nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Seksi si nje dhurate e Zotit

postuar me 17 Korrik 2025 ne "Seksi & Intimiteti"

Ne nje epoke ku seksi ose shfrytezohet si mjet konsumimi, ose anatemohet si dicka e ndotur, eshte koha te rikthejme te verteten qe feja katolike e ka ruajtur nder shekuj: Seksi eshte dhurate e Zotit! Sepse seksi nuk eshte as turp apo tabu, as sport apo argetim, por eshte i shenjte, sepse buron nga dashuria krijuese e Atit dhe permbushet ne bashkimin e burrit dhe gruas ne sakramentin e marteses.

Zoti eshte krijuesi i trupit dhe i kenaqesise. Qe ne fillim te Shkrimeve, Zoti e krijoi njeriun "ne shembelltyren e vet" (Zanafilla 1:27), mashkull dhe femer. Kjo ndarje gjinore nuk eshte rastesi biologjike, por nje dizajn hyjnor. Krijimi nuk u plotesua derisa u shfaq gruaja dhe bashkimi i saj me burrin ne dashuri — nje mish, nje shpirt:

"Prandaj njeriu do ta lere te atin e vet e te emen, do te bashkohet me gruan e vet dhe do te behen nje trup i vetem." (Zanafilla 2:24)

Ky "trup i vetem" eshte pikerisht bashkimi seksual — jo thjesht akt fizik, por nje dhenie totale e vetvetes qe pasqyron dashurine e Zotit: te plote, te lire, besnike dhe frytdhenese. Ne kete kuptim, seksi eshte pjese e planit te Zotit per jeten e njeriut.

Kisha Katolike nuk eshte kunder seksit, por ajo predikon "per seksin e shenjteruar". Vete martesa eshte nje sakrament ku burri dhe gruaja behen nje mjet i dukshem i hirit te Zotit. Katekizmi i Kishes Katolike thote:

"Aktet me te cilat bashkeshortet i dhurohen njeri-tjetrit jane te ndershme dhe te denja dhe, te kryera ne menyre vertet njerezore, shprehin dashurine e ndersjelle dhe e perforcojne ate." (KKK 2362)

Pra, jo vetem qe seksi nuk eshte mekat brenda marteses, por eshte mjet shenjterimi. Ai bashkon, forcon lidhjen dhe mundeson pjesemarrjen ne vepren krijuese te Zotit permes lindjes se jetes se re.

Si shembelltyre, dashuria e Zotit eshte dhenie totale – Ati i jep gjithcka Birit, Biri e pergjigjet me bindje, dhe nga kjo dhenie lind Shpirti Shenjt. Po keshtu, ne martesen sakramentale, burri i jep veten gruas, gruaja burrit, dhe nga kjo dhenie mund te linde nje femije – nje "frymemarrje e trete", nje reflektim i Shpirtit Shenjt ne familje.

Shen Gjoni Pali II ne "Teologjine e trupit" shprehet:
"Trupi, dhe vetem ai, eshte ne gjendje te beje te dukshme ate qe eshte e padukshme: realitetin shpirteror dhe hyjnor." Ne kete kuptim, seksi nuk eshte vetem trupor, por nje akt shpirteror qe flet me gjuhen e dashurise se Zotit.

Por seksi, shpesh kthehet ne mekat. Kur shkeputet nga dashuria, nga pergjegjesia dhe nga martesa, seksi humbet shenjterine e vet dhe behet burim lendimi. Lakmia, pornografia, seksi rastesor, tradhtia bashkeshortore – te gjitha jane forma te keqperdorimit te nje dhurate te shenjte.

Shen Pali shkruan:
"A nuk e dini se trupi juaj eshte tempull i Shpirtit Shenjt qe eshte ne ju?" (1 Korintasve 6:19) Se kur e perdor trupin per qellime egoiste apo jashte vullnetit te Zotit, njeriu nuk e respekton me kete tempull dhe lendon veten, tjetrin dhe Zotin.

Ne keto kohe te trazuara moralisht, eshte e nevojshme te edukojme te rinjte qe te mos turperohen nga seksualiteti i tyre, por ta kuptojne ate si dhurate qe duhet ruajtur per bashkeshortin e ardhshem. Sic nje dhurate e cmuar nuk i jepet cdokujt, edhe trupi dhe intimiteti jane per t’u dhuruar "vetem atij/asaj qe Zoti ka caktuar per bashkeudhetar perjetesie".

Sepse seksi eshte i shenjte, sepse dashuria vete eshte e shenjte. Seksi eshte dhurate e Zotit, kur jepet me pergjegjesi, me dashuri dhe ne perputhje me vullnetin e Tij. Ai nuk eshte turp per t'u fshehur, por as epsh per t'u shperdoruar. Ai eshte si zjarri: ne vendin e vet ngroh dhe ndricon; jashte vendit te vet, digjet dhe shkaterron.

Lutu qe Zoti ta udheheqe seksualitetin tend, ta pastroje, ta permbushe. Sepse kur e jeton dashurine ne menyren qe Ai e ka projektuar, jeta jote behet shenjtore - nje liturgji dashurie ne mes te botes. Shen Gjoni Pali II, thote: Dashuro dhe jepu plotesisht, por jo sipas botes. Jepu si Zoti te jep ty.