nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Seksi, "bekimi" qe te con ne ferr

postuar me 13 Janar 2026 ne "Seksi & Intimiteti"

Seksi nuk eshte nje shpikje e erresires, por nje dhurate e Zotit. Pikerisht sepse vjen nga Ai, ai mbart nje fuqi te jashtezakonshme mbi trupin dhe shpirtin e njeriut. Asnje dhurate tjeter nuk prek kaq thelle intimitetin e personit. Kur kjo dhurate hiqet nga rendi per te cilin eshte krijuar, ajo nuk mbetet neutrale, por fillon te veproje kunder vete njeriut.
Ne kulturen bashkekohore seksi paraqitet si bekim absolut, si shenje lirie dhe vetepermbushjeje. Ai nuk shihet me si gjuhe e dashurise, por si e drejte per t'u konsumuar. Ne kete kendveshtrim, cdo kufi interpretohet si shtypje, cdo kerkese morale si dhune ndaj individit. Por aty ku hiqet e verteta, bekimi humb kuptimin e tij dhe shnderrohet ne mashtrim.

Kur seksi shkeputet nga dashuria e vertete dhe nga pergjegjesia, ai nuk e bashkon njeriun, por e copezon. Trupi fillon te flase nje gjuhe qe zemra nuk e mbeshtet me. Kenaqesia kerkohet per vete, jo si dhurate per tjetrin. Njeriu nuk jep me veten, por perdor. Dhe cdo perdorim i tjetrit e gerryen shpirtin pak nga pak, deri sa dashuria zevendesohet nga zakoni dhe varesia.

Gabimi me i madh i kohes sone eshte barazimi i ndjenjes me te verteten. Jo cdo deshire qe lind ne zemer eshte e paster, as cdo ndjesi qe ngroh trupin nuk vjen nga Zoti. Zemra e plagosur mund te deshiroje edhe ate qe e shkaterron. Kur mekati maskohet si dashuri, njeriu pushon se kerkuari sherim dhe fillon te mbroje plagen si identitet.

Kisha nuk e denon trupin dhe as kenaqesine. Ajo denon genjeshtren qe i shoqeron kur ndahen nga e verteta e tyre. Trupi eshte tempull, jo sepse eshte i dobet, por sepse eshte i shenjte. Pikerisht per kete arsye nuk mund te trajtohet si objekt, as i yni e as i tjetrit. Aty ku trupi humbet shenjterine, shpirti mbetet i pambrojtur.

Ferri nuk fillon pas vdekjes. Ai fillon kur njeriu e mbyll veten ndaj se vertetes dhe refuzon te doje sic do Zoti. Fillon kur kenaqesia vendoset mbi dashurine dhe kur mekati justifikohet si liri. Ne kete gjendje, njeriu nuk ndihet i denuar, por i zbrazet, jo i shtypur, por i humbur.

Seksi nuk e con automatikisht njeriun ne ferr. Por seksi i jetuar kunder se vertetes, i mbrojtur me krenari dhe i shkeputur nga Zoti, e largon njeriun nga burimi i jetes. Zoti fal gjithmone, por Ai nuk e bekon genjeshtren. Dashuria e Tij nuk e ndryshon te verteten, por e sheron njeriun qe guxon ta pranoje.