nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Shembulli Femeror kunder Toksicitetit dhe Narcizmit

postuar me 23 Shtator 2025 ne "Kultura & Shoqeria"

Ne kohen tone, ku shpesh fjala "narcizem" eshte bere pjese e gjuhes se perditshme, e ku marredheniet helmuese (toksike) jane plage ne shoqeri e ne familje, Kisha na ofron nje model te paster dhe te perjetshem: figuren e Shen Marise, Nenes se Zotit.

Shoqeria moderne perjeton gjithnje e me shume prishje te marredhenieve: egoizem, veteqendrim, mosfalje, perdorim i tjetrit per interesa personale. Ketu narcizmi nuk eshte thjesht dashuri per veten, por nje semundje shpirterore ku tjetri nuk shihet si person, por si mjet per plotesimin e egos. Dhe toksiciteti gjithashtu, eshte shfaqja e marredhenieve te shendetshme te kthyera ne burim helmi. Ne vend te perbashkimit, krijohet varesi, manipulim, dhimbje.

Por... Nese narcizmi i thote vetes "Une jam qendra e gjithckaje", Shen Maria i pergjigjet me fjalet e saj: "Jam sherbetorja e Zotit, u befte mbi mua sipas fjales se Tij". Ne vend qe te kerkoje lavdi per veten, ajo e pranon me perulesi planin hyjnor. Bukuria e saj nuk qendron tek pushteti, as tek imponimi, por tek dhurimi i vetes. Kjo eshte kunderpergjigja me e forte ndaj mentalitetit toksik: te vendosesh tjetrin mbi vetveten, te vesh Zotin e jo egon ne qender.

Kurse nje marredhenie toksike, eshte ajo qe zakonisht ndertohet mbi manipulim, frike ose mbajtje nen kontroll. Ama zemra e Marise eshte krejt e kunderta: ajo cliron, i hap rruge te tjereve, i le te rriten. Ne Kana te Galilese, ajo nuk merr skenen per vete, por tregon drejt Jezusit: "Beni cfare t'ju thote Ai" (Gjoni 2,5). Ky eshte modeli i marredhenies se shendetshme: te mos e lidhesh tjetrin pas vetes, por ta udhezosh drejt te Mires se perjetshme, te perbashket sigurisht.

Shume marredhenie helmojne sepse dashuria behet me kushte: "te dua nese me jep", "te dua nese me ploteson pritjet". Maria jep shembullin e nje dashurie te pakushtezuar: dashuri qe rri prane edhe nen kryq, ne castin me te erret. Ne Gjonin 19,25–27, ajo eshte prane Birit te saj, jo per te perfituar, por per te qendruar besnike deri ne fund. Kjo dashuri eshte antidoti me i fuqishem ndaj toksicitetit: te duash pa llogari, pa maska, pa kushte.

Kultura e sotme shpesh promovon nje feminitet te rreme: ose seduktiv e i perdorur si objekt, ose i ngurte ne imitimin e toksicitetit mashkullor. Por shen Maria na tregon nje rruge tjeter: feminitetin si dhurate, si memesi, si hapje ndaj jetes dhe si sherbese. Ajo nuk eshte as e nenshtruar ne kuptimin e keq, as dominuese ne kuptimin egoist, por bashkudhetare e planit te Zotit.

Ne nje bote ku marredheniet shpesh thyhen prej narcizmit, Shen Maria eshte busull. Per ciftet, ajo eshte model i durimit, i komunikimit pa helm, i sherbeses se ndersjelle. Per te rinjte, ajo eshte shembull i pastertise qe nuk e sheh tjetrin si objekt, por si vella ose moter ne Krishtin. Per Kishen, ajo eshte figura e nenes qe bashkon, jo qe percan.

Si konkluzion i ketij shkrimi, toksiciteti dhe narcizmi jane plage te renda per shpirtrat dhe shoqerite tona. Por perballe tyre kemi nje shembull te paster dhe te perjetshem: Shen Maria, "e mbushura me hir", qe jetoi jo per veten, por per Zotin dhe per te tjeret. Nese duam te sherojme marredheniet, familjet dhe shoqerine, duhet te shikojme tek ajo, si pasqyre e dashurise se vertete dhe antidoti me i sigurt kunder egoizmit.