nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Partneri si pjese e planit te Zotit

postuar me 28 Shtator 2025 ne "Blog, Familja & Martesa"

Shpeshhere dashuria shihet vetem si ndjenje e momentit, si nje terheqje e forte ose si nje rastesi e jetes. Por ne driten e besimit katolik, dashuria dhe takimi me partnerin nuk jane thjesht nje loje fati: ato jane pjese e nje plani me te madh, te pergatitur nga Zoti qe ne fillim te koheve.

Dashuria, gjendet ne zemren e krijimit te njeriut. Kur Zoti krijoi njeriun, "mashkull e femer i krijoi" (Zan 1,27). Qe ne kete akt themelor shohim se Zoti nuk e mendoi njeriun si nje qenie te vetmuar, por si nje qenie te thirrur ne bashkim. Bashkeshorti dhe bashkeshortja nuk jane aksident, por shembelltyra me e afert e dashurise se Hyjit per krijesen. Ky eshte nje plan i vendosur ne zemren e njeriut, para se ne te lindim, para se ne te dime se ke do te takojme.

Takimi i dy shpirtrave, nuk eshte rastesi e bukur. Asgje ne jeten e besimtarit nuk eshte thjesht rastesi. Shen Pali thote: "Te gjitha gjerat bashkeveprojne per te miren e atyre qe e duan Zotin" (Rom 8,28). Kjo do te thote se edhe takimi me partnerin, dashuria qe lind dhe rritet, eshte pjese e nje plani te gjere providence. Zoti i udheheq hapat tane dhe e di kush do te jete njeriu qe do te na ndihmoje te behemi me te shenjte, me te plote, me te afte per dashuri.

Ne Kishen Katolike, martesa nuk eshte vetem kontrate apo marreveshje, por sacramentum, shenje e shenjte. Dy partnere qe lidhen ne martese behen shenje e gjalle e dashurise se Krishtit per Kishen. Ne kete kuptim, partneri nuk eshte vetem "zgjedhja jone", por pjese e nje thirrjeje, nje dhurate qe Zoti na jep per t’u bere me te shenjte.

Shume here njeriu hyn ne marredhenie me plage, me te kaluar te dhimbshme, me gabime apo mangesi. Por ketu qendron madheshtia e planit te Zotit: Ai nuk na lidh per te mbajtur zinxhiret e se kaluares, por per te ecur drejt nje te ardhme te re. Dashuria sherben si nje forme "rrefimi" dhe "pastrimi". Partneri nuk eshte nje fantazme e te shkuares, por nje shenje e rinovimit qe sjell dashuria e Krishtit. Te falesh dhe te pranosh tjetrin si njeri te ri eshte pjese e ketij plani hyjnor, pjese e ketij plani te dashurise.

Partneri nuk eshte rastesi. Nuk eshte thjesht "njeriu i duhur ne kohen e duhur". Ai eshte pjese e nje plani te madh te Zotit, qe te na mesoje te duam me shume, te falim me shume, te jemi me te ngjashem me Krishtin. Ne kete rrugetim, dashuria nuk eshte vetem dhurate, por edhe mision: te ndertojme se bashku nje jete qe pasqyron lavdine e Hyjit.

Lutje per gjetjen e bashkeshortit te duhur

O Jezus i dashur, Bir i Hyjit te gjalle,

Ti e di mallin e zemres sime per dashuri te paster e te shenjteruar.
Me ndihmo te pres me durim dhe me besim, derisa te me dhurosh personin qe Ti ke zgjedhur per mua.

Shen Mari, Nena ime e Bekuar, ti qe i ruajte te gjitha gjerat ne zemer tende dhe i besove plotesisht Atit, me meso te jem i forte, i urte dhe i paster ne kete udhe te pritjes.
Lutju Birit tend te me dhuroje nje bashkeshorte qe do te me coje me afer Zotit, dhe qe dashuria jone te jete pasqyre e dashurise se Krishtit per Kishen.

Amen.

Lutje per hirin e faljes dhe te rinisjes ne dashuri

O Zot Jezus Krisht, Mesuesi i meshires,
Ti e ben cdo gje te re dhe na therret te shohim me sy te paster ata qe duam.
Me jep hirin te fal nga zemra, te mos mbaj kujtime te dhimbshme, por te shoh partnerin tim si krijese te re ne dashurine Tende.

O Mari, Nena e Shenjte, ti qe qendrove prane Krishtit edhe ne Kalvar, me meso te duroj me zemer te gjere dhe te shoh te ardhmen me shprese. Me ndihmo te shoh ne partnerin tim bukurine e tashme, jo plaget e se shkuares.

O Jezus, sheroje zemren time dhe beje marredhenien tone te mbeshtetet mbi meshire, paqe dhe dashuri te vertete.

Amen.