Fjalet e fundit te Jezusit ne kryq
Sot festojme te Premten e Madhe, diten qe Jezusi e la shpirtin ne kryq per te realizuar nje plan edhe me te mall e me te pertejshem. Cilat ishin 7 fjalet e tij te fundit ne kryq?
1) Ate, fali, sepse ata nuk e dijne cfare bejne. (Luka 23:34)
Ati nderkohe e di se cfare Biri po mendon, por me ane te ketyre fjaleve, Ati dhe Biri se bashku na ftojne ne te mendojme si Ata. Ata na therrasin ne vetedijen tone se falja ofrohet me sakrifice, dhe neper faljes, ne lirohemi nga mekati, ga genjeshtrat, dhe nga cdo bllokim e zinxhir qe na lidh.
2) Dhe une po te them, sot ti do jesh me mua ne parajse. (Luka 23:43)
Hajduti tashme i penduar, e njohu dhe e pranoi fajin dhe mizorine e tij e atehere edhe ai u pranua nga Krishti. Edhe ne, gjithashtu, mund te gjejme shpetim kur ta pranojme fajesine dhe mekatet tona.
3) Grua, ja biri yt. Bir, ja nena jote. (Gjoni 19:26-27)
Kjo fjale e kthen shikimin tone nga drama e kryqit, tek ata qe qendrojne ne kembet e kryqit. Jezusi e vendos Marine jo vetem si nenen e Gjonit, por edhe si nenen tone ne besim.
4) Zoti im, pse me ke braktise? (Mateu 26:47)
Jezusi po citon Psalmin 22 – Ai perqafon vuajtjet e Tij duke i folur Atit me "Fjalen". Ai Psalm zgjerohet ne triumf dhe shprese, ashtu si vuajtjet e Krishtit. Ati nuk e braktis Krishtin; perkundrazi, Krishti e braktis veten ne duar te Atit.
5) Kam etje. (Gjoni 19:28)
Ne fillim te sherbeses se Nene Terezes, Jezusi iu shfaq asaj dhe i tha te formonte nje komunitet qe do te kenaqte etjen e Tij per shpirtra. Ne menyre te ngjashme, ne kryq ne shohim etjen e Jezusit, jo vetem ne nje nivel fizik, por ne nivelin hyjnor, duke shprehur deshiren e Tij qe ne ta njohim dhe ta duam Ate.
6) Mori fund! (Gjoni 19:30)
Me keto fjale, ne shohim "sherimin" e krijimit. Zemerimi i Atit tashme u shua. Dhembshuria e tij i arriti njerezit e tij, dhe na u dhurua liria, pastertia, dhe hiri.
7) Ate, ne duart e tua po e le shpirtin Tim. (Luka 23:46)
Jezusi perkul koken dhe ia dorezon shpirtin Atit te Tij per te gjithe ne. Ky moment i rendesishem dhe i lavdishem shpall se e kaluara ka mbaruar dhe nje e ardhme e ndritur eshte e hapur per te gjithe. Kryqezimi tregon per nje rruge shprese, duke i cuar te shpenguarit ne nje te ardhme te pafundme me Jezusin, Atin e Tij dhe Shpirtin e Shenjte.