nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Kurani qe paraprin "zbulimet" shkencore

postuar me 31 Mars 2026 ne "Kultura & Shoqeria, Besimet e Tjera, Shkenca"

Ka disa ajete ne Kuran qe kur lexohen se bashku, del nje tablo e qarte ku pershkrimet per universin dhe trupin njerezor bien ne kundershtim te drejtperdrejte me njohurite shkencore moderne.

Sura 18:86
Kur arriti në vendin e perëndimit të diellit, pa se ai po ulej në një burim të zi balte dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund ti ndëshkosh ata ose mund tu bësh mirë atyre.”
Ajeti tregon se Dhul-Karnajni arriti ne vendin ku dielli perendon dhe e gjeti ate duke u zhytur ne nje burim me balte, nje vizion literal qe sugjeron se dielli ka nje destinacion fizik dhe mund te zhytet ne leng. Astronomia moderne tregon se dielli eshte nje yll gjigant, larg miliona kilometra nga Toka, dhe nuk mund te "perendoje" ne balte, duke e bere kete pershkrim fizikisht te pasakte dhe te bazuar ne perceptimet primitive te kohes.

Sura 67:05
Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
Ky ajet, pervece thote se ka disa qiej, i pershkruan edhe yjet si mjete per te goditur djajte qe perpiqen te pergjojne sekretet hyjnore. Yjet nuk jane objekte qe mund te perdoren si arme, por trupa gjigante berthamore, miliona vite-drite larg, qe nuk mund te nderveprojne fizikisht me boten tokesore ne kete menyre. Ky koncept i yjeve si arme perforcon idene e nje universi te konceptuar per moral dhe mit, jo per realitet fizik.

Sura 86:05-07
Le të meditojë njeriu se prej cfarë është krijuar: është krijuar prej një lëngu që hidhet, e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
Keto ajete sugjerojne nje origjine njerezore direkte nga nje leng qe del nga shpatullat dhe brinjet, nje pershkrim qe bie ne kundershtim te plote me embriologjine moderne. Ajetet 23:12/14 (lexo me poshte) shton me tej: njeriu zhvillohet nga nje perzierje "balte dhe uje", qe me pas kalon ne forme embrionale dhe me vone behet trup i plote. Ky proces nuk perputhet me zhvillimin biologjik te njohur sot, ku fekondimi dhe ndarja qelizore jane elementet kyc.
23:12; Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës
23:14; E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!

Sura 21:31-33
Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet... Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur... Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
Ne nivel kozmik, keto ajete paraqesin nje koncept qe bie ndesh me kuptimin shkencor te hapesires ku atmosfera eshte nje shtrese e holle gazi dhe qielli nuk eshte nje mbulese fizike. Madje ajetet 78:6-7 (lexo me poshte) e pershkruajne Token si te sheshte dhe te pergatitur per te strehuar njerezit dhe gjallesat, nje ide qe bie ndesh me sfericitetin e Tokes te vertetuar nga astronomia moderne.
78:06-07; A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat, e malet si shtylla?!

Sura 36:40
As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund tia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.
Sura 91:01-02
Për Diellin dhe shkëlqimin e tij, dhe për Hënën që e përcjell atë!
Sura 36:37-38
Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë. Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.

Te gjitha keto pershkrime bien ne kundershtim me astronomine moderne dhe heliocentrizmin te vertetuar shkencerisht.

Sura 65:12 madje, qe thote se "Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.", shton dimensionin e gabimeve kozmologjike me nje ide qe eshte interpretuar shpesh si shtresa te ndryshme te qiellit mbi Toke. Shkenca moderne nuk gjen prova per nje strukture te tille te "shtresave qiellore" dhe universi perbehet nga nje hapesire e panderprere, ku planete, yje dhe galaktika ndodhen ne nje sistem kompleks gravitacional.

Se bashku, keto ajete dhe te tjera qe nuk i kam shkruar, tregojne nje kontradikte te qarte mes pretendimeve te Kuranit dhe njohurive shkencore. Kurani, kur lexohet literal, paraqet nje univers dhe nje trup njerezor te formesuar sipas imagjinates dhe perceptimeve te epokes se tij, duke dale ne kundershtim te drejtperdrejte me shkencen moderne dhe embriologjine e njohur sot - gje qe sigurisht, ve ne dyshim shenjterine e tij.