nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Gezuar Krishtlindjen, apo Gezuar Krishtlindjet?

postuar me 25 Dhjetor 2025 ne "Kultura & Shoqeria"

Cdo vit, me afrimin e 25 dhjetorit, degjojme urimin: "Gezuar Krishtlindjet!". Megjithate, shpesh lind pyetja:
A nuk eshte Krishtlindja nje feste e vetme? Pse atehere perdorim shumesin? Apo eshte e gabuar te themi "Gezuar Krishtlindjen"?

Pergjigjja eshte me e thelle se sa duket, dhe prek si gjuhen, ashtu edhe kuptimin shpirteror te festes.

"Gezuar Krishtlindjet", eshte urim per sezonin festiv. Ne gjuhen shqipe, "Krishtlindjet" perdoret tradicionalisht ne shumes, qe nga renia e komunizmit. Ky urim nuk i referohet vetem nje dite te vetme, por i referohet gjithe periudhes festive, diteve te pergatitjes (Ardhjes), kremtimeve familjare dhe liturgjike, gezimit qe shtrihet para dhe pas 25 dhjetorit. Pra, "Gezuar Krishtlindjet" eshte nje urim i gjere, qe perfshin tere atmosferen festive, ashtu sic jeton dhe perjetohet nga besimtaret por jo vetem.

Ne kete kuptim, shumesi nuk eshte thjesht gramatikor, por perfaqeson pasurine e kremtimit.

Kurse "Gezuar Krishtlindjen", eshte festa si ngjarje e shenjte. "Krishtlindja" ne njejes i referohet drejtperdrejt ngjarjes qendrore te besimit te krishtere: Lindjes se Jezu Krishtit, Birit te Hyjit, ne Betlehem. Kur thuhet "Gezuar Krishtlindjen", theksi vendoset jo te sezoni, por te vete misteri i Misherimit, te dita e shenjte ku Zoti u be njeri. Edhe pse kjo forme nuk eshte standardi me i perdorur ne shqip, ajo ka nje vlere te qarte teologjike dhe simbolike, sidomos ne kontekst shpirteror, liturgjik apo meditativ.

Eshte e rendesishme te kuptojme se, gjuha ndjek traditen, kurse besimi thekson kuptimin. Prandaj, "Gezuar Krishtlindjet", eshte urim i pergjithshem, shoqeror dhe festiv. Kurse "Gezuar Krishtlindjen", con fokusin te lindja e Jezusit, zemra e festes. Te dyja format, kur perdoren me vetedije dhe respekt, nuk perjashtojne njera-tjetren, por e pasurojne menyren si e shprehim gezimin tone te krishtere.

Ne jeten e perditshme dhe ne urime publike, "Gezuar Krishtlindjet" mbetet forma me e zakonshme dhe gjuhesisht e pranuar. Por ne reflektim shpirteror, ne lutje apo ne theksimin e misterit te Beselidhjes se Re, "Gezuar Krishtlindjen" na kujton se ne qender te cdo feste nuk eshte sezoni, por Krishti.