(Nuk) Eshte OK te jesh ndryshe
Jetojme ne nje kohe ku fjalet e bukura shpesh perdoren per te maskuar realitete te rrezikshme. Slogani "It’s OK to be different" (Eshte ne rregull te jesh ndryshe) ka pushtuar mediat, shkollat dhe bisedat tona te perditshme. Ne pamje te pare, ai tingellon si nje thirrje per tolerance dhe dashuri ndaj tjetrit. Megjithate, duke u zhveshur nga e verteta hyjnore dhe ligji natyror, ai po perdoret si nje rryme relativizmi radikal per te permbysur rendin moral dhe per ti bere dem te madh shoqerise sone.
Nen ombrellen e ketij slogani, po tentohet normalizimi i sjelljeve dhe ideologjive qe bien ndesh me familjen dhe shenjterine e jetes. Sot na thuhet se sekualiteti njerezor nuk ka kufij dhe se agjendat e komunitetit LGBTQ+ duhet te pranohen verberisht si thjesht nje menyre tjeter e te qenit ndryshe, duke sulmuar keshtu modelin tradicional te familjes se krijuar nga Zoti. Me tej akoma, promovimi i shthurjes seksuale jashte marteses dhe relativizimi i abortit - i cili maskohet si "e drejte per te zgjedhur ndryshe", por qe ne fakt eshte nderprerje e nje jete te pafajshme - tregojne se si kjo liri e rreme po sjell degradim shpirteror dhe shoqeror. Nuk mund te jete kurre "OK" ajo qe cenon te verteten dhe moralin.
Per ta kuptuar me mire kete gabim logjik dhe shpirteror, mund te marrim shembullin e semundjes. Kur nje njeri semuret, ai mban nje dinjitet te plote njerezor. Kisha dhe shoqeria kane detyre ta duan, ta respektojne dhe ta rrethojne me kujdes te semurin, ndersa vete ai thirret ta mbarte kete sprove me dinjitet. Por, prandaj ne kerkojme mjekim dhe lutemi per sherim: sepse semundja ne vetvete eshte nje gjendje e thyer, jo dicka normale apo e deshirueshme.
Nuk mund te themi kurre se "eshte OK te jesh i semure" dhe ta festojme semundjen si nje diversitet. E njejta gje vlen edhe per devijimet morale apo shpirterore: njeriu qe gabon ose qe vuan duhet dashur dhe ndihmuar drejt sherimit dhe pendeses, por vete mekati apo dobesia nuk mund te shpallen si nje norme e re shoqerore.
Detyra jone si besimtare eshte te bejme dallimin midis dashurise per personin dhe pranimit te gabimit. Krishti na mesoi ti duam te gjithe njerezit, por na thirri gjithashtu drejt se vertetes qe cliron. Prandaj, perpara se te pranojme verberisht cdo slogan modern, duhet te guxojme te themi: Po, cdo njeri ka dinjitet te pafund, por jo cdo zgjedhje apo sjellje eshte "OK". E verteta nuk ndryshon sipas modave te kohes.