nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Yogapants, mes trendit te kohes dhe moralit te krishtere

postuar me 29 qershor 2026 ne "Kultura & Shoqeria, Seksi & Intimiteti"

Ne garderoben e perditshme te vajzave dhe grave sot, veshtire se gjen nje veshje me te perhapur se yogapants (strecet e ngushta). Ato jane komode, praktike dhe pa dyshim nje nga trendet me te fuqishme te modes athleisure (sportive dhe e perditshme). Shume vajza i perqafojne keto tuta sepse ndihen mire me to ne palester, gjate nje shetitjeje apo edhe ne perditshmeri.

Megjithate, pertej komoditetit, kjo veshje mbart nje debat te madh sa i perket modestise dhe moralit, vecanerisht kur shihet permes thonjezave te besimit te krishtere, qofte ai Katolik apo Ortodoks. Pyetja qe shtrohet natyrshem eshte: A jane ato thjesht nje trend i pafajshem, apo kalojne kufijte e asaj qe quhet e moralshme?

Nuk mund te mohohet qe shoqeria e sotme e ka kthyer komoditetin ne prioritetin kryesor te modes. Vajzat i zgjedhin yogapants sepse pershtaten lehtesisht me cdo gje dhe tregojne nje stil jetese aktiv. Ne pamje te pare, nuk ka asgje te keqe te duash te ndihesh rehat. Por, ndryshe nga tutat e zakonshme, natyra e materialit te streceve ben qe ato te ngjiten pas trupit si nje "lekure e dyte", duke vizatuar me saktesi cdo forme anatomike.

Ketu fillon edhe ngerci moral dhe psikologjik. Edhe pse qellimi i nje vajze mund te jete thjesht komoditeti, efekti vizual qe keto tuta krijojne ne publik eshte shpesh provokues.

Nga natyra, burrat dhe djemte jane qenie shume vizuale. Menyra se si truri i mashkullit proceson imazhet e formave te theksuara trupore lidhet drejtperdrejt me eksitimin dhe terheqjen seksuale. Kur nje veshje nuk fsheh asgje pervec ngjyres se lekures, ajo pushon se qeni thjesht "sportive" dhe kthehet ne nje mjet qe nxit epshin dhe terheq vemendjen e padeshiruar (ose te deshiruar, varesisht nga qellimi).

Por si Kisha Katolike, ashtu edhe Kisha Ortodokse, ndajne te njejten tradite te shenjte sa i perket modestise ne veshje. Trupi i njeriut shihet si "tempull i Shpirtit Shenjt" (1 Korintasve 6:19) dhe jo si nje objekt per tu ekspozuar apo per te nxitur mekatin tek te tjeret.

Sipas teologjise morale te krishtere, veshjet e ngushta qe zbulojne ose theksojne teper format e trupit nuk pranohen sepse ato bien ndesh me virtytin e pastertise sipas ketyre referencave (kryesore):

1. Shen Pali ne Letren e Pare Timoteut (2:9): Porosit qe "grate te vishen me kthejllesi (modesti) e me urtesi, jo me rroba te kushtueshme apo shperthyese", duke vene theksin te bukuria e brendshme shpirterore.

2. Ungjilli sipas Mateut (5:28): Jezusi thote: "Kushdo qe shikon nje grua per ta deshiruar ate, njihere ka bere kurorethyerje me te ne zemren e vet." Ndonese pergjegjesia e shikimit dhe e mekatit te mendjes i takon burrit, morali i krishtere meson se ne nuk duhet te behemi snajpere apo leje qe vellai ose motra jone te bjere ne mekat. Veshja provokuese mund te kthehet ne nje shtyse per mekatin e tjetrit.

3. Eterit e shkretetires dhe shkrimet e Filokalise flasin gjeresisht per "ruajtjen e mendjes" dhe rendesine e te mos nxiturit te pasioneve mishtore. Nje veshje qe provokon shikimet konsiderohet si nje thyerje e dashurise ndaj te afermit, sepse e tundon ate.

4. Shen Katerina e Sienes apo shkrimet mbi Teologjine e Trupit te Shen Gjon Palit II, theksojne se trupi ka nje dinjitet kaq te madh sa qe meriton te respektohet dhe te mbulohet me vlere, jo te trajtohet si nje produkt marketingu vizual. Kur veshja zbulon apo thekson gjithcka, ajo e zhvesh personin nga misteri i tij shpirteror, duke e reduktuar thjesht ne materie dhe mish.

Si perfundim, nese i shohim permes thonjezave te botes dhe modes sekulare, yogapants jane te pranueshme dhe pjese e kohes. Por nese i shohim me syrin e besimit, te dinjitetit te trupit dhe te dashurise se krishtere per te mos cuar askend ne tundim, pergjigjja anon nga e kunderta. Per nje vajze te krishtere, palestra apo shtepia mbeten vendet e duhura per veshje te tilla komode. Por per ne rruge, e vecanerisht per ne Kishe, thirrja e besimit eshte ajo e nje veshjeje qe ruan misterin, deshmon moralin, dhe reflekton driten e shpirtit - duke mos u bere kurth per syte dhe mendjen e te tjereve. Modestia nuk eshte vjetersi, eshte mbrojtje e shenjterise se trupit.