nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Transgjinoret: Origjina

postuar me 18 Gusht 2022 ne ""
Ndoshta ky artikull nuk duhet te jete ne kete publikim, ngaqe nuk ka lidhje me kishen dhe une nuk jam psikolog por pikerisht per kete arsye kam vendose te bej nje seri shkrimesh mbi kete tematike, per te shprehe pikepamjet dhe arsyetimet personale dhe katolike mbi kete ceshje. Sic e preka me lart, do kete artikuj te tjere te detajuar por fillimisht po bej nje intro rreth fenomenit transgjinor, dhe pikepamjes personale dhe zyrtare te kishes mbi kete ceshtje.

Atehere...

Kishte nje shtytje te forte per dy dekada, per te riperkufizuar martesen dhe per te heqe rendesine e gjinise nga bashkimi martesor. Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara, ne qershor 2015 ne vendimin e tyre historik Obergefell, deklaroi se martesa nuk do jete me vec mes nje burri dhe nje gruaje. Pak e vune re qe po ne ate muaj, Bruce Jenner shpalli ne menyre famekeqe se tani do quhet "Caitlyn", duke postuar nje foto te seksualizuar ne kopertinen e revistes Vanity Fair. Dhe keshtu filluan fuqishem levizjet transgjinore.

Nuk kishte asnje hendek midis aktivisteve gjinore qe ripercaktonin ligjerisht martesen, dhe shtytjes se tyre per te ripercaktuar se çfare do te thote te jesh vete mashkull apo femer. Aktivistet per ceshtjet gjinore kaluan pa probleme dhe qetesisht nga njera ceshtje te tjetra, pothuajse sikur te ishte pjese e nje plani. Shkrimtari i njohur homoseksual Michelangelo Signorile, tregoi kaq shume ne 1996 ne faqet e revistes OUT, rreth kesaj ceshtje.

Hileja eshte, se lideret dhe ekspertet homoseksuale duhet te ndalojne se qetesuari kete çeshtje – “kjo ka te beje thjesht me barazine per çiftet homoseksuale” – dhe ta trajtone martesen brenda te njejtit seks per ate qe eshte: ... nje shans per te transformuar plotesisht perkufizimin e familjes ne kulturen amerikane. Udheheqesit homoseksuale duhet te pranojne se martesa e homoseksualeve eshte po aq radikale dhe transformuese, sic i pretendojne organizatat dhe grupimet fetare.

Axhenda e aktivisteve gjinore nuk vlen per gje tjeter vecse te ripercaktoje se cfare do te thote te jesh njeri. Ky fakt nuk mundetm dhe nuk duhet anashkaluar.

Une, ne, dhe cdo anetar i kishes, besojme se duhet te ndihmojme te krishteret (dhe jo vetem) anembane botes te vleresojne plotesisht se cfare kane te bejne keto ceshtje te gjinise ne tablone me te gjere te sistemit tone te perbashket historik te besimit te krishtere dhe biblik. Te krishteret nuk jane thjesht tradicionaliste, te perkushtuar ne menyre te pashprese dhe sentimentale ndaj "siç kane qene gjerat dikur". Te krishteret nuk jane as thjesht moraliste, te shqetesuar se njerezit sillen ne menyrat e duhura. As ne nuk jemi thjesht fetare, te perkushtuar ndaj nje grupi te caktuar besimesh per Zotin, sepse na duhet diçka per t'i dhene kuptim jetes. Ne jemi te krishtere. Dhe krishterimi ka nje kuptim krejtesisht unik, dhe fuqimisht te vertete e komplet te bukur te asaj cka do te thote te jesh njeri, si mashkull dhe si femer. Nese nuk i kuptojme keto ceshtje kritike dhe vitale nga kjo perspektive e vetme, ne nuk po e nderojme Zotin tone dhe po deshtojme besimin tone. Si te krishtere, ne jemi te dallueshem. Ne duhet të vleresojme ceshtjet e dites me kujdes.

Kush ishte Jezusi dhe si erdhi tek ne?

Krishterimi ka nje antropologji unike dhe te thelle. Kjo eshte thjesht nje pikepamje e asaj qe do te thote te jesh njeri. Jezusi, i cili ishte plotesisht dhe perjetesisht Zot, u be plotesisht njerezor si nje njeri i vertete dhe historik, nga Nazareti. Kjo do te thote se ne krishterim, Zoti u be me gjini njerezore nga nje Ate i cili ka gjini hyjnore. Dhe Jezusi e beri kete, shume intime, permes feminilitetit dhe pjellorise se plote te nje gruaje aktuale.

Ngjarja me e madhe dhe me e rendesishme ne historine e universit, misherimi i Zotit, pikerisht ne menyren se si ndodhi, ishte nje gje me baze gjinore. Si meshkujt ashtu edhe femrat ishin thellesisht dhe ne menyre misterioze ne qender te ngjarjes. As nuk ishin vetem pjese te vogla, thjesht kostume te veshura nga lojtaret. Ata nuk ishin funksionalitete te thjeshta per te kryer punen. Ato nuk jane thjesht paraqitje. Mashkulli dhe femra, si realitete objektive, jane kulmi i misherimit, pikerisht gjeja qe e dallon krishterimin nga te gjitha besimet apo filozofite e tjera.

