shume zakone pagane ne simbole te fese se re. Ne shekullin XVI, ne Gjermani u shenua perdorimi i pare i pemes se Krishtlindjes ne formen e sotme, me dekore qe perfaqesonin elemente te besimit: ylli si udherrefyes drejt Betlehemit, mollet ose topat si simbol i mekatit dhe shpetimit, dhe dritat, si Krishti qe sjell drite ne bote.

Arsyeja pse perdore bredhi eshte se bredhi, eshte peme qe mbetet e gjelber gjithe vitin, dhe keshtu u kthye ne simbol te shpreses, jetes dhe ringjalljes. Ne teologjine katolike, pema perfaqeson Jeten e perjetshme me Zotin, rrenjet e forta te besimit, lartesimin drejt qiellit (fale struktures se saj konike) dhe driten e Krishtit, permes ndricimit. Kjo e vendos pemen ne qender te mesazhit te Krishtlindjes: ardhjen e Shpetimtarit si dhurate per njerezimin.

Ne Shqiperi, perdorimi i pemes eshte perhapur ndjeshem pas renies se komunizmit, periudhe gjate se ciles praktikat fetare ishin te ndaluara. Sot, pema e Krishtlindjes vendoset si nga familjet katolike e ortodokse, ashtu edhe nga familjet qe e shohin festen kryesisht kulturore e shoqerore. Ne qytetet me tradite te forte katolike - si Shkodra, Lezha e Tropoja - pema eshte e lidhur ngushte me atmosferen e Kishes, me Meshen e Nates se Krishtlindjes dhe me gjallerine e komunitetit besimtar. Ndersa ne qytetet e tjera, ajo shpesh behet pjese e festimeve te Vitit te Ri, duke humbur ndonjehere dallimin mes dy ngjarjeve. Ky dyzim kulturor eshte nje fenomen i zakonshem ne vende ku traditat fetare jane rikthyer pas nje periudhe te gjate mungese, dhe shqiperia, eshte nje shembull konkret.

Duket te theksojme se, pema e Krishtlindjes, eshte nje ure qe lidh te shkuaren me te tashmen: nga rrenjet e traditave te lashta tek mesazhi i shpreses qe sjell Krishtlindja. Ajo qendron ne zemer te festes, si kujtese se drita ngadhenjen mbi erresiren - cdo vit, pa perjashtim. Nese dikush e sheh si simbol besimi, e dikush tjeter si zbukurim, pema mbetet gjithsesi nje ftese per gezim, bashkim dhe solidaritet njerezor.