Shkeputja nga Kisha Katolike e Vllazerise Prifterore te Shen Piu X
Diten e sotme, bota katolike u trondit nga nje ngjarje me permasa historike qe rrezikon te mbetet si nje plage e hapur ne unitetin e Kishes. Ne Écône te Zvicres, Vllazeria Prifterore e Shen Piu X, e njohur gjeresisht si SSPX, kreu shugurimin e kater peshkopeve te rinj pa mandatin dhe miratimin e Papes. Ky akt i guximshem, i ndermarre ne menyre te njeanshme, ka sjelle menjehere reagimin e Vatikanit, duke e cuar kete grup tradicionalist drejt nje skizme apo shkeputjeje formale nga Kisha Katolike zyrtare, nje skenar qe rikthen frikshem ngjarjet e vitit 1988 nen drejtimin e themeluesit te tyre, Marcel Lefebvre.
Per te kuptuar peshen e ketij zhvillimi, duhet kujtuar se SSPX eshte nje shoqeri prifterinjsh e themeluar ne vitin 1970, e cila lindi si nje reagim refuzues ndaj reformave te Koncilit te Dyte te Vatikanit. Ata i qendrojne me fanatizem traditave te vjetra, duke kremtuar ekskluzivisht Meshen Tridentine ne latinisht dhe duke refuzuar ndryshimet moderne qe solli Koncili, si meshen ne gjuhet lokale apo hapjen ndaj dialogut nderfetar. Edhe pse SSPX ka deklaruar vazhdimisht se e njeh autoritetin e Papes dhe lutet per te, ata zbatojne nje bindje selektive: i binden Romes vetem kur vendimet e saj perputhen me vizionin e tyre per Traditen, duke funksionuar praktikisht si nje strukture paralele brenda botes katolike.
Nga pikepamja e se Drejtes Kanonike dhe e mistikes se Kishes, ky hap i fundit eshte nje gabim i rende teologjik dhe ekleziastik. Shugurimi i peshkopeve pa lejen e pasardhesit te Shen Pjetrit nuk eshte thjesht nje thyerje e nje rregulli administrativ, por nje goditje e drejtperdrejte ndaj unitetit qe vete Krishti deshironte per Kishen e Tij. Ky veprim sjell automatikisht denimin me ekskomunikim, duke i veteperjashtuar keta prifterinj nga kungimi i plote me trupin e Kishes. Uniteti katolik nuk mund te sakrifikohet ne emer te ruajtjes se formave te jashtme te rritit, pavaresisht vleres historike qe ato kane.
Gabimi i madh i SSPX-se qendron ne bindjen e tyre te rreme se mund ta mbrojne Traditen duke u shkeputur nga burimi i gjalle i autoritetit te Kishes, qe eshte Papa dhe Kolegji i Peshkopeve. Historia na meson se asnje reforme apo mbrojtje e fese nuk mund te jete e vlefshme nese behet permes rebelimit dhe ndarjes. Duke u izoluar ne keshtjellen e tyre te rreptesise, ata rrezikojne te kthehen ne nje sekt qe e sheh veten si te vetmin bartes te se vertetes, duke harruar se Shpirti Shenjt vazhdon ta udheheqe Kishen edhe permes zhvillimeve te saj ne kohe, dhe se pa qendruar te shartuar ne trungun e Pjetrit, cdo dege, sado e lashte apo e bukur ne dukje, rrezikon te thahet.