nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Pornografia dhe kurveria: plaget e padukshme te shpirtit

postuar me 18 Shkurt 2026 ne "Kultura & Shoqeria, Seksi & Intimiteti"

Jetojme ne nje kohe ku trupi eshte bere mall, deshira eshte bere produkt, dhe intimiteti eshte kthyer ne spektakel. Ajo qe dikur fshihej ne erresire, sot shitet me drita neon. Pornografia nuk eshte me thjesht nje mekat privat; eshte industri globale. Dhe kurveria nuk eshte me turp; eshte liri.

Por pyetja e krishtere nuk eshte: A e bejne te gjithe? Pyetja eshte: Cfare i ben kjo shpirtit tim?

Shen Pali shkruan: "A nuk e dini se trupi juaj eshte tempull i Shpirtit Shenjt? (1 Kor 6:19)". Sepse trupi nuk eshte objekt, por eshte tempull. Ne teologjine e krishtere, trupi nuk eshte aksesor i shpirtit. Ai eshte pjese e personit. Cdo akt seksual eshte akt i gjithe personit. Kur seksualiteti ndahet nga dashuria, nga beselidhja, nga sakramenti, ai zbrazet nga kuptimi. Dhe pornografia e redukton personin ne trup, kurse kurveria e redukton trupin ne kenaqesi. Por njeriu nuk eshte konsum!

Jezusi, ne Ungjillin sipas Mateut 5:28, thote: "Kushdo qe shikon nje grua me deshire, ka bere tashme kuroreshkelje me te ne zemren e vet." Ketu Jezusi shkon pertej aktit fizik kur flet per shikimin qe perdor tjetrin si objekt. Pornografia eshte institucionalizimi i ketij shikimi. Ajo meson syrin te zhveshe, meson mendjen te konsumoje, dhe meson zemren te mos lidhet. Dhe dalengadale, njeriu mesohet me nje intimitet pa pergjegjesi, dhe komplet jonatyral.

Bibla perdor shpesh edhe fjalen kurveri, jo vetem per akt seksual, por si simbol te tradhtise ndaj Zotit. Ne Beselidhjen e Vjeter, Izraeli qe adhuron idhuj quhet "veprimtari kurverore". Pse? Sepse seksualiteti eshte gjuha me e forte e besnikerise. Kur e banalizon ate, banalizon edhe beselidhjen me Zotin. Letra drejtuar Efesianeve 5:3, shkruan: "Kurveria dhe cdo papasterti as te mos permenden nder ju." Kjo, nuk eshte puritanizem, por eshte mbrojtje e shenjterise se dashurise.

Si pornografia, ashtu edhe jeta e kurverise, prodhojne disa pasoja te thella, rreziqe shpirterore:

1) Mpijne ndergjegjen
Mekati i perseritur krijon zakon. Zakoni krijon justifikim. Justifikimi krijon verberi.

2) Deformojne dashurine
Dashuria kerkon dhurim. Pornografia kerkon konsum. Njera jep veten; tjetra perdor tjetrin.

3) Izolojne shpirtin
Mekati seksual shpesh jeton ne fshehtesi. Fshehtesia ushqen turpin. Turpi ushqen largimin nga Zoti.

Letra drejtuar Romakeve 1:24, thote "Prandaj Hyji i la ne deshirat e zemrave te tyre". Sa e rrezikshme eshte kjo loje. Sepse kur njeriu kembengul, Zoti lejon. Dhe kjo eshte gjendja me e rrezikshme: kur mekati nuk na shqeteson me.

Kultura moderne e quan kete liri seksuale, duke krijuar nje iluzion mashtrues. Sepse Jezusi thote, ne Ungjillin sipas Gjonit 8:34: "Kush ben mekatin, eshte skllav i mekatit." Dhe adiksioni ndaj pornografise eshte prova me e qarte e kesaj. Njeriu mendon se zgjedh; por ne fakt, detyrohet. Mendon se kontrollon; por kontrollohet. Liria e vertete nuk eshte te ndjekesh cdo deshire. Eshte te jesh zot i saj.

Por shpresa nuk mbaron ketu. Krishti nuk erdhi per te turperuar mekatarin, por per ta ngritur. Gruaja e kapur ne kuroreshkelje nuk u denua; por as nuk u justifikua. Ungjilli sipas Gjonit 8:11, shkruan: "As une nuk te denoj. Shko dhe mos mekato me." Kjo eshte thirrja e krishtere: jo mohim i mekatarit, por sherim. Rrefimi, lutja, disiplinimi i syrit, sakramentet, agjerimi – keto nuk jane rregulla te thata. Jane terapi per shpirtin. Jane sherim, ndaj ketyre semundjeve moderne.