Profanimi i Seksit: Arma Kryesore e Satanait
( profanimi eshte heqja e shenjterise te nje vepre te shenjte )
Ne planin hyjnor, seksi nuk u krijua kurre si nje akt i rendomte biologjik apo nje mjet argetimi i thjeshte. Ai u dizajnuar si nje bashkim i shenjte, nje shprehje e dashurise vetemohuese brenda kornizes se marteses, ku dy behen nje mish i vetem. Mirepo, sot jemi deshmitare te nje sulmi sistematik qe synon ta zhveshe kete dhurate nga cdo vlere shpirterore.
Profanimi i seksit nuk eshte thjesht nje ndryshim social; eshte arma me e mprehte e Satanait per te thyer berthamen e familjes dhe per te skllaveruar shpirtin njerezor.
Media moderne e ka transformuar aktin me intim ne nje lloj "sporti" apo hobi te aksesueshem per kedo, ne cdo kohe. Permes platformave te transmetimit, rrjeteve sociale dhe industrise se pornografise, seksi portretizohet si nje transaksion fizik pa pasoja emocionale apo shpirterore. Kur seksi kthehet ne sport, njeriu pushton te tjetrin per kenaqesi vetjake, duke humbur aftesine per te pare te tjetri "Imazhin e Zotit".
Por pertej medias, shohim nje normalizim te mekatit duke pare kondomet qe serviren ne shkolla, dhe reklamat qe behen per kondome. Nje nga strategjite me tinezare eshte paraqitja e "seksit te sigurt" si zgjidhja universale. Reklamat e kondomeve jane kudo, madje edhe ne mjedise ku femijet duhet te mesojne per virtytin dhe disiplinen.
Duke ofruar kondome ne institucionet arsimore, mesazhi qe u jepet te rinjve eshte: Ne e dime qe ju nuk mund ti rezistoni instinkteve tuaja, ndaj thjesht bejeni "sigurt". Kjo heq dore nga mesimi i vetepermbajtjes dhe nderit, duke e reduktuar qenien njerezore ne nje skllav te impulseve te veta.
Arsimi, i cili dikur ishte vater e dijes dhe moralit, sot po perdoret si mjet indoktrinimi. Tekstet shkollore qe permbajne ilustrime dhe pershkrime te detajuara seksuale per moshat e mitura nuk jane edukim, por shkaterrim i pafajesise qe femija ka. Duke e prezantuar femijen me seksin kur trupi akoma nuk e mirepret dhe truri po ashtu, krijohet konfuzion i forte. Dhe synimi eshte i qarte: thyerja e barrierave morale qe ne vegjeli, ne menyre qe brezi i ardhshem te mos kete asnje busull morale per te dalluar te shenjten nga e ndyra.
Sot po shohim edhe nje industrializim te konfuzionit gjinor. Ajo qe dikur trajtohej me kujdes baritor dhe psikologjik, sot eshte kthyer ne nje produkt tregtar. Nderhyrjet kirurgjikale dhe terapite hormonale jane kthyer ne nje biznes miliarda dollaresh. Duke promovuar idene se njeriu mund te vete-krijohet dhe te ndryshoje identitetin e dhene nga Zoti, kjo ideologji sulmon direkt rendin e Krijimit: "Mashkull dhe femer (sic) Ai i krijoi ata."
Nje tjeter mjet mashtrimi ne kete epoke te profanimit eshte ripaketimi i prostitucionit nen eufemizmin modern te eskortimit. Ajo qe dikur njihej hapur si nje degradim i trupit dhe shpirtit, sot reklamohet si nje stil jete elitare dhe nje sherbim shoqerimi luksoz. Permes faqeve te internetit dhe rrjeteve sociale, ky aktivitet vishet me shkelqim te rreme, duke u paraqite si nje zgjedhje fuqizuese apo nje transaksion mes personash te lire. Por ky eshte nje tjeter kurth i Satanait: ai merr skllaverine seksuale dhe e shet si liri ekonomike. Duke e quajtur veten eskorte, femra tenton te fshehe te verteten e dhimbshme se po tregton tempullin e Frymes se Shenjte per para. Ky normalizim i prostitucionit si nje profesion i thjeshte, jo vetem qe shkaterron dinjitetin e atij qe shitet, por edhe te atij qe blen, duke e kthyer qenien njerezore ne nje mall konsumi qe mund te porositet me nje klikim, larg cdo pergjegjesie morale apo lidhjeje shpirterore.
Satanai e di se nje shoqeri qe e humb kuptimin e shenjterise se seksit, humbet edhe kuptimin e besnikerise, sakrifices, dhe dashurise se vertete. Kur seksi behet i rendomte, njeriu behet i vetmuar, pavaresisht lirise qe i premtohet.
Si besimtare, detyra jone eshte te mbrojme femijet tane nga tekstet dhe mediat qe helmojne mendjen e tyre, te deshmojme martesen si nje ikone te dashurise se Krishtit per Kishen, dhe te mos kemi frike, por te flasim te verteten ne nje bote qe e ka shpallur genjeshtren si liri.
Seksi nuk eshte sport; eshte nje altar ku jeta dhe dashuria takohen nen bekimin e Perendise. Le ta ruajme ate te paster.