Kater ditet qe ndryshuan historine
Pashket nuk jane vetem nje feste kalendarike, as vetem nje kujtim emocional i besimit te krishtere. Ato jane nje drame historike e perqendruar ne kater dite te ngjeshura me ngjarje, e Enjte, e Premte, e Shtune dhe e Diele, ku teologjia dhe historia bashkohen ne menyre te pazakonte. Krishterimi nuk ndertohet mbi nje ide filozofike, por mbi nje seri ngjarjesh konkrete qe, sipas deshmise biblike, ndodhen ne nje jave reale ne Jerusalem rreth vitit 30-33 pas Krishtit.
Keto kater dite formojne zemren e asaj qe Kisha e quan "Triduum Sacrum", misteri i Pashkeve.
E Enjta - Darka e Fundit dhe fillimi i Sakrifices
E Enjtja e Madhe hap dramen shpirterore. Sipas Ungjijve sinoptike (Mateu 26; Marku 14; Luka 22), Jezusi mblidhet me dishepujt per darken e Pashkes hebraike. Historikisht, kjo ishte festa qe perkujtonte clirimin e Izraelit nga Egjipti. Teologjikisht, Jezusi e transformon kete darke.
Ai merr buken dhe veren dhe thote:
"Ky eshte trupi im... ky eshte gjaku im i beselidhjes." (Mateu 26:26-28)
Ketu lind Eukaristia, zemra liturgjike e krishterimit.
Ne te njejten mbremje ndodhin tre momente vendimtare:
1. Jezusi lan kembet e dishepujve (Gjoni 13:1-15), duke permbysur konceptin e pushtetit: Zoti behet sherbetor.
2. Paralajmerohet tradhtia e Judes (Gjoni 13:21-30).
4. Jepet urdherimi i ri: "Duajeni njeri-tjetrin" (Gjoni 13:34).
Pas darkes, Jezusi shkon ne kopshtin e Gjetsemanes. Historikisht eshte nje vend real ne shpatet e Malit te Ullinjve; teologjikisht eshte vendi ku shfaqet drama e vullnetit njerezor perballe vullnetit hyjnor.
"Ati im, nese eshte e mundur, largoje kete kupe prej meje..." (Mateu 26:39)
Aty arrestohet.
E Premtja - Kryqi dhe vdekja
E Premtja e Madhe eshte dita me e erret ne historine e Ungjillit.
Pas nje serie gjyqesh fetare dhe romake (Mateu 27; Gjoni 18-19), Jezusi denohet nga prefekti romak Pontius Pilate. Burime jashtebiblike si Taciti dhe Jozefi Flavius konfirmojne se Jezusi u ekzekutua nen administrimin romak, nje pike ku historia dhe besimi takohen.
Kryqezimi ndodh ne Golgote. Teologjikisht, kjo dite interpretohet si:
1. Sakrifica per mekatin (Isaia 53),
2. Qengji i ri i Pashkes (Gjoni 1:29),
3. Pajtimi mes Zotit dhe njeriut (Romakeve 5:8-10).
Ungjilli sipas Gjonit regjistron fjalet perfundimtare:
"U krye!" (Gjoni 19:30)
Historikisht, kryqezimi ishte denim romak per rebelet politike. Ironia eshte se ai qe predikoi dashurine vdes si nje kriminel shteti. Jezusi vendoset ne varr nga Jozefi i Arimateas (Mateu 27:57-60).
E Shtuna - Heshtja e Zotit
E Shtuna eshte dita me e heshtur e Ungjillit. Nuk ka predikime, nuk ka mrekulli, nuk ka dishepuj triumfues. Ka vetem frike dhe pritje!
Biblikisht, Trupi i Jezusit qendron ne varr (Mateu 27:62-66). Autoritetet vendosin roje per te parandaluar vjedhjen e trupit.
Teologjia e krishtere e quan kete moment "Zbritja ne te Vdekurit" (1 Pjetrit 3:18-20). Tradita beson se Krishti shpall fitoren edhe ne boten e vdekjes. Ky eshte nje moment kulminant teologjik dhe shpirteror; dyert e parajses hapen!
E Shtuna eshte dita e besimit pa prova, kur premtimi ekziston, por nuk shihet ende.
E Diela - Ringjallja
Heret ne mengjes, grate shkojne te varri (Mateu 28; Marku 16; Luka 24; Gjoni 20).
Ata gjejne nje realitet trondites: "Ai nuk eshte ketu; u ringjall." (Luka 24:6)
Varri bosh eshte pika qendrore e krishterimit. Apostulli Pal do te shkruaje me vone: "Nese Krishti nuk u ringjall, i kote eshte besimi juaj." (1 Korintasve 15:14)
Historikisht, disa fakte mbeten te rendesishme:
1. Deshmitaret e pare jane gra, nje detaj i pazakonte per kulturen e shekullit .
2. Dishepujt e frikesuar shnderrohen ne predikues publike.
3. Levizja e krishtere lind menjehere pas pretendimit te ringjalljes.
Teologjikisht, Ringjallja nuk eshte thjesht kthim ne jete; eshte fillimi i krijimit te ri. Vdekja nuk ka me fjalen e fundit. Zoti hyn ne historine njerezore, vdes dhe ringjallet per ta rindertuar ate.
Historikisht kemi nje mesues hebre te kryqezuar nga Roma.
Pashket, ne fund, nuk jane vetem perkujtim i nje ngjarjeje te kaluar. Ato jane pretendimi me radikal i krishterimit: se historia nuk perfundon me varrin, por fillon prej tij.