nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Mekatet jashte dhe brenda zemres

postuar me 13 Janar 2026 ne "Seksi & Intimiteti, Katekizmi & Doktrina"

Tradita e krishtere ka qene gjithmone e kujdesshme te dalloje mes asaj qe njeriu ben dhe asaj qe njeriu eshte duke u bere nga brenda. Jo cdo mekat ka te njejten peshe, jo sepse Zoti i mat gabimet me peshore, por sepse zemra e njeriut nuk demtohet gjithmone ne te njejten menyre.

Shkrimi i Shenjte dhe mesimi i Kishes na ndihmojne te kuptojme nje dallim themelor: disa mekate ndodhin "jashte trupit te njeriut", ndersa te tjerat ndodhin "brenda", ne thellesine e zemres dhe te shpirtit.

Ka mekate qe ndodhin "jashte" njeriut, mekate qe realizohen ne veprime konkrete, te dukshme: dhuna, vjedhja, padrejtesia, mashtrimi, shpifja. Keto mekate jane reale, te renda dhe me pasoja te dhimbshme per te tjeret dhe per shoqerine. Askush nuk mund t'i relativizoje apo t'i justifikoje.

Megjithate, keto mekate, sado serioze, ndodhin ne planin e veprimit. Ato jane mekate te dores, te gjuhes, te fuqise. Shpesh lindin nga dobesia, frika, presioni, apo rrethana konkrete. Ato kerkojne pendese, drejtesi dhe kthim, por jo gjithmone tregojne nje zemer qe ka vendosur te largohet nga Zoti.

Por ka edhe mekate qe ndodhin "brenda" njeriut. Vete Jezusi shkon shume me thelle duke shpjeguar. Ai nuk ndalet vetem te veprimi i jashtem, por zbret ne burimin e tij, kur thote "Nga zemra dalin mendimet e keqija" (Mateu 15,19). Sepse ka mekate qe ndodhin ne brendesi: krenaria, urrejtja e ushqyer, zilia e kultivuar, lakmia e pranuar, deshira per te perdorur tjetrin si objekt, perbuzja ndaj se vertetes. Keto mekate nuk jane gjithmone te dukshme, por jane me te rrezikshme, sepse formesojne njeriun nga brenda.

Ketu mekati nuk eshte me nje rreshqitje, por nje qendrim i zemres. Dhe disa nga keto mekate, nuk jane vetem shkelje morale, por jane edhe fyerje personale ndaj Zotit. Pse? Sepse ato prekin drejtperdrejt marredhenien me Te.

Ketu hyn mohimi i qellimshem i se vertetes, perbuzja e dashurise se Tij, hipokrizia fetare, perdorimi i Zotit per interesa personale, refuzimi i vetedijshem i hirit. Keto mekate nuk jane thjesht gabime, por akte mosbesimi. Ato i thone Zotit: "Nuk kam nevoje per Ty" ose "Une e di me mire se Ti". Dhe pikerisht ketu qendron fyerja me e thelle.

Shen Pali thote se trupi eshte tempull i Shpirtit Shenjt. Por zemra eshte altari ku njeriu zgjedh cdo dite ke adhuron: Zotin apo veten e vet. Mekatet e brendshme e ndotin kete altar. Ato e zbehin ndjeshmerine shpirterore dhe e bejne njeriun te paafte per te dashur, per te falur, per t'u mahnitur nga e mira.

Por lajmi i mire i Ungjillit eshte se asnje mekat nuk eshte me i forte se meshira e Zotit, nese njeriu pranon te kthehet. Dhe kthimi i vertete fillon jo te justifikimi i veprimeve te jashtme, por te pastrimi i zemres. Zoti nuk kerkon perfeksion, por sinqeritet. Ai nuk frikesohet nga plaget tona, por nga zemrat e mbyllura. Dhe dallimi mes mekateve jashte dhe brenda nuk eshte per te gjykuar te tjeret, por per te ndricuar ndergjegjen tone. Sepse aty ku zemra sherohet, edhe veprat fillojne te ndryshojne.