Roli i Satanait ne Ferr
Nje nga pyetjet qe degjojme me shpesh, shpesh e shoqeruar me nje buzeqeshje ironike ose edhe konfuzion eshte: "Nese Satanai eshte rebeluar kunder Zotit, pse do te ndihmonte ai Zotin duke ndeshkuar mekataret ne ferr? A nuk i ka ata aleate?"
Ky imazh i Satanait si nje drejtor burgu qe perdor sfurkun per te torturuar ata qe kane ndjekur rrugen e tij, eshte me shume nje krijim i letersise dhe i filmave sesa nje e vertete teologjike. Satanai nuk eshte sic del ne televizor, i kuq me brire me sfurk ne dore, e as ferri nje vend me flake qe digjen njerez. Per te kuptuar ferrin, duhet te hyjme ne logjiken biblike dhe doktrinen katolike.
1. Satanai nuk eshte "Mbreti i Ferrit"
Sipas mesimit katolik, Ferrit nuk i prin askush pervec drejtesise hyjnore. Satanai nuk eshte sundimtari i ferrit; ai eshte i burgosuri i pare dhe me i mjere i tij, por jo lider. Ai nuk qendron mbi nje fron duke shijuar ndeshkimin e te tjereve. Perkundrazi, ai eshte i gjunjezuar nen peshen e krenarise se tij.
Ne Ferr nuk ka hierarki pushteti ku dikush torturon dhe dikush torturohet per kenaqesi profesionale. Ferri eshte nje gjendje vetmie absolute.
2. Urrejtja e Satanait per njeriun
Logjika qe thote se Satanai duhet ti doje mekataret sepse refuzuan Zotin, deshton ne nje pike kyce: Satanai nuk mund te doje.
Sipas Shen Thomait te Akuinit, engjejt e rene e urrejne njerezimin per nje arsye specifike: njeriu, megjithese i krijuar me i ulet se engjejt (prej mishi e gjakut), ka mundesine e shpetimit dhe te bashkimit me Zotin; nje mundesi qe djalli e humbi pergjithmone. Cdo shpirt qe perfundon ne ferr nuk shihet nga Satanai si shok, por si nje trofe i urrejtjes se tij ndaj krijeses se Zotit. Ai "i torturon" shpirtrat jo sepse po kryen nje detyre administrative, por sepse urrejtja e tij shtrihet mbi gjithcka qe Zoti ka krijuar.
3. Logjika e Mungeses
Ne teologjine katolike, tortura me e madhe e ferrit nuk eshte zjarri fizik, por Poena Damni (Denimi i Humbjes). Kjo eshte vetedija e dhimbshme se shpirti ka humbur pergjithmone te vetmen gje per te cilen u krijua: Dashurine e Zotit.
Satanai nuk torturon njerezit ne ferr ne kuptimin qe ne mendojme. Eshte prania e te keqes, e egoizmit dhe e urrejtjes qe keta shpirtra kane kultivuar ne toke, ajo qe kthehet ne torture. Shpirtrat ne ferr torturojne njeri-tjetrin thjesht duke ekzistuar prane njeri-tjetrit pa pasur asnje grimce dashurie apo meshire.
4. Nje aleance qe nuk ekziston
Mekati eshte, ne thelb, nje akt izolimi. Kur dikush refuzon Zotin, ai nuk po i bashkohet nje ekipi tjeter. Ai thjesht po zgjedh veten e tij si zot. Ferrit eshte vendi ku kjo zgjedhje behet e perhershme.
Nese dy njerez refuzojne te njejtin ligj, kjo nuk i ben ata miq; mund ti beje thjesht dy individe qe urrejne te njejten gje, por qe ne fund do te urrejne edhe njeri-tjetrin.
Zoti nuk e dergon njeriun ne ferr qe te torturohet nga djalli. Por njeriu zgjedh te largohet nga Burimi i Jetes. Dhe ne ate erresire ku nuk ka drite, tortura eshte thjesht shoqeria e atyre qe, si Satanai, kane thene: "Nuk do te sherbej".
Lutja jone dhe thirrja e ketij blogu eshte gjithmone e njejta: te kthehemi kah Drita, sepse atje nuk ka vetmi, por bashkesi e perjetshme ne dashuri.