A mund te kete Allahu nje Bir?
Nje nga deklaratat me te njohura te Islamit eshte refuzimi kategorik i idese se Zoti ka nje Bir. Muslimani e meson kete qe femije: Allahu nuk lind dhe nuk eshte i lindur (Sure 112:3). Por pyetja serioze teologjike nuk eshte cfare refuzon Islami, por cfare lejon vete Kurani kur lexohet me kujdes. Sepse, paradoksalisht, Kurani nuk e mbyll kaq lehte sa mendohet, kete ceshtje.
Pyetja reale eshte kjo: A eshte Allahu i kufizuar nga pamundesia per te pasur nje Bir, apo eshte aq i fuqishem sa mund ta kete nese deshiron? Dhe ketu fillon tensioni teologjik.
Kurani e pershkruan Allahun vazhdimisht si absolutisht te gjithepushtetshem. Nje nga formulimet me te perseritura eshte:
"Kur Ai vendos per nje gje, Ai vetem thote: ‘Behu! dhe ajo behet."
Sure 2:117
Ky varg nuk mund te kalohet lehte sepse eshte themelor! Ai nuk vendos kufij mbi veprimin hyjnor. Nuk thote: "Behu, pervec disa gjerave." Nuk thote: "Behu, por jo nese bie ndesh me konceptet njerezore." Ai pohon nje vullnet absolut te Allahut mbi gjithesine.
Ketu pra lind dilema logjike: Nese Allahu nuk mund te kete nje Bir, atehere ekziston dicka qe Ai nuk mund ta beje. Dhe nese ekziston dicka qe Ai nuk mund ta beje, atehere Ai nuk eshte me i gjithepushtetshem. Por nese Ai mundet, atehere refuzimi nuk eshte ceshtje pamundesie, por zgjedhjeje.
Dhe Kurani vete e pranon kete mundesi teorike. Ne Suren 39:4 lexojme nje deklarate shume interesante:
"Sikur Allahu te donte te merrte nje bir, Ai do te zgjidhte ke te donte nga krijesat e Tij."
Ky varg shpesh perdoret per te mohuar biresine hyjnore. Por ne fakt ai ben dicka tjeter: ai pranon hipotezen. Teksti nuk thote: "Allahu nuk mund te kete bir." Perkundrazi, teksti thote: "nese do te donte", Ai do ta zgjidhte.
Pra Kurani vete pohon se nje gje e tille nuk eshte e pamundur per Allahun. Argumenti islam nuk eshte ontologjik ("eshte e pamundur"), por vullnetar ("Ai nuk deshiron"). Dhe kjo ndryshon gjithcka.
Nje tjeter moment tejet domethenes gjendet ne shpalljen ndaj Marise. Kur engjelli i shpall lindjen e Jezusit, ajo pyet:
"Si mund te kem nje djale kur nuk me ka prekur asnje burre?" (Sure 3:47)
Pergjigjja eshte:
"Keshtu Allahu krijon cfare te doje."
Jezusi nuk lind sipas ligjit biologjik njerezor. Ai lind vetem nga fjala hyjnore. Kurani e quan Jezusin:
* Fjale nga Allahu (4:171)
* Shpirt prej Tij (4:171)
Keto nuk jane tituj te zakonshem profetike. Asnje profet tjeter nuk pershkruhet keshtu.
Ne fakt, Jezusi ne Kuran nuk ka baba njerezor. Ai nuk eshte produkt i nje akti njerezor. Origjina e tij eshte drejtperdrejt nga Zoti.
Dhe ketu lind pyetja e fatale per argumentin: Nese nje qenie vjen drejtperdrejt nga Zoti, pa baba tokesor, e quajtur Fjala e Tij dhe Shpirt prej Tij, cfare e pengon konceptin e biresise hyjnore?
Shpesh muslimanet mendojne se "Bir i Zotit" nenkupton marredhenie biologjike. Por Kurani vete e refuzon kete ide kur kritikon ata qe imagjinojne Zotin si qenie fizike. Problemi nuk eshte ideja e biresise; problemi eshte keqkuptimi material i saj. Sepse edhe ne Kuran, marredhenia midis Allahut dhe Jezusit eshte unike.
Adami krijohet nga toka.
Profetet lindin nga prinder njerezore.
Por Jezusi lind vetem nga fjala hyjnore.
Ai eshte, sipas vete Kuranit, nje krijim i drejtperdrejte i vullnetit hyjnor.
Keshtu arrijme ne dy alternativa logjike:
Opsioni i pare:
Allahu nuk mund te kete nje Bir.
Por atehere fuqia e Tij ka kufij.
Opsioni i dyte:
Allahu mund te kete nje Bir nese deshiron.
Dhe nese Ai ka zgjedhur ndonjehere ta zbuloje kete realitet, figura me e afert me kete pershkrim eshte Jezusi.
Kurani, pa dashur ndoshta, e le deren hapur.
Ai e mohon nje interpretim pagan te biresise, por nuk e shpall te pamundur aktin hyjnor. Perkundrazi, ai e vendos brenda sovranitetit te vullnetit te Allahut. Dhe ne qender te kesaj dileme qendron Jezusi, i lindur pa baba, Fjala e Zotit, Shpirt prej Tij, Mesia qe kthehet ne fund te koherave.
Ndoshta pyetja nuk eshte nese Zoti mund te kete nje Bir. Ndoshta pyetja eshte nese njerezit jane gati ta pranojne menyren se si Ai vendosi ta zbuloje Veten, pra, nepermjet Birit te Tij Jezus.