nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Cfare mbidhet ne trup, ajo korret ne shpirt

postuar me 28 Shtator 2025 ne "Seksi & Intimiteti"

Shkrimi i Shenjte na meson: "A nuk e dini se trupi juaj eshte tempull i Shpirtit Shenjt, qe banon ne ju, te cilin e keni prej Hyjit, dhe nuk jeni te vetet?" (1 Korintasve 6,19). Keto fjale te Shen Palit na e kujtojne qarte se trupi yne nuk eshte thjesht mish, as thjesht nje ene per jeten e perditshme, por nje vend i shenjte, nje hapesire ku Hyji ka zgjedhur te banoje. Dhe si cdo tempull, trupi duhet te ruhet, te nderohet dhe te sherbeje per lavdine e Zotit.

Cdo veprim qe bejme me trupin eshte si nje fare qe mbillet ne token e shpirtit. Nese mbjellim farat e pastertise, te vetekontrollit, te dashurise se vertete, atehere tempulli yne lulezon: ai behet i bukur, i forte dhe i ndritshem, nje deshmi e gjalle e vepres se Hyjit. Por nese mbjellim farat e mekatit - shthurje, epsh, perdorim te keq te trupit, atehere kjo toke shpirterore nuk jep fryte, por shnderrohet ne nje toke te thare, te varferuar, ku tempulli bie dhe mbetet vetem si nje rrenoje.

Nje tempull i shperdoruar nuk eshte me vend i shenjte. Sic ndodh me faltoret e braktisura, te cilat behen strehe e rrenojave, ashtu ndodh edhe me trupin qe nuk ruhet me shenjteri. Nje trup i konsumuar nga mekatet humbet driten, e humbet paqen, dhe brenda tij nuk ndjehet me prania e Zotit, por boshlleku dhe zbrazetia. Cfare eshte me e dhimbshme, kjo nuk mbetet vetem tek individi, por reflektohet edhe ne marredhenie me te tjeret: nje trup i shperdoruar nuk mund te jape dashuri te paster, sepse nuk eshte me i afte te jete ene e shenjte.

Shkrimi i Shenjte thote: "Mos u genjeni: Hyji nuk tallet. Cfare mbjell njeriu, ate edhe do te korre." (Galatasve 6,7). Nese dikush ka mbjelle mekat ne trupin e vet, nuk mund te prese frytet e shenjterise. Nese dikush ka perdorur trupin si nje instrument epshi, nuk mund te kerkoje qe te trajtohet si nje tempull i paprekur. Cfare eshte konsumuar, le shenje. Edhe kur pendimi behet dhe sjell falje, prapeseprape rrenoja mbetet si kujtese e asaj qe eshte humbur.

Megjithate, edhe rrenojat mund te rilindin. Ashtu si tempulli i Jeruzalemit, qe u shkaterrua por u rindertua, edhe trupi qe eshte shperdoruar mund te ngrihet serish nese hapet ndaj meshires se Zotit. Pendimi, sakramenti i rrefimit, dhe jeta e pastertise mund ta bejne trupin perseri vend te shenjte. Por kjo kerkon perulesi dhe ndergjegjesim: te pranosh se rrenimi ka ndodhur, te pendohet me zemer, dhe te vendoset nje jete e re ne Krishtin.

Trupi eshte tempull, jo shesh i epshit. Nese e ruajme me nder, ai behet faltore e gjalle ku Hyji na bekon dhe ku dashuria jone merr drite. Nese e shperdorim, ai shembet, dhe ajo qe mbetet jane vetem rrenoja te hidhura. Cdo njeri duhet te pyese veten: cfare fara po mbjell ne trupin tim? Sepse ato fara do te tregojne nese tempulli im do te lulezoje, apo do te shembet.