nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Fekondimi In Vitro (IVF)

postuar me 29 qershor 2026 ne "Shkenca, Familja & Martesa"

Sfidat e fertilitetit jane nder sprovat me te dhimbshme qe mund te kaloje nje cift bashkeshortor. Deshira per te patur nje femije eshte e mbjelle thelle ne zemren e njeriut dhe, ne kerkim te kesaj mrekullie, shkenca moderne ofron sot zgjidhje qe dikur dukeshin te pamendueshme. Nder to, me e njohura eshte IVF (In Vitro Fertilization), ose sic reklamohet edhe ne mendia, Fekondimi In Vitro.

Por, si duhet ta shohim ne si besimtare kete arritje mjekesore? Ku ndodhet kufiri midis deshires se shenjte per tu bere prind dhe parimeve te besimit tone? Le ta zberthejme kete teme me vertetesi dhe dashuri te krishtere.

Te fillojme nga fillimi. Ne terma te thjeshte, IVF eshte nje procedure ku bashkimi i vezes me spermen nuk ndodh brenda trupit te nenes, por ne nje ambient laboratorik (ne epruvete) ose ne nje tjeter trup (gruaje). Pasi krijohet embrioni, ai transferohet ne miter.

Ne mjekesi, IVF-ja aplikohet ne dy modele kryesore:

1. Modeli Homolog (Brenda ciftit): Kur perdoren ekskluzivisht vezet e gruas dhe sperma e burrit (te martuar). Embrioni i krijuar rikthehet ne trupin origjinal te nenes.
2. Modeli Heterolog (Me pale te treta): Kur perfshihet nje dhurues i jashtem (sperme ose veze te huaja) ose kur perdoret nje nene surrogate (nje grua tjeter qe mban shtatzenine per llogari te ciftit, kundrejt pageses).

Ciftet i drejtohen IVF-se kryesisht per shkak te problemeve mjekesore: bllokimi i tubave te Fallopit te femrat, problemet me cilesine e spermes te meshkujt, endometrioza, renia e fertilitetit me moshen, ose per te shmangur transmetimin e semundjeve te renda gjenetike permes sifting-ut (perzgjedhjes) laboratorik. Te pakten teorikisht, pasi ne praktike, shume femra zgjedhin kete menyre memesie per arsye egoiste qe fillojne nga mos-deshira per fryrje te barkut deri te mos-deshira per te pase bashkshort apo me ekstreme akoma, deshira per te pase nje femije pa baba.

Kisha Katolike i ka kushtuar vemendje te madhe bioetikes permes dokumenteve zyrtare si Donum Vitae dhe Dignitas Personae. Qendrimi i Kishes eshte kunder IVF-se, si ne modelin heterolog, ashtu edhe ne ate homolog (edhe kur behet brenda trupit origjinal te nenes). Kjo ndalese nuk vjen nga deshira per te ndeshkuar apo mohuar lumturine e prinderimit, por bazohet ne tri shtylla te rendesishme morale:

1. Dinjiteti i Aktit Bashkeshortor.
Kisha beson se Zoti e ka lidhur krijimin e jetes se re me aktin natyral te dashurise trupore dhe shpirterore mes burrit e gruas. IVF-ja e ndan kete lidhje: konceptimi kthehet ne nje procedure teknike ne duart e mjekeve, duke e prodhuar femijen ne vend qe ta linde ate, si fryt te nje akti bashkeshortor.

2. Mbrojtja e Jetes se Embrioneve.
Gjate nje cikli IVF, mjeket pothuajse gjithmone fekondojne disa veze njeheresh per te rritur shanset e suksesit. Embrionet "e teperta" shpesh ngrihen, lihen pas dore, ose shkaterrohen (abort selektiv). Per doktrinen katolike, jeta fillon ne sekonden e pare te fekondimit. Prandaj, cdo embrion eshte nje qenie njerezore me shpirt dhe dinjitet; ngrirja apo eliminimi i tyre shihet si cenim i te drejtes se tyre per te jetuar.

3. Femija si Dhurate, jo si e Drejte.
Kisha na kujton se femija eshte gjithmone nje dhurate e Zotit, jo nje objekt qe kemi te drejte ta zoterojme me cdo kusht apo mjet teknologjik. E drejta e femijes per te pase nene dhe baba dhe per te ardhe ne jete permes tyre, eshte e drejte natyrore dhe ne kurrsesi nuk mund tia privojme nje krijese te pafuqishme, kete te drejte.

Keshtu qe, nese njohim cifte ne kishen tone qe po kalojne permes infertilitetit apo qe kane zgjedhur rrugen e IVF-se, detyra jone e pare si te krishtere eshte ti rrethojme me dashuri dhe lutje, jo me gishtin e gjykimit. Dhimbja e mospaturit femije eshte e rende dhe ne duhet te jemi mbeshtetje, jo gjykates.

Kisha Katolike nuk eshte kunder shkences mjekesore. Ajo inkurajon plotesisht cdo trajtim qe ndihmon aktin natyral te arrije qellimin e tij, pa e zevendesuar ate. Le te kemi parasysh NaProTechnology (Teknologjia e Riprodhimit Natyral), nje dege e shkences mjekesore qe monitoron dhe kuron problemet hormonale dhe shendetesore te trupit per te arritur shtatzenine ne menyre natyrale. Te kemi parasysh edhe kirurgjine dhe terapite: nderhyrjet per zhbllokimin e tubave apo trajtimi i endometriozes jane plotesisht etike dhe te pranuara.

Sfidat e sotme jane te medha; jetojme ne nje bote ku teknologjia ecen me shpejt se reflektimi yne shpirteror. IVF-ja mund te duket si nje zgjidhje e lehte magjike, por ajo mbart pikepyetje te medha etike qe prekin vete sekretin e jetes. Si besimtare, jemi te thirrur te besojme tek Autori i Jetes, te pranojme vullnetin e Tij me fe te forte dhe te kerkojme rruge mjekesore qe respektojne plotesisht dinjitetin e qenies njerezore qe ne zanafille. Madje kur prinderimi biologjik nuk eshte i mundur, Zoti shpesh therret ciftet drejt nje forme tjeter, po aq te larte te prinderimit: biresimit. Te marresh ne shtepi nje femije qe ka nevoje per dashuri dhe ti ofrosh nje familje eshte nje nga deshmite me te pastra te dashurise ungjillore.