Profeti qe nuk u bind profeteve
Historia fetare e njerezimit nuk eshte vetem histori besimi; eshte edhe histori vazhdimesie. Cdo profet i madh biblik nuk erdhi per te rrezuar profetet para tij, por per ti permbushur ata. Mund vecojme si Moisiu solli Ligjin, dhe Jezusi solli permbushjen shpirterore te Ligjit. Pyetja qe lind historikisht eshte kjo: ku qendron Muhamedi ne kete zinxhir profetik?
Nese nje profet i ri kundershton urdherimet dhe frymen morale te profeteve te meparshem, a mund te quhet vazhdim i tyre, apo nderprerje?
Le te fillojme me nje analize mbi Dhjete Urdherimet e Moisiut. Moisiu ne traditen hebraike dhe te krishtere paraqitet si ligjvenesi qe vendosi themelin moral universal. Dhjete Urdherimet nuk jane thjesht ligj hebraik; ato jane kodi etik mbi te cilin u ndertua civilizimi biblik.
Kritike te ndryshem kristiane argumentojne se veprimet dhe ligjet e lidhura me Muhamedi bien ne tension me keto urdherime.
1. "Mos vra"
Tradita biblike e kufizon dhunen dhe e konsideron jeten te shenjte. Por ne burimet islame pershkruhen beteja te shumta te zhvilluara nga Muhamedi si udheheqes politik dhe ushtarak. Perdorimi i luftes ne emer te fese bie ne kontrast me idealin profetik te paqes.
2. "Mos bej perendi te tjera"
Moisiu kerkonte besnikeri absolute ndaj Zotit te Izraelit brenda nje beselidhjeje specifike. Krishterimi me vone e interpreton kete beselidhje permes Trinise. Por islami e refuzon kete interpretim, me vendosjen e Allahut ne skene, duke devijuar nga zbulesa e meparshme.
3. "Mos merr emrin e Zotit kot"
Perdorimi i autoritetit hyjnor per vendime politike dhe ushtarake rrezikon instrumentalizimin e emrit te Zotit.
4. "Mos kryej kuroreshkelje"
Tradita biblike idealizon monogamine, sidomos me rregullat qe konfirmon Jezusi. Jeta martesore e Muhamedit, me disa martesa njekohesisht, shihet si largim nga modeli moral profetik.
5. "Mos lakmo"
Zgjerimi territorial dhe konfiskimi i pasurive pas lufterave interpretohen si konflikt me frymen e permbajtjes morale te Ligjit te Moisiut.
6. "Mos deshmo rrejshem"
Debati teologjik rreth zbulesave te mevonshme qe korrigjojne profetet e meparshem konsiderohet nga disa apologjete si kundershti ndaj deshmise profetike ekzistuese.
7. "Ndero atin dhe nenen"
Prishja e strukturave tradicionale fisnore arabe permes identitetit te ri fetar, ne martesat me disa gra apo ne martesat mes familjes, shihet si tension me rendin tradicional familjar.
8. "Mos vidh"
Praktikat e plackes se luftes, te zakonshme ne Arabine e shekullit VII, interpretohen si te kritikueshme.
9. "Mos bej idhuj"
Ndersa Islami ndaloi idhujtarine fizike, ligji fetar dhe figura profetike moren rol autoriteti absolut, si nje forme idhujtarie.
10. "Mbaje te shenjte diten e Zotit"
Ndryshimi nga Sabati biblik ne praktike tjeter fetare konsiderohet shkeputje simbolike nga tradita e Moisiut.
Por pas Moisiut, vjen Jezusi, i cili nuk solli nje ligj te ri politik, por predikoi nje revolucion moral te brendshem. Ai refuzoi pushtetin politik dhe theksoi dashurine ndaj armikut.
Ketu kontrasti behet me i forte ne analizen tone kristiane.
1. Dashuria ndaj armikut
Jezusi predikoi: "Duajini armiqte tuaj." Por ne historine islame te hershme, lufta kunder kundershtareve fetare ishte e urdheruar me Kuran.
2. Mbreteria nuk eshte e kesaj bote
Jezusi refuzoi te behej mbret tokesor. Kurse Muhamedi ndertoi nje komunitet fetaro-politik dhe shtet ne Medine.
3. Falja mbi hakmarrjen
Ungjilli vendos faljen si norme absolute morale. Por dradita juridike islame ruan konceptin e ndeshkimit ligjor dhe reciprocitetit.
4. Varferia dhe pushteti
Jezusi jetoi pa pasuri dhe pa ushtri. Por Muhamedi ishte njekohesisht profet, gjykates, dhe komandant ushtarak.
5. Shpata apo Kryqi
Ne teologjine kristiane, shpetimi vjen permes sakrifices se Kryqit, jo permes forces. Kjo perben ndarjen me te madhe teologjike midis dy traditave.
Ne perfundim, pyetja thelbesore nuk eshte nese Muhamedi ishte figure historike me ndikim, kjo eshte e padiskutueshme. Pyetja eshte tjeter: a vazhdoi ai vijen profetike te Moisiut dhe Jezusit, apo krijoi nje paradigme te re fetare?
Ne tashme e kuptojme se ai nuk u bind profeteve para tij, sepse ndryshoi natyren e profecise: nga thirrje shpirterore drejt shenjterise personale, ne projekt fetaro-politik te nje bashkesie tokesore. Megjithate, debati mbetet i hapur prej shekujsh, jo vetem si debat historik, por si pyetje mbi vete natyren e zbuleses hyjnore.