nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

A egziston shkencerisht Zoti i Bibles?

postuar me 17 Prill 2024 ne "Shkenca, Katekizmi & Doktrina"

Edhe nese ti je nje ateist, ka nje fjali te vetme qe permban evidencence te mjaftueshme qe te kuptosh se Zoti egziston. Virtualisht, cdo shkencetar ne bote, tashme e pranon se universi ka filluar te egzistoje ne nje kohe ose ne nje pike ne te shkuarten [teper te larget]. Pra qe universi nuk eshte eternal, nuk ka egzistuar gjithmone.

Aleksander Vilenkin, shefi i kosmologjise, instituti i TUFTS University, thote "prova ka zene vend tani, qe universi e kishte nje fillim.". Epo, ky eshte nje argument i forte per Zotin sepse cdo gje qe fillon te egzistoje, ka nje shkak. Dhe tani e dijme qe universi ka filluar te egzistoje, keshtu qe, duhet te kete nje shkak pertej ose jashte universit. Pastaj lind pyetja tjeter "Cfare lloj shkaku mund te sjelle nje univers te tere ne egzistence?" Duhet te jete dicka transendente, sepse ka egzistuar pertej krijimit. Duhet te jete dicka e perjetshme ose e pa-koheshme, sepse ka egzistuar para universit, pra para se koha fizike te kete marre kuptim. Duhet te jete dicka shpirterore dhe jo materiale sepse ka egzistuar perpara se universi dhe bota ne forme fizike te krijoheshin. Duhet te jete shume e fuqishme, duke pase parasysh fuqine qe duhej per te krijuar universin. Duhet te jete shume e zgjuar, duke pase parasysh precizionin dhe gjithcka tjeter qe ka te beje me dicka te krijuar nga asgjeja sic eshte universi. Duhet te jete e kujdesshme sepse ka krijuar nje ambjent shume te mire dhe te pershtatshem per jeten dhe shendetin tone. Duhet te jete dicka personale, qe te kete mundesine per te marre vendim qe universi te krijohet.

Principi "Occam's razor" na meson se duhet te jete vetem nje krijues, i nevojshem dhe i domosdoshem per gjithcka tjeter. Atehere, dhe nje here... Transebdente, shpirteror, eternal, i fuqishem, i zgjuar, personal, i dashur, unik... Ky eshte Zoti i Bibles!