nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Kush e shkroi vdekjen e Moisiut?

postuar me 23 Prill 2026 ne "Histori"

Ne fundin e Ligji i Perterire gjendet nje nga episodet me intriguese te gjithe Shkrimit te Shenjte: rrefimi i vdekjes se Moisiut. Pyetja lind natyrshem dhe pothuajse ironikisht: si mund ta kete shkruar Moisiu vete vdekjen e tij? Nese Pentateuku tradicionalisht i atribuohet Moisiut, atehere kush e regjistroi momentin kur ai u largua nga kjo bote?

Ky problem nuk eshte thjesht teknik apo akademik; ai prek menyren se si kuptohet frymezimi biblik, autoresia, dhe transmetimi i Zbuleses hyjnore.

Kapitulli i fundit i Ligjit te Perterire (kapitulli 34) pershkruan se si Moisiu ngjitet ne malin Nebo, sheh Token e Premtuar nga larg dhe pastaj vdes me urdherin e Zotit. Teksti thote: "Dhe Moisiu, sherbetori i Zotit, vdiq atje... dhe Ai e varrosi ne lugine... por askush nuk e di varrin e tij deri me sot." Rrefimi vazhdon duke pershkruar reagimin e popullit, zine tridhjeteditore dhe kalimin e udheheqjes te Jozueu. Me pas vjen nje fjali vendimtare: "Nuk u ngrit me ne Izrael profet si Moisiu..." Kjo fjali eshte celesi i misterit. Ajo tingellon si nje reflektim historik i mevonshem, jo si fjale te nje njeriu qe sapo ka vdekur.

Tradita rabinike e ka vene re kete veshtiresi qe heret. Ne Talmudi Babilonas diskutohet pikerisht kjo pyetje. Disa rabine pohonin se Moisiu i shkroi keto vargje me lot, me frymezim profetik, duke pershkruar paraprakisht vdekjen e tij. Te tjere, si rabini Judah, argumentonin se Jozueu i shtoi vargjet e fundit pas vdekjes se Moisiut. Kjo nuk shihej si problem teologjik. Perkundrazi, tregonte se Shkrimi i Shenjte eshte rezultat i nje tradite te gjalle, ku Zoti vepron permes nje komuniteti besimtaresh dhe jo vetem permes nje individi te vetem.

Duhet kuptuar se Bibla ka autoresi njerezore dhe frymezim hyjnor. Ajo nuk pretendon kurre se eshte diktim mekanik nga qielli. Frymezimi nuk anulon historine, redaktimin apo transmetimin. Ne kete pikepamje, Shkrimi Shenjt eshte nje bashkepunim misterioz mes Hyjit dhe njeriut. Keshtu, Moisiu eshte themeluesi i Ligjit, profeti qe formoi identitetin e Izraelit dhe burimi kryesor i tradites pentateukale. Por kapitulli i fundit duket qarte si nje epilog i shkruar nga brezi pasardhes, ndoshta nga Jozueu ose nga nje redaktor profetik qe mblodhi traditat. Ne kete kuptim, Moisiu nuk shkroi vdekjen e tij si autor biologjik, por trashegimia e tij e shkroi ate.

Teksti rreth vdekjes se Moisiut, thekson edhe dicka te pazakonte: askush nuk e di vendin e varrit te Moisiut. Kjo nuk eshte thjesht informacion historik; eshte teologji. Izraeli nuk duhej te adhuronte varre, relika apo figura njerezore. Udheheqesi me i madh i historise se tyre zhduket pa monument, pa kult personal, pa vend pelegrinazhi. Mesazhi eshte i forte: Ligji eshte me i madh se ligjvenesi. Moisiu zhduket qe fjala e Zotit te mbetet.

Por te kthehemi te rrefmimi i vdekjes. Ky fenomen nuk eshte unik. Edhe librat profetike shpesh permbajne shtesa te nxenesve ose dishepujve qe ruajne mesazhin e profetit. Ne kete menyre, autoresia biblike eshte shpesh komunitare. Sepse Bibla nuk eshte autobiografi profetesh; ajo eshte kujtesa e popullit te Zotit. Por vete pyetja se "kush e shkroi vdekjen e Moisiut?" na con drejt nje te vertete me te thelle: profeti nuk eshte kurre qellimi perfundimtar.

Moisiu nuk hyn ne Token e Premtuar; ai vetem e sheh ate nga larg. Misioni i tij ishte te udhehiqte, jo te zoteronte premtimin. Ne kete kuptim, vdekja e tij e shkruar nga te tjeret behet simbol i besimit biblik: vepra e Zotit vazhdon edhe kur sherbetori i Tij largohet. Shkrimi vazhdon sepse historia e shpetimit nuk mbaron me nje njeri. Dhe kjo eshte pergjigjja me e bukur: Moisiu nuk e regjistroi vdekjen e tij, por Zoti, e regjistroi permes Kishes se Tij ne histori.