Muslimanet... keta te krishtere te mire
Ka nje fenomen te cuditshem teologjik qe ndodh sa here hapet nje debat mes te krishtereve dhe muslimaneve per Jezusin. Muslimani fillon te shpjegoje pse Jezusi nuk eshte Hyj, dhe per ta provuar kete... fillon ta pershkruaje Jezusin ne menyre aq madheshtore, sa nje i krishtere vetem tund koken dhe mendon: faleminderit per predikimin.
Sepse paradoksi eshte i bukur: Islami perpiqet ta ule Jezusin nga hyjnia, por gjate rruges i jep atij pothuajse cdo atribut qe ne mendjen njerezore lidhet me hyjnoren.
Le ta shohim me qetesi.
Ne Islam, Jezusi, pra, Isa ibn Merjem, nuk eshte thjesht profet. Ai nuk eshte si profetet e tjere. Ai nuk eshte si Abrahami, si Moisiu, as si Muhamedi. Ai eshte nje kategori me vete.
Ai lind pa baba.
Nje mrekulli absolute biologjike dhe ontologjike. Kurani thote se ai lind nga Virgjeresha Mari vetem me fjalen hyjnore: "Behu!". Pra, Jezusi nuk ka origjine njerezore te plote; ai hyn ne histori si nje krijim i drejtperdrejte hyjnor. Nese Adami u krijua pa prinder - si nje "nevoje" praktike, Jezusi eshte njeriu i vetem qe vjen ne bote pa baba - si nje vendim hyjnor, nje hyrje qe ne cdo tradite fetare do te konsiderohej shenje e jashtezakonshme hyjnore.
Pastaj fillojne mrekullite. Jo vetem sherime. Jo vetem lutje.
Kurani pohon se Jezusi jepte jete te vdekurve me lejen e Allahut. Ai formonte zogj prej balte dhe u jepte fryme jete. Ai sheronte te verbrit dhe lebrozet. Ai njihte gjerat e fshehta te njerezve. Ai bente ate qe asnje profet tjeter nuk ben ne kete shkalle.
Ne thelb, Jezusi ne Islam nuk eshte vetem nje mesues; ai eshte nje figure qe operon ne kufirin mes krijeses dhe fuqise krijuese.
Dhe pastaj vjen momenti me interesant.
Islami nuk pranon kryqezimin.
Jezusi nuk vdes. Ai nuk humbet, nuk mposhtet, nuk bie, nuk varroset. Nuk kalbet ne toke si cdo profet tjeter. Sipas tradites islame, Allahu e merr Jezusin drejtperdrejt ne qiell. Ai nuk njeh vdekje.
Nderkohe, te gjithe profetet e tjere, perfshire Muhamedin, vdesin dhe mbeten ne varr. Jezusi jo. Ai eshte profeti i vetem qe largohet nga historia pa u mposhtur nga vdekja.
Por historia nuk mbaron ketu, sepse Islami thote se Jezusi do te kthehet perseri ne fund te koherave. Jo Muhamedi. Jo Abrahami. Jo Moisiu. Vetem Jezusi.
Ai rikthehet per gjykim. Ai mposht Mashtruesin (Daxhallin). Ai vendos drejtesi mbi toke. Ai sjell paqe universale. Ai behet figura qendrore e fundit te historise njerezore. Ne menyre ironike, figura eskatologjike e Islamit nuk eshte profeti i fundit i Islamit, por Jezusi.
Pra kemi kete tablo:
Jezusi lind pa baba.
Jezusi ben mrekulli te pakrahasueshme.
Jezusi jep jete.
Jezusi nuk vdes.
Jezusi ngrihet ne qiell.
Jezusi rikthehet per gjykimin final.
Dhe pastaj muslimani thote me shume seriozitet: Por ai nuk eshte Hyj.
Ketu ironia behet pothuaj poetike. Sepse kur nje figure eshte e vetmja qe lind ne menyre te mbinatyrshme, qe sundon mbi jeten dhe vdekjen, qe nuk qendron ne varr dhe qe rikthehet ne fund te historise per te vendosur drejtesine universale... njerezimi historikisht ka perdorur vetem nje fjale per kete lloj qenieje. Krishterimi e quan Krisht. Islami e quan profet. Por pershkrimi mbetet i njejte.
Ne nje fare menyre, Islami ruan nje respekt te jashtezakonshem per Jezusin, aq te madh, sa shpesh muslimani modern nuk e kupton se sa afer qendron teologjikisht me Ungjillin kur flet per te. Eshte sikur Islami te jete nje deshmi e pavullnetshme per madheshtine e Jezusit: nje fe qe perpiqet te mbroje monoteizmin absolut, por nuk arrin ta beje kete pa e ngritur Jezusin mbi cdo figure tjeter njerezore.
Dhe keshtu lind paradoksi i bukur, me sakte, zgjerohet paradoksi: Muslimanet nuk besojne se Jezusi eshte Biri i Hyjit, por jane ndoshta njerezit qe flasin per te me me shume madheshti pas te krishtereve. Ndoshta, pa e kuptuar, ata mbajne gjalle nje pyetje qe ka ndjekur historine per dy mije vjet: Nese Jezusi nuk eshte me shume se profet, pse askush tjeter nuk eshte si ai?
Pikerisht ketu fillon Ungjilli!