Si behet shenja e kryqit?
Shenja e kryqit eshte nje nga gjestet me te thjeshta dhe njekohesisht me te thella te krishterimit. Me nje levizje te dores, besimtari permbledh besimin ne Trinine e Shenjte dhe ne shelbimin qe vjen nga Kryqi i Krishtit. Megjithate, kushdo qe ka ndjekur liturgji ne kishe, ka vene re nje ndryshim te dukshem mes kishave katolike dhe ortodokse: menyra se si behet shenja e kryqit nuk eshte e njejte. Kjo shpesh ngjall pyetje, madje edhe keqkuptime, sidomos mes besimtareve te thjeshte.
Le ti marrim me ralle, per te shpjeguar se ato ndryshime nuk jane kunderthenie ne besim, por shprehje te ndryshme te se njejtes te vertete te krishtere.
Ne traditen katolike, shenja e kryqit behet keshtu: fillimisht dora vendoset ne balle, pastaj zbret ne gjoks, me pas shkon ne shpatullen e majte, dhe perfundon ne shpatullen e djathte. Gjestet shoqerohen me fjalet "Ne emer te Atit, dhe te Birit, dhe te Shpirtit Shenjt. Amen." Kjo menyre eshte bere norme ne Kishen Katolike Perendimore qe nga Mesjeta e vone dhe eshte ruajtur deri sot si pjese e jetes liturgjike dhe personale te besimtareve.
Ne traditen ortodokse, shenja e kryqit behet ndryshe: dora vendoset ne balle, pastaj zbret ne gjoks, pastaj shkon ne shpatullen e djathte, dhe perfundon ne shpatullen e majte. Edhe fjalet jane te njejta ne permbajtje teologjike, edhe pse mund te shqiptohen sipas tradites gjuhesore te kishes lokale. Nje element i vecante ne traditen ortodokse eshte edhe menyra e bashkimit te gishtave: zakonisht tre gishta bashkohen (per Trinine e Shenjte), ndersa dy te tjeret mbeshtillen ne pellembe (per dy natyrat e Krishtit: hyjnore dhe njerezore).
Megjithate, shpesh degjohet pohimi se katoliket e bejne shenjen e kryqit me te djathten, ndersa ortodokset me te majten. Kjo nuk eshte e sakte! Si Kisha Katolike, ashtu edhe Kisha Ortodokse, shenjen e kryqit e bejne me doren e djathte. Dallimi nuk ka te beje me doren qe perdoret, por me drejtimin e levizjes mbi shpatulla. Ky keqkuptim eshte i perhapur sepse dallimi shihet shpejt, por nuk analizohet me kujdes. Sqarimi i tij ndihmon qe diskutimi te jete i drejte dhe pa paragjykime.
Ky ndryshim, nuk ka lindur si pasoje e nje vendimi dogmatik apo ndarjeje doktrinare, por si zhvillim historik dhe simbolik. Ne shekujt e pare te krishterimit, menyra e sakte e te berit shenjen e kryqit nuk ishte e standardizuar. Me kalimin e kohes, traditat lokale ne Lindje dhe Perendim filluan te kristalizohen ndryshe. Ne Perendim (Kisha Katolike), u perhap levizja nga e majta ne te djathte. Ne Lindje (Kisha Ortodokse), u ruajt ose u theksua levizja nga e djathta ne te majte. Dhe te dyja traditat i japin kuptim simbolik levizjes se dores: ne traditen katolike, levizja nga e majta ne te djathte interpretohet si kalim nga erresira ne drite, nga mekati ne shpetim. Kurse ne traditen ortodokse, levizja nga e djathta ne te majte shihet si kalimi nga bekimi ne boten e rene, ose si pjesemarrje ne levizjen liturgjike te priftit qe bekon popullin.
Keto jane theksime simbolike, jo kundershtime teologjike. Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse besojne ne te njejten Trini dhe ne te njejtin Krisht. Shenja e kryqit ka vlere per ate qe shpreh dhe per besimin me te cilin behet, jo per drejtimin mekanik te dores. Shen Augustini theksonte se shenja e kryqit eshte e frytshme kur behet me zemer besimtare, jo thjesht si gjest i jashtem. Ky parim vlen per te gjitha traditat e krishtera.
--
Shenja e kryqit behet me doren e djathte sepse, ne Shkrimin e Shenjte dhe ne traditen e Kishes, e djathta ka nje ngarkese te forte simbolike qe lidhet me bekimin, fuqine, autoritetin dhe shpetimin. Bibla e perdor vazhdimisht gjuhen e se djathtes per te shprehur veprimin shpetimtar te Zotit: Krishti pershkruhet si Ai qe rri ne te djathten e Atit, e djathta e Zotit lavderohet si burim force dhe mrekullie, dhe te drejtet vendosen ne te djathte ne skenen e gjykimit perfundimtar. Kjo nuk eshte nje ceshtje anatomike apo praktike, por nje gjuhe simbolike e rrenjosur thelle ne mendimin biblik. Ne kete kuptim, e djathta lidhet me qiellin, lavdine dhe jeten, ndersa e majta, pa qene e keqe ne vetvete, shpesh perdoret per te treguar dobesine njerezore ose boten e rene. Interpretimi se me te djathten i referohemi qiellit dhe me te majten tokes nuk eshte nje dogme zyrtare, por nje shpjegim simbolik i perhapur ne traditen katekistike dhe patristike, qe ndihmon besimtarin te kuptoje me thelle gjestin qe ben (veme re qe edhe Jezusi paraqitet keshtu ne shume ikona kishtare).
Kur dora ngrihet ne balle, shenja lidhet me Atin dhe me mendjen; kur zbret ne gjoks, kujton misherimin e Birit dhe realitetin njerezor; ndersa levizja mbi shpatulla shpreh jeten konkrete dhe veprimin e besimtarit ne histori. Perdorimi i dores se djathte lidhet gjithashtu me faktin se bekimi, si ne Beselidhjen e Vjeter ashtu edhe ne jeten liturgjike te Kishes, jepet me te djathten: prifti bekon popullin me te djathten dhe besimtari, duke bere shenjen e kryqit, bekon veten duke ndjekur te njejten logjike shpirterore. Te berit shenjen e kryqit me te majten nuk eshte mekat ne vetvete, por del jashte gjuhes simbolike dhe tradites se perbashket te Kishes, e cila nuk ruan gjeste arbitrare, por shenja te trasheguara qe mbajne kuptim teologjik. Prandaj, perdorimi i dores se djathte nuk eshte ceshtje rregulli formal, por nje menyre per te folur me trupin gjuhen e besimit, te bekimit, dhe te shpreses se krishtere.