nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Zoti dhe dija e te ardhmes

postuar me 14 Tetor 2025 ne "Katekizmi & Doktrina"

Nje nga pyetjet me te thella qe njeriu i besimit mund ti beje vetes eshte: "nese Zoti di gjithcka, perfshire te ardhmen, atehere a kemi ne vertet liri?" Dhe me thelle akoma: "A ishte kryqezimi i Krishtit nje ngjarje e paracaktuar, apo nje zgjedhje e lire njerezore qe Zoti e dinte paraprakisht?

Si fillim, duhet te bejme dallimin mes dijes se Zotit dhe kohes njerezore. Zoti, nuk ekziston brenda kufijve te kohes. Per Te, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane te gjitha te pranishme ne nje "tani te perjetshme". Ne e perjetojme kohen si nje vije qe shkon perpara; Zoti, perkundrazi, e sheh si nje teresi. Kjo do te thote se dija e Zotit per ate qe do te ndodhe nuk eshte parashikim, sic do ta kuptonim ne, por njohje e drejtperdrejte e cdo casti qe per ne nuk ka ardhur akoma.

Ne kete kuptim, Zoti e di se cfare do te bejme, por kjo njohje nuk e shkakton veprimin tone. Sic thote Shen Augustini: "Fakti qe Zoti e di se cfare do te bejme nuk na detyron ta bejme."

Ne thelb te njeriut dhe te kesaj njohje te Zotit, jane liria dhe sprova. Sprova e njeriut qendron pikerisht ne mundesine per te zgjedhur. Nese cdo gje do te ishte e paracaktuar ne menyre absolute, sprova nuk do te kishte kuptim. Prandaj dija e Zotit per zgjedhjet tona nuk e anulon lirine tone, sepse Zoti i di ato zgjedhje qe bejme, si te lira, jo si te imponuara.

Mund te themi keshtu: Zoti e di cfare do te zgjedhim, por ne e zgjedhim vete, dhe pikerisht per kete arsye kemi merite ose faj. Ashtu si nje prind qe njeh karakterin e femijes dhe e di se cfare zgjedhjeje do te beje ai por nuk ia imponon dot ate zgjedhje, ashtu edhe Zoti njeh dhe di, por nuk detyron.

Pikepyetjet me te medha rreth kesaj dije te se ardhmes, i ngre ceshtja e kryqezimit. Madje pyetja kulmore eshte: A e dinte Zoti qe Krishti do te kryqezohej? Dhe pergjigjja, sado e cuditshme tingellon, eshte "po". Zoti e dinte kete qe para krijimit te botes.

Ne Bibel thuhet se "Qengji u flijua qe nga themelimi i botes" (Zbulesa 13:8). Kjo do te thote se plani i shpetimit, qe perfshinte edhe kryqezimin, ishte i pranishem ne mendjen e Zotit qe ne fillim te botes. Por kjo nuk do te thote se ata qe e kryqezuan Krishtin ishin te detyruar ta benin. Ata vepruan sipas zemres se tyre, sipas pasioneve dhe verberise se tyre. Dija e Zotit per aktin e tyre nuk e shnderroi ate ne fat te paracaktuar, por ne ngjarje te njohur me pare.

Ne thelb, Zoti nuk e krijoi njeriun per ta cuar ne mekat, por e krijoi me lirine per te zgjedhur, duke marre persiper pasojat e kesaj lirie qe perfunduan me kryqezimin - dhe shpetimin qe lindi prej saj.

Atehere, nese Zoti e dinte qe njeriu do te mekatonte, pse e krijoi? Sepse dashuria e Zotit eshte me e madhe se mekati dhe dija per mekatin. Ai e dinte qe njeriu do te binte ne mekat, por gjithashtu e dinte qe dashuria mund ta shpetoje njeriun. Kjo eshte thelbi i misterit te krijimit: nje Zot qe di gjithcka, por perseri zgjedh te doje.

Ne kete kuptim, dija e Zotit per te ardhmen nuk eshte denim, por "meshire": Ai di cdo rruge qe do te ndjekim, cdo plage qe do te marrim, dhe pergatit qe ne fillim menyren si te sherohemi.

Pra, nuk ka kontradikte midis dijes se Zotit dhe sproves se njeriut - per sa kohe qe kuptojme se Zoti nuk eshte pjese e rrjedhes se kohes, por burimi i saj. Ai di gjithcka, por nuk na rremben lirine. Ai e di kryqin, por nuk e urdheron ate - vetem e shnderron ne mjet shpetimi. Ne kete mister te thelle qendron bukuria e fese se krishtere: Zoti di gjithcka, por perseri pret pergjigjen tone. Dhe kjo pergjigje, e lire dhe njerezore, eshte pikerisht sprova qe i jep kuptim jetes.