nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Une ju akuzoj!

postuar me 13 Gusht 2023 ne "Kultura & Shoqeria"
"Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithele ushtrine e ketij ferri.

Une ju akuzoj se jeni nder fajtoret kryesore te dekadences kulturore te vendit tone, barbarizmit te tij shoqeror, korrupsionit dhe grryerjes morale, destabilizimit mendor te brezave te rinj, varferimit etik ,shtremberimit arsimor te femijeve tane.

Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (ne veten e pare dhe pa skrupuj) ne dekadentizmin e mijevjeçarit te trete.

Ju jeni bashkepunetore dhe promovues te vetedijshem te ketij procesi pervers mediatik qe ka rrenjosur bindjen e nje veterealizimi bazuar ekskluzivisht ne pamjen e jashtme, ne kerkim te fames, suksesit dhe bukurise, ne kerkimin e vazhdueshem te klikimeve, per ndertimin e asaj qe te tjeret duan dhe jo ate qe ne jemi.

Ju keni kultivuar vrazhdesine, injorancen, varferine morale dhe kulturore si modele te marredhenieve shoqerore.

U keni dhene fame personazheve injorante dhe pa edukate qe nuk kane vlera, nuk kane kulture e as moral.

Ju keni frike nga te diplomuarit shkelqyeshem, nga ata qe studiojne dhe investojne ne kulture. Ju jeni investuar ne pershkallezimin e arratise nga vendi te te irrituarve prej programeve tuaja me aktore rruge.

Une flas si mesues, qe shoh nxenesit te imitojne ne menyre te eger arrogancen, genjeshtren, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdesine qe perhapin personazhet e televizioneve tuaja.

Realiteti i trishtuar qe ju perhapni ngjall te nxenesit e mi, te ata qe nuk pershtaten me ate qe ju na prezantoni, mungese besimi per te ardhmen, frike, hutim, izolim. Dhe si shperblim marrin margjinalizim dhe tallje.

Une si mesues shoh qindra nxenes te sillen si replikante te personazheve te turpshem qe mbushin programet tuaja, per t'u perpjekur te jene si ata.

Une ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht pergjegjes per te gjitha keto.

Shpresoj ne shkaterrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetem keto mund te jene ndeshkimet e duhura per demet e pariparueshme qe i keni shkaktuar ketij vendi".

--

Marre nga letra e mesuesit italian Marco Galice, qe shkruan per drejtuesit e programeve me te njohura televizive ne Itali, qe jane formate te ngjashme me " Big Brother", " Love story", " Perputhen" ne Shqiperi.

Letra eshte shqiperuar nga Ilir Cuci.