Krimi i Tij, Dizenjimi Jone

Jezusin e paten pyet rreth natyres se marteses (Mateu 19, Marku 10). Pyetja eshte specifikisht rreth divorcit dhe marteses, por Jezusi e con ceshtjen me lart, tek thelbi i gjese. Dhe keshtu duhet edhe ne. Ai (Jezusi) i pyeti apostujt nese e kujtojne cfare Zoti kishte ne fillim te fillimit, si i krijoi Ai humanitetin. Jezusi u kujtoi se, qe prej fillimit, "Zoti i beri mashkull e femer".

Disa mund te tundohen ta shohin historine e Adamit dhe Eves si te modes se vjeter. Si thjesht nje histori apo mit i katekizmit te femijeve qe jepet te dielave. Jezusi sigurisht qe nuk e beri kete gje. Ai e shihte ate, pra historine e ciftit te pare, si fillimin autoritar kur merrte parasysh se cfare dhe si e beri Zoti njerezimin.

Mashkulli dhe femra nuk jane vetem paraqitje, menyra per t'u veshur, zbukuruar apo per ndare punet e shtepise. Mashkulli dhe femra jane ato qe jemi dhe jemi krijuar te jemi, me te vertete, plotesisht, njerezisht. Ne jemi njerez ne trup, ne mendje, dhe ne shpirt. Prandaj, ne jemi ose mashkull ose femer ne trup, ne mendje, e dhe shpirt. Keto jane dy llojet e vetme te qenieve njerezore.

Dhe trupat tane nuk na thone genjeshtra per mendjen dhe shpirtin tone. Ne nuk i sherbejme atij lloji Zoti. Njerezit jane te integruar, trupi, mendja dhe shpirti - jane te unifikuar. Por per fat te keq, per shkak te Renies ne Kopeshtin e Edenit, disa njerez ndodh te kene nje vetekuptim te gabuar te trupit te tyre. Por ky konfuzion eshte psikologjik, jo fiziologjik. Nuk eshte pjese e planit te Zotit dhe as e natyres njerezore.

Mashkull dhe Femer ne Imazhin e Zotit

Po pse Zoti e krijoi njeriun mashkull ose femer? Te krishteret duhet te kuptojne se kjo eshte pyetje me e rendesishme per tu bere. Pse? sepse na tregon dicka thellesisht domethenese se kush jemi ne dhe kush eshte Zoti. Shkrimet jane mrekullisht te qarta ne kete pike; ne fillim, kur Trinia shenjte vendos te krijoje njerezimit, shpall (sipas Zanafilla 1:26): "Pastaj Zoti tha: le ta bejme njerezimin ne shembelltyren tone, sipas ngjashmerise sone".

Ati, Biri, dhe Shpirti i Shenjte deklarojne se Ata do ta krijojne dicka ne natyre qe eshte "sipas imazhit dhe ngjashmerise tone". Kjo eshte nje nga theniet me te rendesishme ne te gjithe Shkrimin. Ata sapo kane perfunduar krijimin e gjithe shkelqimit mahnites qe eshte bota fizike. Shkrimi na thote se krijimi eshte aq i bukur dhe madheshtor sa qe fjale per fjale shpall lavdine e papershkrueshme te Zotit. Me njerezimin, Zoti do ta cojne krijimin e gjithesise nje hap me tej. Zoti do te krijoje dicka qe zbulon me shume sesa lavdia e Zotit; do te krijoje te vetmen gje ne te gjithe krijimin qe eshte imazhi dhe ngjashmeria e vete Zotit. Ky eshte njerezimi, dhe vetem njerezimi.

Por jo vetem njerezimi gjenerik, por diçka shume specifike. Tek Zanafilla 1:27, pikerisht vargu qe tregoi Jezusi, gjithashtu lexojme:

"Keshtu Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij, ne shembelltyren e Perendise ai e krijoi ate; mashkull dhe femer i krijoi."

Pra, per te krishteret, cfare jane mashkulli dhe femra? Nuk jane vetem dy stile te ndryshme trupore. Ato nuk jane vetem dy menyra te ndryshme per te qene seksual. Ato jane shume me teper sesa menyra se si vishet ose "identifikohet" dikush. Ata nuk jane ato qe na "caktohen" ne lindje. Ata jane kjo dhe asgje me pak: mashkulli dhe femra jane, po aq, imazhi i Vete Zotit; Pltesia ne Toke.

