
Jo me shume se dy
Ne nje bote ku gjithcka konsumohet shpejt, qe nga ushqimi e deri te ndjenjat, eshte bere normale qe dashurite te nderrohen si rrobat, dhe trupi te jepet me lehtesi, si te ishte kafshata ne nje tryeze ku secili merr cfare do. Por jo cdo vajze eshte krijuar per te qene nje pjeseze e ketij pazari. Ka ende nje thirrje te brendshme, nje ze te bute qe i flet shpirtit te saj: "Jo me shume se dy."
Ky nuk eshte nje rregull i ftohte! Nuk eshte as i zbritur ne tablete nga qielli, por eshte nje lutje per ta ruajtur veten. Sepse nje vajze qe i jep zemren dhe trupin me shume se dy here, shpesh nuk jep me, pervecse ate cka mbetet prej saj. Ajo cfare dikur ishte dhurate, behet si nje stine e konsumuar. Ajo cfare dikur ishte e shenjte, behet kujtim i zbehur i nje kohe kur ajo besonte ne dashuri.
Mendo zemren e nje vajze, qe eshte si nje petale trendafili. I para qe e prek, merr aromen me te paster. I dyti, ndoshta ndjen ende ngrohtesine e petales. Por i treti, zakonisht nuk gjen as arome, as freski. Gjen nje petale te lodhur, te shkelur, te harxhuar. Dhe ky nuk eshte faji i trendafilit, por ajo lule s'mund te jete me lulja qe ishte.
Sepse cdo lidhje merr dicka. Marredheniet intime nuk jane vetem per kenaqesi, jane perjetime shpirterore. Nje vajze qe ka dhene shpirtin e saj dy here, dhe hyn ne te treten, tashme nuk eshte me duke dashuruar - ajo eshte duke rindertuar veten, dhe po tenton te besoje per here te fundit.
Jeta eshte e shenjte, jo nje fushe sporti qe stervitesh para ndeshjes. E para lidhje eshte shpesh me endrra, e dyta me shprese. Por e treta behet zakon. Dhe zakoni e vret shenjterine. Ajo qe eshte krijuar per t'u dhene nje personi, shpesh jepet ne copa. Ajo qe duhej te ishte dhurate, shpesh behet borxh. Ajo qe duhej te niste nje familje, perfundon si nje histori qe te mbetet ne mendje me keqardhje.
Nje vajze duhet te mbaje veten me nder. Duhet te ruaje pastertine jo vetem fizike, por edhe emocionale. Kur hyn ne nje lidhje te trete, ajo eshte me shume ne kerkim te sherimit se sa te dashurise. Sepse dashuria e vertete eshte zgjedhje, jo rehabilitim.
Dhe a nuk deshiron cdo burre te martohet me nje grua qe ka ruajtur veten? Jo sepse ai kerkon nje "virgjereshe" me standarde patriarkale, por sepse ai kerkon dike qe e ka cmuar veten sa te mos e shperndaje kudo. Ashtu si nje cope e rralle arti qe s'duhet te ekspozohet ne cdo cep rruge, edhe nje vajze e cmuar duhet te jete e rezervuar per ate qe do e vleresoje.
Shen Maria, Nena e Shenjte, s'e njohu kurre mashkullin. Ajo ishte e mbuluar nga drita e Shpirtit Shenjt dhe u be Nene e Perendise pa e njollosur asgje e kesaj bote. Ajo mbeti perhere "nje", sepse nje zemer e mbushur me Hyjnine nuk ka nevoje per duart e njerezve. Ajo nuk shkoi nga nje burre te tjetri per te ndjere qe jetonte. Ajo nuk ndjeu nevoje te "gjeje veten" neper shtratet e botes. Ajo e dinte vleren e vet. Dhe nese Shen Maria eshte simbol i femres qe eshte e plote ne vetvete, atehere cdo vajze qe kalon nga nje lidhje ne tjetren per te kerkuar vlere, ne thelb po largohet nga pasqyra e saj me e ndritur. Jo me shume se dy, sepse ne te tretin, ajo nuk eshte me e njejta. Ajo eshte e thyer, si nje ene qe ka mbajtur vere te mire e i eshte pire vera, dhe tani mban vetem shijen e hidhur te dikurshmes.
Dhe ne kete bote qe perdor, harron dhe braktis, vajzat qe ruajne veten jane si altaret e shenjte: nuk futet kushdo brenda. Dhe kur dikush hyn, e ben kembezbathur, sic hyjne ne vend te shenjte.