Ungjilli, dhe miti islam i "Inxhilit"
Per Kishen, Ungjilli nuk eshte thjesht liber, por vete Jezus Krishti: Fjala e Zotit e bere mish. Para se te ishte tekst i shkruar, Ungjilli ishte jete e jetuar, mesim i predikuar dhe sakrifice e perjetuar. Apostujt nuk moren nje liber nga qielli; ata moren Krishtin vete, e pane, e degjuan, e preken, dhe deshmuan per Te. Ungjilli u perhap fillimisht gojarisht, ne bashkesi reale, ne kohe reale, mes njerezve reale. Vetem me vone, nga nevoja per ta ruajtur kete deshmi, u shkruan Ungjijte. Kjo edhe e ben krishterimin fe historike, jo mitologji.
Kisha pranon kater Ungjij, jo sepse "i zgjodhi" politikisht, por sepse i trashegoi:
1. Mateu, apostull, deshmitar okular.
2. Marku, nxenes i Pjetrit, shkruan deshmine e tij
3. Luka, historian dhe mjek, bashkepunetor i Palit
4. Gjoni**, apostull, deshmitar i drejtperdrejte i jetes se Jezusit.
Keta Ungjij u shkruan brenda shekullit te pare, ndersa deshmitaret ishin ende gjalle. Ata u lexuan ne meshe, u kopjuan, u cituan dhe u mbrojten me gjak nga martiret. Askush nuk vdes per nje liber qe e di se eshte fals.
Ka nje keqinformim te madh, qe preferoj ta quaj genjeshtra e madhe: "Keshilli i Nikeas krijoi Ungjillin"
Ne fakt, eshte Islami dhe apologet e tij, qe shpesh pretendojne se Keshilli i Nikeas (viti 325) vendosi cilet Ungjij do te perfshiheshin. Kjo eshte historikisht e rreme. Nikea nuk diskutoi per kanonin biblik, nuk zgjodhi libra, nuk "ndryshoi" Ungjillin. Kater Ungjijte ishin tashme autoritet i pakontestueshem qe 200 vjet perpara Islamit. Nikea u mor vetem me nje ceshtje: a eshte Jezusi vertet Zot? Pra, pretendimi islam bie qe ne hapin e pare: historia nuk eshte ne anen e tij.
Ka disa ungjij, qe jane ungjijte apokrife, te cilet Kisha i refuzoi. Kisha nuk i refuzoi ungjijte e tjere nga frika, por nga arsye te forta logjike dhe historike: ata ungjij u shkruan shume vone, nuk kane lidhje me apostujt, permbajne ide gnostike, ezoterike, madje groteske, dhe nuk u perdoren ndonjehere ne liturgji. Keta libra nuk u ndaluan; ata thjesht nuk u moren seriozisht ndonjehere, ashtu si sot nuk merr seriozisht nje liber qe del 200 vjet pas ngjarjes dhe pretendon se "tregon te verteten e fshehur".
Sipas Islamit, Jezusi (Isa) mori nje liber te quajtur Inxhil, te zbritur nga Zoti, por ky liber u humb ose u shtremberua. Problemi ne kete qendrim eshte fatal: Nuk ekziston asnje doreshkrim qe ka lidhje me kete qendrim, nuk ekziston asnje citim, nuk ekziston asnje deshmi historike, dhe nuk ekziston asnje komunitet qe e ka perdorur. Asnje historian, asnje teolog, asnje studiues serioz nuk ka pare ndonjehere kete "Inxhil". Pra Islami kerkon qe ne te besojme ne nje liber qe askush nuk e ka pare, qe askush nuk e ka lexuar, qe askush nuk e ka ruajtur, dhe qe askush nuk e ka permendur per 600 vjet. Kjo nuk eshte histori, por nje dogme e verber.
Islami ne kete ceshtje, ka nje paradoks te mall dhe bie ne kontradikte me veten: kurani thote se Ungjilli eshte shpallje e Zotit, kurani thote edhe se fjala e Zotit nuk mund te ndryshohet, por muslimanet thone se Ungjilli eshte ndryshuar. Te treja nuk mund te jene te verteta njekohesisht. Nese Ungjilli eshte fjala e Zotit, nuk mund te jete shtremberuar, e nese eshte shtremberuar, nuk eshte fjala e Zotit. Ketu autoriteti i Kuranit bie; kjo njihet edhe si dilema islamike per te cilen asnje studiues nuk jep shpjegim.
Por Ungjilli i Jezusit nuk ka nevoje per mbrojtje mistike. Ai qendron mbi deshmi historike, si zinxhir apostolik, ne sakrifica te martireve, me doreshkrime te panumerta, dhe ne perputhje teologjike. Kurse Inxhili islam eshte nje fantazme teologjike, e krijuar per te justifikuar mohimin e Krishtit si Bir i Zotit.
Kisha Katolike nuk ruajti Ungjillin per pushtet, por per te verteten. Dhe e verteta eshte kjo: Zoti nuk dergoi nje liber; Ai dergoi Birin e Tij.