Kjo do te thote se krishterimi ka nje pikepamje unike te larte dhe te ngritur per ate qe do te thote te jesh mashkull dhe femer. Jezusi na ka thene qarte se mashkulli dhe femra njerezore, dhe vetem ata, jane ikonat eskluzive fizike te hyjnores ne boten e krijuar. Dhe te dyja jane, ndryshe por njelloj. Asnje sistem besimi ne te gjithe filozofine apo fene nuk ka nje shpjegim me te larte apo me te bukur per ate se cfare jane mashkulli dhe femra, dhe rolin qe kane ne egzistencen e githesise.

Ca po sulmon "armiku" i Zotit?

Kur Satani, armiku i vdekshem i Perendise, se pari mashtroi njerezimin, ai e beri kete duke sulmuar dhe vene ne dyshim fjalen e Perendise. Satani i pyeti ata: "A tha vertet Perendia: "Nuk do te hani asnje peme ne kopsht"? Ai u tha atyre se Perendia e kishte gabim, se Atij nuk mund t'i besohej: "Ju me siguri nuk do te vdisni." Satani hedh dyshime dhe konfuzion. Jezusi na thote se ky eshte karakteri i vertete i Satanait, babai i genjeshtrave.

Keshtu qe sot, ndersa konfuzioni i thelle gjinor perhapet ne te gjithe globin, te gjithe te krishteret duhet te jene perceptues dhe te kuptojne se kjo nuk eshte vetem perleshja e fundit ne luften kulturore. Duke ripercaktuar martesen dhe vete kuptimin e asaj qe do te thote te jesh mashkull dhe femer, nuk eshte vetem tradita, morali apo biologjia qe sulmohet. Satani jo vetem qe po sulmon vertetesine e Perendise, sic beri ne kopsht shume kohe me pare. Jini te sigurt per kete, Satani po sulmon imazhin dhe ngjashmerine e Perendise ne krijim. Po sulmon "kulmin" e puneve dhe lavdise se Zotit.

Heren e pare qe na thuhet ne Shkrim se cfare jane keto qenie te quajtura mashkull dhe femer, na thuhet se ato jane shembelltyra dhe shembellimi fizik dhe i gjalle i Zotit te padukshem, Trinitar. Kjo eshte ajo qe Zoti na ka thene qarte se jane keto dy krijesa dhe Jezusi na e kujtoi kete fakt.

Satanai e di mire se cfare perfaqeson cdo burre dhe grua, djale dhe vajze. Ai e di me mire se ne. Dhe ai urren mashkullin dhe femren thjesht sepse urren Ate qe ata perfaqesojne. Kur na thuhet sot se mashkulli dhe femra jane thjesht konstruksione kulturore ose stereotipe gjinore, se ne thjesht jemi "caktuar" ose "identifikohemi" si mashkull apo femer, njerezimi dhe te krishteret vecanerisht duhet ta kuptojne zeri i kujt degjohet ne fund.

Ne kopesht, Satani i beri burrin dhe gruan te dyshonin ne ate qe tha Perendia. Sot, ai po ben qe kultura jone te dyshoje ne imazhin dhe ngjashmerine e Perendise. Prandaj, ceshtja gjinore nuk eshte nje beteje qe te krishteret thjesht mund te zgjedhin ta injorojne. Ajo eshte sjelle ne shtepite tona, te femijet tane, ne komunitetet tona.

Mos beni gabim, i krishteri nuk mund te injoroje se ceshtja gjinore eshte nje beteje per vete te verteten dhe natyren e vete Zotit. Jini shume te sigurt per kete; satani po sulmon imazhin e Zotit kur sulmon ato gjera qe lidhen ngushte me mrekulline e mashkullit dhe femres: cfare do te thote te jesh njeri, cfare do te thote martese, cfare do te thote te jesh nene dhe baba. Cfare eshte riprodhimi dhe jeta, seksualiteti, dashuria per partnerin, femijet dhe familja. Keto jane te gjitha te mbeshtjella se bashku dhe me origjine hyjnore. Te krishteret duhet ta shohin kete te vertete para gjithcka tjeter.

A do te thote kjo se njerezit qe e konsiderojne veten trans dhe jobinare jane armiq? Jo! Jo me shume se cdo njeri tjeter qe ka rene viktime e mashtrimeve te Satanait. Por kjo do te thote se ata jane te mashtruar se kush jane dhe po kerkojne gjithnje e me shume qe ne t'i besojme edhe mashtrimit. Ne nuk mundemi. As nuk duhet te jemi te verber se kush qendron prapa ketyre mashtrimeve dhe pse. Satani e di shume mire se cfare perfaqesojne mashkulli dhe femra, dhe ai deshiron shume te devijoje kuptueshmerine tone per kete te vertete. Te krishteret duhet ta dallojne ceshtjen gjinore si betejen unike per te verteten e Zotit ne brezin tone.

Dhe kjo po ndodh ne oren tone ne skenen e madhe te historise. Cfare do te bejme ne – te dridhemi e te dorezohemi, apo te jemi dhe te ofrojme te verteten dhe te tregojme shpetimin, ashtu sic beri Jezusi?