Qyteti qe vrapon pa Zotin
Tirana, ky qytet i ngritur mes kodrash, nuk eshte me ajo qe dikur thirrej "qyteti i gjelber". Per me shume se nje shekull, kjo hapesire ka pare transformime te befta: nga nje fshat i madh osman me xhami, hane e pazare, u kthye ne kryeqytet te nje shteti qe kerkonte te gjente veten mes Lindjes e Perendimit. Tirana e viteve '20 dhe '30 mbartte fryme italiane, arkitekture me shesh e shetitore, ndersa periudha komuniste i vuri ngjyrat e grise, bunkeret dhe ndertesat pa shpirt.
Ky qytet eshte pasqyra me e hidhur e shqiptareve: gjithmone ne nxitim, gjithmone duke vrapuar pas dickaje, por rralle duke e ditur se ku shkojne. Tirana eshte vendi ku sot ndertohet nje kulle, neser hapet nje lokal, pasneser shembet nje lagje, e diten tjeter vjen nje projekt tjeter i papritur. Fryma e qytetit eshte nje fryme lodhjeje dhe ankthi, jo e paqes e besimit. Per njerezit ketu, Zoti eshte i larget, ose me sakte: i parendesishem.
Tirana eshte nje qytet ku te rinjte jetojne sikur Zoti nuk ekziston, ku familjet harrojne te luten, ku politika dhe biznesi bejne pazar me gjithcka, ku morali eshte i lengshem dhe i pazbatueshem. Dhe ndersa ndertohen kulla qe rriten ne qiell, shpirtrat zbresin poshte, me te varfer, me te shthurur, me te lodhur.
Neper rruge, sheh studente qe nxitojne drejt leksioneve qe nuk i marrin seriozisht, punonjes qe nxitojne drejt puneve qe nuk i duan, gra e burra qe nxitojne drejt takimeve qe nuk mbajne asnje premtim, vajza qe nxitojne te ekspozojne cdo hir dhe djem qe nxitojne ndezin nje cigare pa fike tjetren. Tirana duket sikur eshte bere nje piste vrapimi ku askush nuk ka kohe te ndaloje as vrapin as makinen. Ne kete ritem, njeriu humb shpirtin, humb lutjen, humb ndjeshmerine per te verteten. Qyteti eshte plot zhurme, drita, motorra, por bosh nga brenda.
E verteta e hidhur eshte se Tirana nuk eshte vetem nje qytet i ndotur nga betoni e trafiku, por nje qytet i zhveshur nga shenjteria. Ne vend te kishave e xhamive qe mbushnin zemrat, sot mbizoterojne klubet e nates, baret e hapura deri ne agim, rrjetet sociale qe ushqejne narcizmin dhe varferine shpirterore. "Kurverimi" nuk eshte thjesht mekat i mishit, por fryme e perhapur: kurverim me parate, me pushtetin, me idealet, me vete te ardhmen.
Ky qytet nuk eshte vetem kryeqyteti i Shqiperise; eshte nje kryqezim ku njeriu i sotem shqiptar shfaqet i zhveshur nga besimi, i zhgenjyer nga shteti, i ngopur me iluzione. Tirana eshte vendi ku gjithcka ndodh shpejt dhe asgje nuk mbetet thelle. Nje qytet qe ka harruar se nuk jetojme vetem per te vrapuar, punuar dhe konsumuar, por per te gjetur kuptim, per te dashur dhe per t’u shenjteruar.
Prandaj, sot, ne epoken e tranzicionit te pafund, Tirana perpiqet te shitet si nje metropol modern, por mbetet nje mozaik kaotik i pangjashem me veten. Ajo mbetet e zhgenjyer dhe zhgenjyese: nje qytet ku fryma e kohes eshte fryma e shthurjes, jo e Zotit.